Editorial
Adem Berisha: Opinion personal lidhur me “Rugovizmi nuk është gandizëm” nga Naser Aliu
E merkure, 01.10.2008, 08:00 PM
Opinion personal lidhur me “Rugovizmi nuk është gandizëm” nga Naser Aliu
Adem Berisha
Nga Adem Berisha
Me shumë rrespekt përgëzoi zotëriun Naser Aliu për pasqyrimin e figurës dhe personalitetit të profetit shqiptar të kësaj kohe, dr. Ibrahim Rugovës si dhe krahasimet që bëri në mes tij dhe figurave më të ndritura të humanizmit botëror.
Unë nuk do të konsideroja edhe bash të saktë vetëm konstatimin e zotëri Aliut se :
“Edhe Rugova nuk e pati ndërmend të bëjë një shtet të ri në fillim, por republikën në kuadër të federatës apo konfederatës jugosllave, pra ta plotësojë atë që po ekzistonte”.
Unë konsideroj se strategu Rugova qe nga bangat e shkollës kishte orientim dhe përcaktim kombtar të bazuar në platformen për zgjidhjen komplete të çështjës kombtare shqiptare hap pas hapi, siq thoshte edhe vetë step by step, i cili orientim dhe përcaktim pos shumë rasteve tjera mund të lexohej mes rreshtave edhe në disa paraqitje të tia publike si psh. me rastin e përshëndetjës së rënies së Murit të Berlinit kur kishte thënë : (nuk guxoj të citoj por esencialisht ishte ashtu) “Ne përshëndesim rënien e Murit të Berlinit dhe poashtu urojmë që sa më shpejtë të bie edhe “Muri i dytë i Berlinit” në Evropë”. Pra kjo ishte në fillim të veprimtarisë së tij politike publike. Në provokimin insistues të gazetarëve të mediave të huaja në njëren prej konferencave të tija të rregullta për shtyp se : “nëse me çdo kusht Serbia ka vendosur qe të iu shtie në luftë, çfarë do të bëni ju që jeni përcaktuar përfundimisht për politiken paqësore?”, përgjegjëja ka qenë se : “Po, ... ne këtu jemi dhe nuk kemi se ku të shkojmë”.
Pra unë konsideroj se dr. Rugova nuk ka përjashtuar asnjë prej opcioneve të mundshme por ka bërë një politike paqësore racionale. Ai duke qenë një politikan racional, edhepse politiken nuk e kishte profesion, dinte të ishte koherent me rrethanat politike të kohës kur veçanërisht nga propaganda serbe tentohej që Kosova dhe shqiptarët të paraqiteshin si shkatërrues të shtetit të RSFJ për çka asokohe do të na gjykonte edhe bashkësia nderkombtare, prandaj në kontekst të kësaj, kerkohej republika në kuader të Jugosllavisë ndonse edhe atëherë ishte në plan zgjidhja alternative që nëse eventualisht Jugosllavi nuk do të ketë, Kosova dhe populli i saj do të ndjekë rrugen e vetë si edhe republikat tjera jugosllave, pra rrugen e pavarësimit për çka ishte mbajtur edhe referendumi.
Gjithë të tjerat që shkruan zotëri Naser Aliu, për mendimin tim, plotësisht janë të qëndrueshme duke u kurorëzuar me një humanizëm tejet të veçantë dhe dashuri të madhe njerëzore si veti hyjnore e engjuve të Përendisë. Biles, unë si mbështetje të konstatimeve të zotëriut Aliu këtu po vendos një strofë të një poezie që kohë më parë kisha shkruar :
. . .
“Me shpirtë të madh prej humanisti
sfida të rënda tejkalove
të urrejsh ti kurr nuk dije
kurrë njeri nuk ofendove”.
(... Ideatorit të pavarësisë)
Hë, edhe lidhur me konstatimin e këtij autori se : “Në Ballkan do të bëjnë gara se kush do te jetë më i çmendur; kush do të kërcënojë më shumë dhe, kush do të vrasë më shumë ...”. unë në një rast tjetër pata thënë :
. . .
“Në një kohë të pakohë,
s’e them bash për mahi,
“njerëzit” bënin gara
kush mund të jetë më thi.
Kush do të bëhej ujk,
e kush do të bëhej derr,
kush më shumë të tjerëve
jeten t’ua bëj ferr...”
(... Gara joparimore)
Ndonse këtu nuk është edhe vendi adekuat për vendosjen e krijimeve poetike, të cilen gjë apsolutisht nuk e bëj si marketing, disi vetëm si përforcim dhe mbështetje të gjithë asaj që zotëri Aliu ka cekur në shkrimine tij, më bëhet si e nevojshme të cekë edhe një strofë tjetër lidhur me personalitetin e presidentit tonë të parë i cili do të mbes përjetësisht legjendë e këtij populli prandaj :
. . .
“Ti themel je i pavarësisë
dhe profet je i kohës së re,
simbol paqeje e humanizmi
gjithë do të jesh idol për ne”.
(... Hendikepi në acar)
Dr. Rugova ishte edhe ideator i gjithë proceseve që pasonin kështu gjithë ate që ai kishte parashikuar, heret apo vonë me doemos bëhej realitet për çka të gjithë mahniteshin me aftësinë e tij profetike.
Vetëm në një rast nuk u realizua projekti i tij lidhur me flamurin e ri të Kosovës i cili ishte një flamur edhe kombtar, edhe historik edhe europian dhe ne të gjitha aspektet i përgjigjej Kosovës e popullit të saj.
Kjo nuk u realizua falë rrahagjoksave të atij “kryepatriotit” Faik Fazliu të cilët e dogjen mu në kryeqendren e Kosovës në pikë të ditës me arsyetimin se ai “ishte një provokim” (por nëqoftëse dikujt ai do t’i ishte provokim, së pari i tillë do të ishte për qarqet serbomëdha të cilave para se të ndodhte Pavarësia e Kosovës, hapur iu tregohej se kush jemi dhe çka së shpejti do të bëhemi, pra pse provokoheshin këta “kryetrima” nëse nuk janë serbë?!) duke iu treguar çarqeve vendimmarrëse nderkombtare se neve nuk na nevoitet një flamur me elemnete kombtare por një flamur të cilin tash ata e vëjnë rreth qafës ndërsa i gjithë populli gërditet prej tij.
Për fund, nuk e kam të qartë përse i nderuari Naser Aliu i cili duket të jetë shumë realist dhe mbështetës i politikës dhe figurës së liderit të shqiptarëve, dr. Ibrahim Rugova, “Autori i ketij shkrimi (Naser Aliu, v. ime) eshte larguar nga LDK në vitin 1993 nga mospajtimi me politikën e Rugoves”.