E marte, 08.10.2024, 01:16 PM (GMT+1)

Editorial

Paul Tedeschini: Te perndjekur politik bashkepuntor te sigurimit

E merkure, 03.09.2008, 08:00 PM


Paul Tedeschini
Te perndjekur politik bashkepuntor te sigurimit
 
Nga Paul Tedeschini

Lexova shkrimin e dates 02.09.2008 te Ernest Tushes ne Zemrashqiptare me titull
“Kush nuk pranon hapjen e dosjeve, refuzon të ardhmen“
( http://www.zemrashqiptare.net/article/shqiperia/Opinion/4625/ ).

Ky shkrim asht shume i drejte dhe aktual.

Problemi duhet te ishte zgjidhe me kohe siç e kan ba ne ish vendet e tjera lindore komuniste, por nji pjese e shqiptarve nuk ka force te reagoje.

Jane mesue tu nenshtrohen dhunuesit siç jane mesue per 500 vjet ti nenshtrohen okupatorit dhunues aziatik osman me te cilin nji pjese bashkepunoi, u shkri me ate dhe ndjehet edhe tash e knaqun me ate dhunim.

Loja vazhdon edhe sot me disa te perndjekun politik nga komunizmi

Nji pjese e vogel e te perndjekunve politik u thye ndaj presionit teper te rande dhe te vazhdueshem te diktatures komuniste dhe keshtu u fut ne sherbim te sigurimit tue spiunue dhe tue marre ne qafe farefis dhe miq, te cilet u besojshin.

Keto bashkepuntor, njerz pa moral, me karakter te dobet, bashkpunuen neper burgje tue spiunue shoket e tyne te burgosun. Kjo kategori bashkpunoi edhe neper kampet e punes. Kjo kategori bashkpunoi edhe neper ferma e neper ndermarrje e kudo mund te perfitohej ndonji favor.

Nji pjese e komprometueme e te perndjekurve politik, ish bashkpuntore te sigurimit, pjese kjo e panjohtun deri tashti dhe e xanun sot pisk nga firmat e vueme prej tyne dikur neper birucat e sigurimit, vazhdon edhe sot punen e poshtme te vet ne sherbim te kriminelve sigurimca tue perhape neper shtyp dhe online demek moralin per “faljen kristjane”, tue thane se “… nuk duhet te shikojme prapa, por te shkojme perpara, te vendosim te gjithe nga nji tulle per ndertimin e nji “Shqiprie Kalà …” e te tjera parulla komunisto-enveriane tue perdore terma “paqtuese” se “..duhet te falim ato qe urdhnuen pushkatimin e baballarve …” e gjepura te tjera false. Keto njerz te pamoral me paftyrsine ma te madhe ua vejne kamen njerzve te vet viktima te terrorit komunist. Keto perserisin parullat komunisto-enveriane per shndrrimin e Shqipnise ne nji Kalà ne nji kohe qe i madh e i vogel don qe Shqipnia te mos jete nji “Kalà e mbyllun feudalsh komunist”, por nji vend i hapun, perparimtar, i inkluduem ne shoqnine e hapun dhe te perparueme europiane.

Ne vend qe te mbeshtesin hapjen e dosjeve te kriminelve komunist, pikrisht ne kete moment keto element dalin ne sherbim te sigurimcve me parrulla falje. Si mund te hidhet parulla e faljes per kriminelet, qe nuk kerkojne falje dhe qe as e pranojne se kan ba krime?!

Hapja e dosjeve nuk don te thote vlla-vrasje, nuk don te thote denime e pushkatime apo hakmarrje, por don te thote njohja e elementit krimiel komunist, qe edhe sot vazhdon te mbaj peng nji popull te tane ne rrugen e krimit te vet ordiner. Prandej me te drejte thuhet ne shkrimin e sipercituem se “Kush nuk pranon hapjen e dosjeve, refuzon të ardhmen“.

Nuk mund te shpetoje Shqipnia dhe nuk mund te vehet ne rrugen e perparimit pa u hape dosjet dhe pa u eleminue nga politika shqiptare e gjithe shtresa kriminale komuniste!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora