Editorial
Skender Korça: Kushtetuta e kohës
E marte, 09.09.2008, 10:00 PM
Kushtetuta e kohës
Skender Korça
Shkruan: Skender KORÇA – Gjilan
Në esencë koha është plotë fakte në kohën e saj, është plotë ngjarje për ngjarjet e saj, është histori për historinë e saj. Koha është një kujtim por edhe nje shënim në historinë, në faqen e saj të epokës së luftës, paqës dhe të ardhmës plotë dëshirë për të kujtuar vyrtytin e vlerës. Në këtë parim është ndërtuar edhe historia ndër shqiptarët, shqiptarët e Kosovës, është lind dhë rilind një popull, është fërkuar dhe rrënqethur njeriu në këtë histori. Historia e shtetit është e dyfishtë. Është historia që mbajti gjallë vlerën e kombit, është historia që ishte synim i kohës për të krijuar simetrinë e politikë për të qenë të pavarur në pjesën ku nuk ishte arritur kjo shtetësi. Është historia në Kosovë. Shpallja e pavarsisë së Shqipërisë ishte modeli i për të cilën duhej ndjekur rruga e shtetësisë, ishte frymëzimi i idealit për liri, për shtet, për integrim. Sot kjo është një histori që për Kosovën do jetë një vlerë, një kujtim dhe një e kaluar. Kështu menduan dhe veproi politika nga Kosova.
Rruga për të qenë të lirë, të pavarur në simetrinë boshtore dhe identike të një populli të ndarë në dysh, e herë në shtetin tjetër si pakicë, por edhe hërë herë edhe në ndarjen e shqiptarit autokton që biente ligjërisht në natyrën mëmë në tokën Kosovë ishte dhe mbeti edhe një model historik tjetër për të kuptuar në esencë ndarjen. Ndarja është jo tash më vetëm gjeografike, por është një shtet i ri që nga trungu i madh nacional u nda, u bë shtet, u nda nga okupuesi, por që po ecën në rrugën plot gjemba për të sëndërtuar vlerën e shtetit të ri, identitein e tij, është në rrugën e “përmbysjejes” së historisë së kombit, krijimit të vlerës së pa definuar të unjësimit të shtetit që do bëjë apo nuk do bëjë pjesë edhe më në Europë. Kjo është Kosova.
Identiteti i Kosovës shtet nuk është vetëm një deklarim se do jemi të pavarur dhe që do duhet të na pranojnë. Është një ruajtje në rrugën e saj se si kemi ecur deri tek sublimja e shekujve, si erdhëm në këtë ditë pavarsie. Kjo është historia e shtetit të Kosovës. Ishte koha e kushtetutës së Kaçanikut, koha kur shpërbërja e politikës shoveniste serbe po ecte në mënyrë rapide në luftë dhe në një faqe të re në historinë e re të popullit shqiptarë asaj historie të dëshmuar në kohë kundrejt tyre. Kjo është pjesa e luftës, e heroizmit, pjesa e ruajtjës së vlerës dhe identitetit njerzor që tregoi populli dhe ushtria e saj.
Paqja ishte një synim për të u rikëmbur në jetë, për të shpallë luftën si ndryshim në epokë, për të rikujtuar luftën si ruajtje e identitetit dhe për të ruajtur historinë e kësaj Kosove. Sa u arritën këto jemi dëshmitarë të një plejade të re kohe, të një shkelje të pa moralshme të historisë, të një gjunjëzimi jo meritor që po bëjmë në kohën e pritjes së shtetësisë dhe pas shtetsisë së Kosovës.
U shkel historia, u shkelën ata që ndërruan historinë, u shkel forca e çlirimtarës, u shkel Kushtetuta e Kaçanikut, u shkelën shumë gjëra që mbetën në rrugën e të shkelurit. Ky është mallkimi i kohës së re, është çmendia e pamorlashme që po na përdhunon , është historia që do na kushtojë një ditë, sepse ende është e njomë toka me gjak, është e njomë dhe jeshile politika e jashtme, është skajshëm e rëndë kërkesa për të rishtypur dhe coptuar Kosovën, është ende një Kosovë me një qeveri që nuk administron me tërë territorin e saj, është një Kosovë që ka të pa definuar ende kufinjët me fqinjët edhe pse ata janë të definuar dhe dihen që nga koha e hsitorisë, është një shtet i ri që ka shumë probleme dhe këto janë gjërat që na mundësojnë të devijojmë edhe më në kohë dhe në histori.
Po kujtojmë një betejë të fituar, po nxjerrim në pah vlerën e legjendarës, heroizmit dhe të sakrificës për Kosovën, që vërtetë janë histori e bujshme e çlirimtarëve të kohës. Por nëse kujtojmë edhe historinë e shtetit dhe politikës, Kushtetuta e Kaçanikut është një betejë në politikën e kohës, ajo që ruajti për të krijuar synimin e identitetit të shtetit të definuar me akte juridike.
Andaj koha në Kosovë, e Kosova në kohë janë plotë ndryshime, por kurrë nuk do pajtohet edhe vlera e kohës dhe të adaptohet synimi artificial se Kosova duhet të shkel mbi moralin e vet, sakrificën e vet dhe rrugën kah është shtegtuar për liri, shtetformim dhe intergime.
Devijante do të jetë historia, por jo vlera e saj, sepse nuk meritojmë të ikim nga trungu i shqipës dhe të pësojmë tragjedinë epokalipse të gjakut që do na rikujton historinë e shtetit më të ri, e kombit më të vjetër në Ballkan. Kushtetuta e re do duhet të jetë rruga e kujdesit sa kah po shtegtojmë....jo pra ndryshe se një kushtetutë kohe...