Kulturë
Haxhi Mehmetaj: Portreti i gruas dardane nga Vërbani
E hene, 03.08.2020, 09:33 PM
Portreti i gruas dardane nga Vërbani
Nga
Haxhi MEHMETAJ
Gruaja
e shtresës së aristokracisë është veshur më veshje tipike ilire , fustan më
palë, më prerje harkore nën qafë, sipëri të cilit mbi kraharorë është hedhur
shalli i gjerë, ndërsa koka është mbuluar më shami, e cila bie lirshëm mbi
supe. Mund të datohet në gjysmës e dytë të shek. II apo në fillimi të shek. III
pas Krishtit.
Në
fund të shekullit XIX në Vërban të komunës së
Kllokotit ( Kosova jugore), në vendin ku më gjasë ndodheshin gjurmët
e qytetit Aribantion ,njërit nder katër
qytetet më të mëdha të Dardanisë, u zbulua rastësisht një skulpturë unike dhe e
papërsëritshme deri me tani. Skulptori vendës emri i të cilit nuk na është i
njohur ka skalitur në mermer të bardhë kokërrmadh portretin – bust të një
gruaje dardane, të moshës rreth të dyzetave, më përmasa: lartësi 75cm, gjerësi
55cm dhe trashësi të ruajtur 15cm.
Gruaja
e shtresës së aristokracisë është veshur më veshje tipike ilire , fustan më
palë, më prerje harkore nën qafë, sipëri të cilit mbi kraharorë është hedhur
një shall i gjerë, ndërsa koka është mbuluar më shami, e cila bie lirshëm mbi
supe. Nën shami është vendosur lidhësja e gjerë e flokëve. Qafa e gruas është
stolisur më një qafore të madhe me tri medaljone, një medaljon të madh, të
rrumbullaket në mes dhe dy medaljone të vegjël në linjën e qafës. Ndërsa veshët
janë stolisur më vathë në trajtë të vilës së rrushit.
Nën
palët e fustanit të nxjerra më mjeshtri të rrallë ravijëzohet forma e trupit,
ku spikasin gjinjtë. Me mjeshtri të rrallë janë skalitur edhe tiparet kokës,
fytyra vezake, sytë e mëdhenj në formë bajameje, më bebëza theksuara më dy
vrima të thelluara, kapak dhe vetulla harkore. Faqet janë dhënë të plota e të
shëndetshme, ndërsa goja e vogël më buzë të shtrënguara. Bukurinë e tipareve të
fytyrës duket që e cenon paksa hunda asimetrike.
Veshja,
fustani dhe shamia ndeshen në një territor të gjerë te trevave ilire, sikurse
në Dalmaci, Bosnje dhe Hercegovinë,
Maqedoni dhe Kosovë deri të Nishi. Veçanërisht ndeshet në monumentet e
Dardanisë, ndërsa medaljoni ndeshet kryekëput në Dardaninë qendrore ( Kosovën e
sotme). Portreti i gruas dardane nga Kllokoti
është pothuajse identik më paraqitjen relievore të një gruaje nga një
stele dardane nga Peja. I takon gjysmës së dytë të shek. II apo në fillim të
shek. III pas Krishtit.
Skulptura
gjatë mbajtjes së dhunshme në një shkollë fillore të Kllokotit ka pësuar
dëmtime në anën prapme, në mjekër dhe në anën e poshtme të kraharorit. Ruhej në
Muzeun e Kosovës. Në vitin 1988 është dërguar në Beograd së bashku më qindra
eksponate të tjera ekskluzive të
thesarit arkeologjik dhe etnografik të Kosovës, të përgatitura për ekspozitë të
përhershme.