E shtune, 27.04.2024, 09:47 AM (GMT+1)

Editorial

Sabri Godo: Pronat në Greqi, duhet të kërkojmë ndihmën e BE

E merkure, 27.08.2008, 04:53 PM


Sabri Godo
"Pronat në Greqi, duhet të kërkojmë ndihmën e BE"

Reagon Sabri Godo: Po shkelen të drejtat e njeriut, qeveria të ankohet në Bruksel

"Greqia ka shkelur të drejtat e njeriut dhe të drejtat ndërkombëtare". Në këtë mënyrë e ka komentuar vendimin më të fundit të qeverisë helene, politikani dhe presidenti i nderit të Asamblesë republikane, Sabri Godo. Si mbrojtës i përhershëm i të drejtave të shqiptarëve kudo që janë, Godo shprehet se "ata që e kanë nxjerrë këtë vendim kanë pasur tendenca dashakeqe. Është e qartë se ata që kanë vendosur këtë afat, e kanë bërë me qëllim, pasi të huajt që kanë prona në Greqi e kanë të pamundur të dorëzojnë dokumentet e duhura brenda kohës së përcaktuar në ligj". Sipas Godos, në këtë rast duhet ndërhyrja e palës shqiptare, e cila duhet të kërkojë në instancat e larta evropiane respektimin e minoriteteve. "Duhet që të ndërhyjnë ndërkombëtarët dhe qeveria shqiptare ta ngrejë këtë problem në instancat e larta, pasi Greqia në këtë rast nuk po shkel vetëm të drejtat e njeriut, por të drejtat ndërkombëtare", tha Godo. Politikani republikan, Sabri Godo, shprehet skeptik në faktin se vendi helen do të kthejë ndonjëherë pronat e çamëve, me gjithë këmbënguljen e Parlamentit Evropian për respektimin e të drejtave të njeriut dhe veçanërisht të minoriteteve. "Çështja e pronave është një çështje që duhet të gjej zgjidhje sa më parë dhe Greqia e ka treguar qartë se nuk do t‘u kthejë pronat shqiptarëve", tha ai. Godo është ndër të paktët politikanë shqiptar që ka folur publikisht për të drejtat e çamëve, duke bërë gjithmonë presion ndaj Greqisë për të trajtuar këtë çështje. Sipas tij, një tjetër mënyrë e mirë për të zgjidhur këtë çështje është edhe rruga diplomatike me takime të personaliteteve të të dy vendeve. Çështja "Çame" është një ndër problemet kryesore të pazgjidhura mes Greqisë dhe Shqipërisë. Plaku i urtë i politikës shqiptare, Sabri Godo, e konsideron vendimin e qeverisë greke si shkelje e të drejtës universale të njeriut për të gëzuar pronën e tij. Sipas tij, kjo masë e qeverisë helene është tërësisht antidemokratike dhe përbën një shkelje të rëndë të shtetit grek kundër pronave të shqiptarëve. Sipas tij, qeveria shqiptare duhet të reagojë menjëherë, duke e kundërshtuar këtë vendim konform respektimit të të gjitha Konventave Ndërkombëtare. Lidhur me këtë, ai u shpreh se "vendimi për të vendosur një afat për pronat është një masë absurde, që është në kundërshtim me të gjitha të drejtat universale të sanksionuara në Konventat Ndërkombëtare". Sipas Godos, është detyrë e të gjitha forcave politike, e parlamentit dhe e shoqërisë civile të denoncojë një shkelje të tillë.

Kërkesat e çamëve

Qeveria shqiptare nuk duhet të qëndrojë në heshtje ndaj këtij vendimi. Komuniteti çam kërkon që Qeveria shqiptare t`i kërkojë qeverisë greke të lejojë kthimin e popullsisë çame në tokën e tyre amtare. Kthimin e pronave të tyre të ligjshme, të cilat iu vodhën dhe shfrytëzohen arbitrarisht nga shteti grek, kompensimin e të ardhurave që rrjedhin nga shfrytëzimi për 55 vjet i pronave. Një tjetër kërkesë është edhe njohja dhe respektimin e të drejtave të njeriut, të sanksionuara në instrumentet ndërkombëtare. Komuniteti çam kërkon që shteti shqiptar të ndërhyjë më aktivisht në organizatat ndërkombëtare, për ta bërë më të njohur problemin çam dhe të përdorë autoritetin e tij për arritjen e zgjidhjes së këtij problemi.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora