Kulturë
Përparim Hysi: Baldomoro Sori i Roskovecit
E shtune, 03.08.2019, 06:11 AM
Baldomoro Sori i ROSKOVECIT
Libri"
E dashur histori" i FLAMUR ÇEPELES
Nga
Përparim Hysi
Në
këtë të nxehtë afrikan që po e rrit kurbën, më mbrriti si,dorë pas dore,
libri i Flamur Çepeles" E dashur
histori".Titull pak sensacional dhe intringues dhe në këtë të nxehtë kaq
asfiksues. Epo të nxehtit del me të
nxehtë dhe ndodh si në atë
rrëfenjën:" Me inat më foli, me inat iu përgjigja". Po. Ndodhi
krejtësisht kështu. NGaqë e njoh FLAMUR ÇEPELEN, tanimë, iu futa leximit
dhe,ngaqë hekuri rrihet në të nxehtë, në këtë nxehtësi mendimesh dhe po
shkruaj.
Për
mua,FLAMUR ÇEPELE, është shkrimtari dhe poeti ,gazetari dhe kronikani i
ROSKOVECIT që nuk bën mik asnjeri përveç
të vërtetës. Në krahë, po ta mbaçë, zë e kollitet, nëse përqark diku i sheh
syri keq. I shpall luftë të keqes, të shtrembrës, nepotizmit, korrupsionit,
padrejtësisë deri në shkallë të epërme. Në vizionin tim
është"barometri" që parasheh klimën jo si sinoptik,por klimën politike e shoqërore dhe
gjithmonë është i vendosur andej nga i dhëmb popullit, shoqërisë dhe, mbi të
gjitha, është në anën e atyre që pushteti, për fat të keq,i sheh me syrin e
njerkës.
* *
*
Për
t'i vënë pak pikat mbi i, dua të sqaroj lexuesit për titullin simbolik të esesë
sime. Baldomoro SORI ka qenë një mësues në një fshat të Spanjës aty nga viti
1922. Qe një mësues që punonte me aq përkushtim,sa kishte fituar dashurinë e
nxënësve dhe prindërve të tyre. Qe shumë i ndershëm dhe i përpiktë në
detyrë,sa, po të ndodhte që nuk e hapte shkollën në ora 8.00, se aksidentalisht
qe vonuar diku, fshatarët thoshin:- Jo. Nuk është vonuar mësuesi. Janë sahatët
tanë që nuk punojnë mirë!!! Këtë personazh kaq të ndershëm ( ai nuk ka qenë
hero letrar, por i vërtetë si çdo njeri i gjallë), unë e kam njohur përmjet
shkrimtarit francez HENRY BARBYS. E kam
njohur prej tij, por ja tek e"rinjoh" në ROSKOVEC dhe e vë dorën në
zjarr: është sozia apo"vëllai siamez" i Baldomoro Sorit. Jo vetëm me
librin që ka shkruar,por dhe në jetë.
* *
*
Rrëfimet
në libër janë aq"bio", sa ta nxjerin të nxehtin. Në"mikro -
monografinë XHEVITI I JAGODINËS",kemi portretin e një bujku që malin e bën
fushë, me duarët aq të njoma. NJë bujk, të dashuruar me tokën, me punën; mend i
këndojnë duarët tek prodhon nga të gjitha kulturat bujqësore dhe jo vetëm kaq:
XHEVITI nga JAGODINA është prototipi i bujkut që nuk pret të bien kocka nga
qielli, por ndjehet zot me punën e tij
dhe ndjen një kënaqësi gati proverbiale,kur para syve sheh që djersa që ka
derdhur,kthehet në ar. Por ja që një ditë,bie"kolera" (vjen
kolektivizimi"vullnetar") dhe gjithë ai XHEVIT që puna e ka bërë të fuqishëm si
dragua, liria si zot të fatit të tij, papritur,futet si doku në ujë,se të
gjitha ia morën. Kjo dramë që përjeton ky njeri kaq i ndershëm dhe aq punëtor,
nuk është vetëm e tij,por krejt fshatarësisë shqipatre. XHEVITI nga JAGODINA
është "klonuar" nga pena e autorit si ajo statuja në hyrje të ROSKOVECIT
që lindi nga një mit. Një XHEVIT do qe ku e ku më i pranishëm, më domethënës,
se sa ajo bukuroshe që u krijua nga hiçi. "Bukuroshe e Strumit" është
veç sajesë e një mendjeje sklerotike dhe vjen si remenishencë e një kohe që
perëndoi. Ndalem shumë tek"XHEVITI",se më kujtohet"Kukulla"
e Kadaresë. Qeshë i pari nga lexuesit të
Kadaresë që shkruaja me superlativa për"Kukulla" dhe, i thosha mes tjerash, që është më antologjiku
dhe duhej trajtuar në libër me vete. Po Kadare është nga ata"Muhametë që
nuk shkon tek mali,po pret malin që të shkojë tek Muhameti". Ai nuk më shkroi,po më shkroi Ekermani i GËTES alias
ELENA,ku më falnderonte,siç më shrkoi ajo:-Shkruaje ti dhe atje jam dhe unë.
Përgjigja qe e gjatë dhe Kadare doli me libër më vete"Kukulla". E
bëra gjithë këtë digresion për t'i thënë autorit:"Riktheu dhe shkruaje të
plotë jetën e XHEVITIT. Unë jam fshatar vet dhe kam njohur plot
"Xhavitër" që sistemi, duke i kolektivizuar me forcë, u mori skalpin.
XHEVITI me kaq është si i cunguar apo"invalid".
* *
*
Tek
i lexon skicat, rrëfimet, reportazhet e Flamur Çepeles, arrin në një përfundim:
shkruan për çfarë i ka parë syri dhe është aq i saktë,sa kurrë të bardhës nuk i
hedh katran,por dhe kurrë të zezës nuk i thotë e bardhë. I vjen keq kur shkulen drurë dekorativë apo
shekullorë; kur ngushtohet rruga se duhet të kalojë një"vip";
ky"vipi" në një skicë tjetër,bie si me parasshutë aty dhe për
njëherë,si në përrallën e ALI-Babait i hapen porttat dykanatëshe.në pushtet; në
hipotekë dhe kudo . Tjetri, vendali denbabaden,ka vjete që sorolltaet dhe sot e
kësaj dite nuk i zgjidhet problemi.Nuk është herë e parë që shkruaj për librat
e Flamurit dhe,nëse po shkruaj përsëri për të, e bëj se është
krejt"bio" dhe nuk njeh "shartim nepotik". Më kujton, në një farë mënyre, Poetin
Spanjoll,LEO FILIPE që thoshte:" Unë shumë gjëra në botë nuk i di,po unë
kurrë nuk shkruaj për gjëra që nuk di". Kështu ndodh dhe me Flamur
Çepelen: ai nuk shkruan se do të bëjë mik dikë (ta zëmë një shtetar të vogël a
të madh). Por ka dhe ndjen atë detyrimin qytetar që të vejë haka tek i zoti;
t'i jepet hak një të papuni; mos i prishin shtëpinë një fukarai; mos zihen për
interesa nepotike mjedise të qytetit apo ca më shumë të shkollave dhe deri
tk"Pallati i Kulturës". Ai ka vënë kryqin mbi shpinë dhe është
gati"Krishti që kryqëzohet" për atë"Bijë jetime"(çiban në shoqërinë dikur të shëndoshë dhe pjell e
tranzicionit maratonë).Tek skicat"Behari" apo "Fadil
Myzeqari","Shuaipi"."Pepe", të duket se është ngjallur
MIGJENI i MADH në ROSKOVEC dhe,nën lëkurën e FLAMURIT, na jep këto skica aq
domethënëse. Kur e shoh me këtë sy
FLamur Çepelen, më vjen ndërmend, amerikani DEAN FANTE që thotë:- Ti shikon dhe
nuk tregon,atëherë po bën një akt terrorist. Flamuri nuk është i kësaj"prerjeje".
Ai më tepër ka nevojë për fre,se sa për shtyrje.
* *
*
Libri,sado
i vogël, në pjesën e dytë është me poezi. Edhe në poezi:po FLAMURI! E
përfytyroj si"Çifte me dy gryka". Edhe në poezi:në optikën e tij
është dashuria për Atdhenë (Atdheu) "uzurpuesit që luajnë nën emrin
tënd:"...historia do i quaj lecka". Tek"Çelësi i qytetit"
demaskon paligjëshmërinë,nepotizmin:"Çelsi i qytetit është i ndyrë dhe
pis... se... vendos"maliqi". Në një poezi tjetër:"...s'qenka gjë
shkolla/...në konkurs fiton një"ufo partiak". Tek"
Guguftutë" në qeveri, nuk ke si nuk
gajasesh "se dhe ministresha është guguftu". Tek
poezia"Lavdi",poeti di të ndajë grurin nga egjëra:"Engjëj ata që
dhanë jetën për liri/djaj politikanët. Tek"Ndjesë qytetit tim" poezia
e rrit kurbën e mllefit:"... më fal që të zhvesha në dimrër... ose dhe ca
më shumë:-Më fal stërgjyshi im/që mnuk jam i zoti të të mbroj!". Apo sa
stigmatizuese janë vargjet:" Banor i qyteti për shumëvje/si qen jetoj në
këtë shtet.
Si
emërues i përbashkët për poezinë sociale të FLAMUR ÇEPELES duhet të
thuash:-Është Poeti që bën opozitë me çdo pushtet. Vargjet i kthen në pushkë të
mbushur me fishekë.
Poezitë
bashkëngjitur librit janë si aperativë
që të relaksiojnë. Mua nuk më mbetet veç ta uroj, me atë urim aq sisnjifikativ
të gjahtarëve (Flamuri e ka çiften të mbyllur):-Qëllofsh! Qëllofsh,or mik, mbi
çdo gjë të keqe që të sheh syri!