Editorial
Frashër Demaj: Kur sorrat krrokasin
E enjte, 25.09.2008, 09:12 PM
KUR SORRAT KRROKASIN
Nga Mr. sc. Frashër Demaj
Keqpëdorimi i fjalës së lirë në Kosovë në mediet e shkruara dhe elektronike ësshtë bërë si “muzgu i përdishëm kur sorrat krrokasin”. “Sorrat e muzgut të natës” kanë vënë në thumb intelektualë e profesionistë të shkencave shoqërore; posaçërisht historianët. Këta parakë të paturpshëm profesion themelor e kanë propagandën e luftimit të vlerave kulturore e kombëtare të krijuara nga të tjerët. Në gazetat e tyre, të cilat mbahen me fonde të dyshimta, bëjnë luftë me porosi që t’i atakojnë këto vlera kombëtare. Unë pajtohem se duhet kritikuar edhee veprën më të mirë qoftë shkencore aopo artistike, por padyshim se duhet vënë në pah edhe anët pozitive të saj. Secila lojë i ka rregullat e veta. Mirëpo, dioptria e “sorrave të muzgut të natës” na e fakton se ata janë të diagnostifikuar me diagnozën “miop të përjetshëm”.
Ç’është e vërteta historianët në Kosovë kanë punuar dhe studiuaar gjithmonë në kushte shumë të vështira, madje duke rrezikur veten dhe familjen. Ata janë përballur së pari me censurën dhe diktatin e autoriteteve të pushtetit komunist jugosllav, së dyti me diktaturën e Millosheviqit (sidomos nga vitet e ’90-ta të shekullit të kaluar kur shumë nga këto sorra që krrokasin ishin denoncues të shqiptarëve dhe shërbyes të pushtetit serb, kurse tash janë knvertuar në patriotë e vizionarë të Evropës moderne të shekullit XXI) dhe në fund historianët janë përballur me mngesën e hapësirës dhe mjeteve materiale të domosdoshme për punë hulumtuese shkencore.Istitusionet shkencore në Kosovë, Serbia i ka cilësuar si prioritet të politikës së vet antishqiptare. Ndër to duhet veçuar Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Institutin Albanologjik dhe Institutin e Historisë e që të tri këto institucione së bashku kanë diku rreth 100 magjistra, doktorë shkencash e akadamikë, të cilët për dy dekada radhazi u sulmuan barbarisht nga pushtuesit serbë. Me gjithatë, këto institucione shkencore të rëndësisë së veçant për Kosovën, mbijetuan dhe vazhdojnë pa ndërprerë ta kryejnë misionin e tyre për të cilin janë të thirrura. Ato kanë meritat e veta edhe për mbajtjen gjallë të ndjenjës atdhetare në kohët më të vështira kryen msionin e tyre historik. Në këtë kohë “sorrat e muzgut të natës” endeshin me “limuzina me xhama të zinj me tabela BG”.
Në rrethanat e sotme “sorrat e muzgut të natës” ndjenë nostalgji, sepse në kohën e Millosheviqit s’ju ka munguar as qimja e flokut, madje e kanë bërë “kokrrën e sefasë”. Ata për t’u bërë faktorë të rëndësishëm e “atdhetarë të devotshëm” dhe për të humbur gjurmët, shkuan aq larg sa shpifnin për veten e tyre parulla gjoja filanin dhe fistekun i ka vra Serbia. Serbia vërtet gjatë historisë i ka vra spiunët e vet që i kanë shërbyer, por këtë e ka bërë në momentin kur s’i kanë dashur më. Për dallim, sot Serbisë ende i duhen shebëtorë dhe spiunë në Kosovë, prandaj lehjet e tyre “patriotike shkencore” duhen kuptuar si shërbim dhe si orvatje për të qenë “top ten” të personaliteteve politike, duke sharë e fyer bartësit e shkencës dhe të kulturës kosovare.
A e dinë sorrat që krrokasin se ASHAK e cila punon në një objekt që do të isshte model i shtëpisë muze dhe Instituti i Historisë i cili ka 41 vjet punë shkencore dhe qindra monografi, revista shkencore, dhe botime tjera, ende nuk kanë lokal të vetin ku do të mund të ushtronin normalisht veprimtarinë e tyre shkencore.
Kush u ka faj “sorrave të muzgut të natës” që i ka shkelë koha, kanë mbet gjysmagjelë as me shkollë as pa shkollë. Pse “sorrat” i penguaka ASHAK, Instituti i Historisë dhe Instituti Albanologjik? Apo iu kanë dhënë padronët e tyre urdhër që t’i sulmojnë këto institucione që prodhojnë dije dhe shkencë, qoftë ajo edhe modeste. Ndoshta janë aq kokëtul saqë nuk ia dinë rëndësinë shkencës kombëtare. Fundja, do duhej ta dinin ose t’u thotë dikush se Republika e Kosovës do të mburret me shkencë dhe kulturë para faktorit ndërkombëtar dhe qytetërimit të shekullit XXI e jo me rrugaçë, mburravecë a parullaxhinj gazetash shërbëtorë të qarqeve antishqiptare.
“Sorrat e muzgut të natës” në emër të emancipit dhe të intelektualitetit të tyre (janë modern tipat) sipas traditës së trashëguar po fluturojnë në relacionin Beograd-Moskë, e nëse kanë takat do të shtegtojnë në Havanë e Pekin. Punë për ta, le të shkojnë kah të duan, sepse nuk mnd të pengojnë as me ndihmën e Serbisë shtegtimin e shkencës, artit dhe kulturës kombëtare, e cila ka trasuar rrugën e pakthim në relacionin Prishtinë-Tiranë-Bruksel-Uashington.
Le të rrinë rehat “sorrat” se s’marrin vesh nga shkenca, janë të zhytur në komplekse dhe vuajnë nga ndjenja e inferioritetit.
“Çka di dhia çka është tagjia”, thotë një fjalë popullore, kurse unë dua të them: “çka dnë tjetër sorrat e muzgut të natës, përveç të glacojnë”.
Shënime biografike-bibliografike:
Emri e mbiemri: Mr. sc. Frashër Demaj
Telefoni:
++38138512392
mob. ++377 (0)44124719
Email:
frasherdemaj@hotmail.com, fdemaj@ihp-ks.org
Data dhe vendi i lindjes:
08.07.1973, Radac-Pejë
Fazat e Shkollimit:
. Shkolla fillore 1979-80 – 1986-1987
• Shkolla e Mesme 1987-88 – 1990-91
• Fakulteti Filozofik, dega Histori 1991-92 –1994-95
• Diplom. me temën “Kriza Lindore dhe Çështja Shqiptare 1875-1881” më 22.02.1996
• Studimet Pasuniversitare 1997-1999
• Magjistroi më 25.03.2005, me temën “Qëndrimi i Italisë ndaj Çështjes shqiptare 1875-1881”. • Është në përfundim të doktoranturës me temë: “Qëndrimi i diplomacisë angleze ndaj çështjes shqiptare 1878-1913”.
Përvoja e punës në arsim:
• 1996, në shkollën fillore “Iliria” në Prishtinë.
• 1997-1998, në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë.
• 1998-2003, në shkollën fillore “Elena Gjika” në Prishtinë.
• 1999-2000, në gjimnazin filologjik “Eqrem Çabej” në Prishtinë.
• Prej vitit 2003 punon në Institutin e Historisë.
• Në vitin 2007 u zgjodh Sekretar Shkencor
Fusha dhe periudha e interesimeve shkencore:
• Historia e marrëdhënieve nderkombëtare, Historia e diplomacisë shekulli XIX dhe fillimshekulli XX.
Punime të botuara në Revista Shkencore:
• Elementet shtetërore të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, “KOSOVA” 22/23, Prishtinë, 2003,
• Emigrimet dhe vendbanimet e arbëreshëve në Itali, “KOSOVA” 24/25, Prishtinë, 2003,
• Misioni politiko-diplomatik i Abdyl Frashërit dhe Mehmet Vrionit në Evropë, “KOSOVA” 28, Prishtinë 2006.• Qëndrimi i mbretit Nikolla i Malit të Zi ndaj çështjes shqiptare sipas gazetës “La Nazione Alabanese”, “KOSOVA” 29, Prishtinë 2008.
• Djathtizmi në Kosovë 1945-1990, E djathta shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë etnike
Prizren - Shkodër, 2006,
• Veprimtaria atdhetare e Azem (Miftar) dhe Ukë e Sejdi (Smajl) Demajt, E djathta shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë etnike,
• Krimet serbo-malazeze në Fierzë (Novosellë) të Pejës më 1945, E Djathta shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë etnike.
Monografi në dorëshkrim:
• Marrëdhëniet shqiptaro-italiane 1875-1881;
• Afrim Gjuraj, Jeta dhe vepra;
• Personalitete iliro--shqiptare nga antika deri më sot (bashkautor).
Punime shkencore në dorëshkrim:
• Marrëdhëniet shqitaro-greke 1875 – 1881;
• Misioni diplomatik i Abdyl Frashërit dhe Mehmet Vrionit në Evropë;
• Ofensiva e Velashkoviçit në zonën e Radavcit në vitin 1918;
• Misioni diplomatik i Abdyl Frashërit dhe Mehmet Vrionit në Itali;
• Mergimtarët në Luftën e Koshares;
• Bajram Curri në tekstet shkollore të historisë në Kosovë;
• Françesko Krispi, kryeministër italian me prejardhje shqiptare.
Bashkautor në tekstet shkollore
• HISTORIA 10, Gjimnazi i Përgjithshëm dhe Gjimnazi i Shkencave Shoqërore, (dispensë) Shtepia botuese “Dukagjini”, Prishtinë, 2003;
• HISTORIA 10, Gjimnazi Matematikë-Informatikë dhe Gjimnazi i Shkencave Natyrore (dispense) Shtepia botuese “Dukagjini”, Prishtinë, 2003;
• HISTORIA 6, Shtëpia botuese Libri Shkollor, Prishtinë, 2004;
• USHTROJMË SË BASHKU, Fletore Pune 6, Shtëpia botuese Libri Shkollor, Prishtinë, 2004;
• HISTORIA 10, Gjimnazi i Përgjithshëm dhe Gjimnazi i Shkencave Shoqërore, Shtepia botuese “Libri Shkollor”, Prishtinë, 2004;
• HISTORIA 10, Gjimnazi Matematikë-Informatikë dhe Gjimnazi i Shkencave Natyrore, Shtëpia botuese Libri Shkollor, Prishtinë, 2004;
• HISTORIA 11, Gjimnazi i Gjuhëve, Shtëpia botuese Libri Shkollor, Prishtinë, 2004.
• HISTORIA 8, Shtepia Botuese “Libri Shkollor”, Prishtinë 2005;
• HISTORIA 13, Gjimnazi i Përgjithshëm, Shtepia Botuese Libri Shkollor, Prishtinë 2006;
• HISTORIA 8, Fletore Pune, Shtepia Botuese Libri Shkollor, Prishtinë 2006. • HISTORIA 9, Fletore Pune, Shtëpia Botuese Libri Shkollor, Prishtinë, 2007.• HISTORIA 5, Shtëpia Botuese Libri Shkollor, Prishtinë, 2007.
• HISTORIA 5, Fletore Pune, Shtëpia Botuese Libri Shkollor, Prishtinë, 2007.
Pjesëmarrja në konferencat ndërkombëtare
• “Minorities in the Educational systems in South Eastern Europe” 25-29 maj 2002, në Branshweig të Gjermanisë, organizuar nga Pakti i Stabilitetit;
• “Targeting Human Rights, Rule of Law and Democracy”, International Academy for Leadership, 12-15 shtator 2002 në Lajpcig të Gjermanisë;
• “A Regional Conference on History Teaching in Southeast Europe” 6-9 dhjetor 2003 në Hotel Grand në Prishtinë e organizuar nga ADRA Danimarkë;
• “Textbooks in the United States” 22-25 dhjetor 2003 në MASHT, Prishtinë, me profesorë nga Universiteti Pitsburg në SHBA;
• “Mësimi i Historisë” 11-13 dhjetor 2004 në Hotel Grand në Prishtinë, organizuar nga Këshilli i Evropës dhe MASHT-i;
• “Vlerësimi i teksteve të historisë në Kosovë” 22-25 maj 2005, Prishtinë, i organizuar nga George Eckert Institut (GEI) nga Gjermania dhe MASHT-i.
Anëtar i Grupit të Ekspertëve për hartimin e Programeve shkollore të Historisë
Anëtar i Grupit të ekspertëve për hartimin e planprogrameve të historisë për shkollën e fillore, të mesme të ulët dhe të lartë në klasat:
6 dhe 10 (2003)
7 dhe 11 (2003-2004)
8 dhe 12 (2004-2005)
5, 8 dhe 13 (2005-2006)
Gjuhët e huaja
Gjuhët Komunikim Lexim Shkrim
Angleze mirë mirë mirë
Italiane elementar mirë mirë
Serbo-kroate mirë mirë mirë
Mr. sc Frashër Demaj ka botuar edhe disa dhjetra punime profesionale dhe publicistike në gazeta dhe revista në Kosovë, Maqedoni dhe Evropë. Ka marrë pjesë në disa tribuna, sesione, konferenca dhe simpoziume shkencore.