E shtune, 12.10.2024, 12:19 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Pensionistët e Kosovës

E merkure, 05.08.2020, 06:09 PM


Pensionistët e  Kosovës

- Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi

Si ke kthjellët , na u vra moti –

Pensionistët  na i  vërshoi loti !

Pensionistët  po qajnë me lot –

Pse po i japim votat kot ?!

Bash atyre që po ua japim votat –

Bash ata po na i zbrazin gotat !

Po na qesin pensionistë –

Po na lanë në jetë t’ mjerisë !

Kur t’ jenë n’ zor  karrieristët –

Po i  mashtrojnë  pensionistët !

“Pensionistët  nëse na votojnë –

Pensionet ne  do t’ ua shtojmë “!

Sapo zgjedhje ma nuk presin –

Pensionet po na i zbresin !

Kur kenë n’ zor për pozitë  t’ vet –

Na i dhanë nga  120 !

Sapo e ndryshuan pozitën –

Nga 30 Euro na i zbritën !

90 Euro na i lanë për idare –

Nuk dimë vetit kah me i bë  çare ?!

N’ Kosovë , pensionet  t’ vogla katastrofa –

S’ dalin boll për  bukë me shtrua    sofra !

90 Euro na i lanë  për  mjerim –

Nuk  na dalin  as  për varrim !

Haj , medet për ne, medet –

Në pleqëri se çka na gjet ?!

Çka punuam n’ gjithë këtë jetë –

Na shkoi mundi  huq  për t’ shkretë !

Kush  është sëmurë  për  karrierist –

Nuk mendon për pensionist !

Nuk i lanë n’ pleqëri me u kënaqë –

Nuk kanë pare , as për ilaç !

N’ vend t’ pushimeve në bregdet –

Shkojnë n’ amshime në xhenet  !

Mezi presin  me  i nxjerrë  prej  vatre –

Sa ma shpejt t’i  çojnë ndër varre !

Gjilan, më 26.07.2020 vj.   Demir KRASNIQI



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora