E premte, 01.11.2024, 12:39 AM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: Baldomoro Sori i Roskovecit

E shtune, 03.08.2019, 06:11 AM


Baldomoro  Sori i ROSKOVECIT

Libri" E dashur histori" i FLAMUR  ÇEPELES

Nga Përparim Hysi

Në këtë të nxehtë afrikan që po e rrit kurbën, më mbrriti si,dorë pas dore, libri  i Flamur Çepeles" E dashur histori".Titull pak sensacional dhe intringues dhe në këtë të nxehtë kaq asfiksues. Epo  të nxehtit del me të nxehtë dhe ndodh si në atë  rrëfenjën:" Me inat më foli, me inat iu përgjigja". Po. Ndodhi krejtësisht kështu. NGaqë e njoh FLAMUR ÇEPELEN, tanimë, iu futa leximit dhe,ngaqë hekuri rrihet në të nxehtë, në këtë nxehtësi mendimesh dhe po shkruaj.

Për mua,FLAMUR ÇEPELE, është shkrimtari dhe poeti ,gazetari dhe kronikani i ROSKOVECIT që nuk bën  mik asnjeri përveç të vërtetës. Në krahë, po ta mbaçë, zë e kollitet, nëse përqark diku i sheh syri keq. I shpall luftë të keqes, të shtrembrës, nepotizmit, korrupsionit, padrejtësisë deri në shkallë të epërme. Në vizionin tim është"barometri" që parasheh klimën jo si  sinoptik,por klimën politike e shoqërore dhe gjithmonë është i vendosur andej nga i dhëmb popullit, shoqërisë dhe, mbi të gjitha, është në anën e atyre që pushteti, për fat të keq,i sheh me syrin e njerkës.

*      *     *

Për t'i vënë pak pikat mbi i, dua të sqaroj lexuesit për titullin simbolik të esesë sime. Baldomoro SORI ka qenë një mësues në një fshat të Spanjës aty nga viti 1922. Qe një mësues që punonte me aq përkushtim,sa kishte fituar dashurinë e nxënësve dhe prindërve të tyre. Qe shumë i ndershëm dhe i përpiktë në detyrë,sa, po të ndodhte që nuk e hapte shkollën në ora 8.00, se aksidentalisht qe vonuar diku, fshatarët thoshin:- Jo. Nuk është vonuar mësuesi. Janë sahatët tanë që nuk punojnë mirë!!! Këtë personazh kaq të ndershëm ( ai nuk ka qenë hero letrar, por i vërtetë si çdo njeri i gjallë), unë e kam njohur përmjet shkrimtarit francez HENRY  BARBYS. E kam njohur prej tij, por ja tek e"rinjoh" në ROSKOVEC dhe e vë dorën në zjarr: është sozia apo"vëllai siamez" i Baldomoro Sorit. Jo vetëm me librin që ka shkruar,por dhe në jetë.

*     *    *

Rrëfimet në libër janë aq"bio", sa ta nxjerin të nxehtin. Në"mikro - monografinë XHEVITI I JAGODINËS",kemi portretin e një bujku që malin e bën fushë, me duarët aq të njoma. NJë bujk, të dashuruar me tokën, me punën; mend i këndojnë duarët tek prodhon nga të gjitha kulturat bujqësore dhe jo vetëm kaq: XHEVITI nga JAGODINA është prototipi i bujkut që nuk pret të bien kocka nga qielli, por ndjehet zot me punën  e tij dhe ndjen një kënaqësi gati proverbiale,kur para syve sheh që djersa që ka derdhur,kthehet në ar. Por ja që një ditë,bie"kolera" (vjen kolektivizimi"vullnetar") dhe gjithë ai  XHEVIT që puna e ka bërë të fuqishëm si dragua, liria si zot të fatit të tij, papritur,futet si doku në ujë,se të gjitha ia morën. Kjo dramë që përjeton ky njeri kaq i ndershëm dhe aq punëtor, nuk është vetëm e tij,por krejt fshatarësisë shqipatre. XHEVITI nga JAGODINA është "klonuar" nga pena e autorit si ajo statuja në hyrje  të ROSKOVECIT  që lindi nga një mit. Një XHEVIT do qe ku e ku më i pranishëm, më domethënës, se sa ajo bukuroshe që u krijua nga hiçi. "Bukuroshe e Strumit" është veç sajesë e një mendjeje sklerotike dhe vjen si remenishencë e një kohe që perëndoi. Ndalem shumë tek"XHEVITI",se më kujtohet"Kukulla" e Kadaresë. Qeshë i pari nga lexuesit të  Kadaresë që shkruaja me superlativa për"Kukulla" dhe,  i thosha mes tjerash, që është më antologjiku dhe duhej trajtuar në libër me vete. Po Kadare është nga ata"Muhametë që nuk shkon tek mali,po pret malin që të shkojë tek Muhameti". Ai nuk  më shkroi,po më shkroi Ekermani i GËTES alias ELENA,ku më falnderonte,siç më shrkoi ajo:-Shkruaje ti dhe atje jam dhe unë. Përgjigja qe e gjatë dhe Kadare doli me libër më vete"Kukulla". E bëra gjithë këtë digresion për t'i thënë autorit:"Riktheu dhe shkruaje të plotë jetën e XHEVITIT. Unë jam fshatar vet dhe kam njohur plot "Xhavitër" që sistemi, duke i kolektivizuar me forcë, u mori skalpin. XHEVITI me kaq është si i cunguar apo"invalid".

*       *      *

Tek i lexon skicat, rrëfimet, reportazhet e Flamur Çepeles, arrin në një përfundim: shkruan për çfarë i ka parë syri dhe është aq i saktë,sa kurrë të bardhës nuk i hedh katran,por dhe kurrë të zezës nuk i thotë e bardhë.  I vjen keq kur shkulen drurë dekorativë apo shekullorë; kur ngushtohet rruga se duhet të kalojë një"vip"; ky"vipi" në një skicë tjetër,bie si me parasshutë aty dhe për njëherë,si në përrallën e ALI-Babait i hapen porttat dykanatëshe.në pushtet; në hipotekë dhe kudo . Tjetri, vendali denbabaden,ka vjete që sorolltaet dhe sot e kësaj dite nuk i zgjidhet problemi.Nuk është herë e parë që shkruaj për librat e Flamurit dhe,nëse po shkruaj përsëri për të, e bëj se është krejt"bio" dhe nuk njeh "shartim nepotik". Më  kujton, në një farë mënyre, Poetin Spanjoll,LEO FILIPE që thoshte:" Unë shumë gjëra në botë nuk i di,po unë kurrë nuk shkruaj për gjëra që nuk di". Kështu ndodh dhe me Flamur Çepelen: ai nuk shkruan se do të bëjë mik dikë (ta zëmë një shtetar të vogël a të madh). Por ka dhe ndjen atë detyrimin qytetar që të vejë haka tek i zoti; t'i jepet hak një të papuni; mos i prishin shtëpinë një fukarai; mos zihen për interesa nepotike mjedise të qytetit apo ca më shumë të shkollave dhe deri tk"Pallati i Kulturës". Ai ka vënë kryqin mbi shpinë dhe është gati"Krishti që kryqëzohet" për atë"Bijë jetime"(çiban  në shoqërinë dikur të shëndoshë dhe pjell e tranzicionit maratonë).Tek skicat"Behari" apo "Fadil Myzeqari","Shuaipi"."Pepe", të duket se është ngjallur MIGJENI i MADH në ROSKOVEC dhe,nën lëkurën e FLAMURIT, na jep këto skica aq domethënëse.  Kur e shoh me këtë sy FLamur Çepelen, më vjen ndërmend, amerikani DEAN FANTE që thotë:- Ti shikon dhe nuk tregon,atëherë po bën një akt terrorist. Flamuri nuk është i kësaj"prerjeje". Ai më tepër ka nevojë për fre,se sa për shtyrje.

*     *    *

Libri,sado i vogël, në pjesën e dytë është me poezi. Edhe në poezi:po FLAMURI! E përfytyroj si"Çifte me dy gryka". Edhe në poezi:në optikën e tij është dashuria për Atdhenë (Atdheu) "uzurpuesit që luajnë nën emrin tënd:"...historia do i quaj lecka". Tek"Çelësi i qytetit" demaskon paligjëshmërinë,nepotizmin:"Çelsi i qytetit është i ndyrë dhe pis... se... vendos"maliqi". Në një poezi tjetër:"...s'qenka gjë shkolla/...në konkurs fiton një"ufo partiak". Tek" Guguftutë" në qeveri,  nuk ke si nuk gajasesh "se dhe ministresha është guguftu". Tek poezia"Lavdi",poeti di të ndajë grurin nga egjëra:"Engjëj ata që dhanë jetën për liri/djaj politikanët. Tek"Ndjesë qytetit tim" poezia e rrit kurbën e mllefit:"... më fal që të zhvesha në dimrër... ose dhe ca më shumë:-Më fal stërgjyshi im/që mnuk jam i zoti të të mbroj!". Apo sa stigmatizuese janë vargjet:" Banor i qyteti për shumëvje/si qen jetoj në këtë shtet.

Si emërues i përbashkët për poezinë sociale të FLAMUR ÇEPELES duhet të thuash:-Është Poeti që bën opozitë me çdo pushtet. Vargjet i kthen në pushkë të mbushur me fishekë.

Poezitë bashkëngjitur librit janë si  aperativë që të relaksiojnë. Mua nuk më mbetet veç ta uroj, me atë urim aq sisnjifikativ të gjahtarëve (Flamuri e ka çiften të mbyllur):-Qëllofsh! Qëllofsh,or mik, mbi çdo gjë të keqe që të sheh syri!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora