E diele, 06.10.2024, 08:39 AM (GMT+1)

Editorial

Xhevat Rexhaj: A jemi Shqiptarë a Myslimanë

E premte, 12.09.2008, 09:57 PM


Xhevat Rexhaj
A JEMI SHQIPTARË A MYSLIMANË

Nga Xhevat Rexhaj

Në vitet e para pas luftës, dhe çlirimit definitiv të Kosovës nga ana e Amerikës me NATO dhe UCK në, në  ballë të fitimtarëve, mbretëronte ende eufori e madhe, në të gjitha sferat e jetës. Njerëzit edhe pse të shkatërruar thuaja gjerë në themele, shpirtërisht, me vrasje të, të dashurve, me humbje të ,të dashurve, me shkatërrime materiale e shkatërrime të tjera jo njerëzore të bëra me vetëdije nga shkau, dhe politika e tyre, prapëseprapë e kishin në mendje një dhe vetëm një; shkau iku përgjithmonë nga trualli  që e kishin zaptuar me ndihmën e Rusisë dhe Turqisë së kohës së sulltanëve, që për lavire shiten trojet shqiptare, sikur të ishin të sulltanëve. Po i jap vetes të drejtë që të   ndalëm më shumë këtu,  nuk jam historian, kam studiuar anglishten, e ndiej vehten shqiptarë, e jo anglez, edhe pse shumë i dua Anglinë dhe Amerikën-SHBA. Andaj ishte dashur një histori e njëmendët që të tregoi se si mbeten trojet shqiptare nënë zgjedhat serbo-sllave, kush i kishte, tapitë, dokumentet dhe shumë të tjera në dorë për dhe rreth “ Arnautëve”, pra ne shqiptarëve, ata që i kishin, ishin pra turqit. Turqit na e ndërruan fenë, por shkollën nuk na e lejuan  kurrë, ata lejuan xhamia por nuk lejuan ecjen e  arnautëve përpara, thjeshtë ata patën mundësi që Serbinë e atëhershme ta dërgojnë në pashallëkun e vetë të Beogradit, por ja që shkit gjithherë kishin, sensin e të bërit mirë dhe të dhënit dhuratë për bamirësi, dhe kujt më mirë se sulltanëve, afroju ndonjë të gjinisë së bukur dhe punët kryhen si është më së miri. Zaten kështu po veprojnë dhe tash me “ vëllezërit” tonë myslimane” të përberë nga më shumë se 55 shtete, po e luan Serbia lojën e njëjtë sikur there para Lidhjes së Prizrenit, Kongresit të Berlinit, Konferencave të Versajës asaj të Vjenës e shumë të tjerave. Pra Serbia gjithherë gjeti dhe po gjënë mbështetje te vëllezërit e fesë dhe kombit ruso-sllavët, por fatkeqësisht edhe te” “vëllezërit” e shumicës shqiptare që kemi qejf të themi myslimanë të Kosovës e Shqipërisë.

U nxita nga disa lexime që i bëra në një Enciklopedi të Evropës së shekullit te 19 e 20, në bibliotekën  e qytetit Schaffhausen. Jo vetëm në të por edhe në shumë shënime të ndryshme edhe në këtë bibliotekë vërehen ato dyndjet serbe nga Karpatet e largëta, shpërndarja e tyre me dhunë dhe me shpejtësi nëpër toka të huaja, e që fatkeqësisht më të papërgatiturit i kishte zërë të parët tanë, të cilët duke luftuar mes veti për fiset tyre ishin dobësuar e më këtë hapësirën e krijuar e kishin shfrytëzuar serbët. Pasojat e tërë kësaj i vuajtën me gjenerata të tëra.

Vuajtjet ishin të mëdha edhe nga  të bëmat kundër nesh  nga disa fqinjë tanë të tjerë, grekët dhe maqedonasit-bullgarët.

Por unë do kthehem prapë te ajo se çka përfituan ata, dhe ne, që e ndërruan fenë tonë, të   të parëve tanë, shkruaj për të parët tanë që kaluan në myslimanë, se shumë të tjerë nuk e ndërruan, nuk u përulën ose thënë më mirë nuk u shitën përpara terrorit por mbetën të fortë. E dimë edhe ne se fituan, vuajtje, varfëri, shkatërrime dhe prapambeturi sikur të kishin qenë trojet tona në Anadoll apo në  vise arabe primitive. Duhet të jemi koshient, se të gjitha këto kishin edhe një lidhmëni me atë se," vëllezërit" tanë turq kishin Universitete, Akademi shkolla, e çka jo tjetër, por ata këto nuk i eksploatonin në Kosovë, por përkundrazi nuk lejonin asgjë në këtë drejtim, ndërsa si për çudi ata edhe vilajetet serbe i kishin nënë sundim por te ata lejoheshin të tilla gjëra, sigurisht se edhe i përkrahnin me shekuj, pse vallë nuk u pengonte, orthodoksizmi i tyre por i pengonte, katolicizmi i ynë, edhe kjo është një pyetje që edhe sot e kësaj dite mundë të shtrohet. Si “vëllezër” që na konvertuan, pse nuk na i bënë trojet bashkë, pse nuk e përkrahën Lidhjen e Prizrenit, por përkundrazi, gjerë në momentin e fundit që u larguan nga trojet tona e shkatërruan dhe e bënë shkrumb e hi kudo ku mundën Dardaninë dhe tërë Arbërinë e Iliriken.

Janë këto gjëra që më mundojnë, edhe vizitat që i kam bërë në Kosovë me disa Zviceranë, por edhe bisedat me shumë të tjerë që e kanë vizituar Kosovën, shumë prej tyre më kanë pyetur, or zotëri, po ne nuk mundëm të shohim thua asnjë varrezë që daton nga kohë  e largët apo që ka ndonjë shënim për dikë, kush ka qenë këtu së pari. Ne, tregonin ata, kemi vërejtur varreza të serbëve që datojnë me shekuj, se sa për kishat dihet që janë ndër më të vjetrat në Ballkan, pra kishat serbe. Ata kishin parë pas lufte menjëherë varreza shqiptarësh me nga një hu të ngulur, dhe diku diku edhe me nga një pocerrkë, dhe si zakonisht te varrezat tona sidomos në viset rurale tokë e shkelur, mjerim dhe marre.

Vështirë ishte të jepej përgjigje të thukët, mirëpo u dashke në atë stilin tonë që e kemi në  gjuhë ne shqiptarët, kur themi, jo more kishat ishin tonat por ato i zaptuan dhe i ndryshuan  serbët, freskat dhe vizatimet kishtare, brenda dhe jashtë dhe i bënë ortodokse. Me këto përgjigje mundohesha të gjejë së pari satisfakcion për veten dhe të dukesha jo serioz para tyre.

Pra duhet të ju themi mysafirëve të sotshëm, dhe turistëve të nesërm që do vizitojnë Kosovën se nuk kemi pasur asgjë,  as muzeume, as teatro, as, universitete, as administratë, as shënime, as trashëgimi të mirëfilltë të dokumentuar, shkaku se na ka shkel turku më shumë se 500 vjet, dhe se krejt çka na ka mbet prej tyre është, të falemi dhe të ndërtojmë xhamia, për fat të keq edhe sot e kësaj dite. Ndoshta një ditë prej ditësh do të na sjellin ndonjë arkiv apo thesar dokumentesh turistët patriot shqiptarë që po i lenë me mija euro në bregdetet turke, ku ta dish.

 

Për kohën sa ishim nëne Serbi nuk kemi dokumentacion, arkiv, kadastër,  e tjera e tjera, i ka marr shkau me vete, duhet të shkohet në Kragujevc, Leskovc e Nish për dokumente( ka shqiptarë ende fatkeqësisht), ndërsa për 500 vjet sa ishim nënë Turqi nuk kemi as ku të kërkojmë tapia  e as dokumente  e as dëshmi se ku ishin të shtrirë krejt shqiptarët, se sigurisht edhe ato sulltanët i kanë dërguar për Beograd,  ndërsa pocerrkat  dhe hunjtë janë bërë bashkë me dheun, e neve ku jemi sot.

Bota e drejtësisë dhe e demokracisë  ka punuar me laps e me letër, tani punon edhe me kompjuter, shtetet por edhe komunat shkruajnë Enciklopedi për veten edhe me periudha më shumë se 1000 vjeçare, e neve kërkojmë ende të shtohen trotuaret për me falë “namaz”, kërkoi falje nuk e di si i thuhet shqip, dhe nuk guxojmë të ankohemi në gjykata se prishet qetësia e qytetarëve më shumë se 3 herë në ditë nga altoparlantët me zë diskotekash sikur të ishim qendra e islamit të botës. Vallë kur do të jemi të gjithë të një mendjeje, duaje fenë por mos e pengo atë tjetrin.

Do ta them edhe një gjë haptas, po mos të ishin të krishterët, qe besa sa për “ vëllezërit “ tonë mysliman do na kishte eliminuar fare nga faqja e dheut, Serbia mu muajin e Ramazanit të 1999- ës. E dimë mirë ndihmën që iu bë” vëllezërve” tonë boshnjak, nga vëllezërit mysliman, Sadami, Siria, Gadafi dërgonin naftë dhe dollarë te fëmija i babës së të painkuadruarve Millosheviqi i Titos.

Pra ne shqiptarët, e dimë çka trashëguam nga sundimi i sulltanëve, tani kemi rastin të shkruajmë dhe të trashëgojmë atë që e nisi elita kombëtare shqiptare me Dr. Rugovën në krye qysh prej 1989 ës. Të jemi edhe me zemër por edhe me shpirte dhe me punë me atë që na shpëtoi lëkurën nga armiku i paepur, ende. Ky armik po ka ende shumë miq, pra siç e thotë në një shkrim Z. Abrashi, armiku i armikut tim  është miku i im.

Të shkruarit dhe të mbajturit mend

Një qytet me rrethinë me një histori 1005 vjeçare boton Enciklopedi për shekujt 19-20, botimi tretë, në botim edhe ajo 1000 vjeçare, ku ishim dhe ku jemi ne, kemi kohë të tregohemi kah e kemi fytyrën,” i mençuri shkruan- budallai mbanë mend “, të jemi te ata që shkruajnë dhe ne të mbajmë mend se si nuk duhet mbajtur mend pashkruar.

Besoi se shqiptarët që të gjithë, meritojnë mirëqenie dhe zhvillim të hovshëm andaj edhe me të gjitha vështirësitë që kemi ne  e kemi botën demokratike në krye me SHBA afër nesh, dhe të na pranoi kush të do, siç tha  edhe Hollbruk, Kosova  dhe tërë shqiptarët duhet të bëjnë shumë më shumë për veten, e ka thënë shumë mirë dhe në moment dhe vend të duhur një fjali Kryeministri i Kosovës Z. Thaçi se, rruga e Kosovës është drejt dhe bashkë me Uashingtonin dhe Brukselin. Të jetë kjo një udhë e pakshim për shtetin e ri Kosovën.

Të besohet se një ditë në Republikën e Kosovës do të lejohet të thuhet dhe të shkruhet haptas edhe për disa ende tabu tema, të frikshme , e që për fat të keq, analistët, historianët, shkrimtarët, akademikët, artistët e shtresat te tjera, nuk po kanë guxim apo po përfitojnë nga një kaçikë për iftare falas. Kur më të jemi Evropian, me fjalë po e me infrastrukturë, fatkeqësisht jo, kur u fol dhe u nis Katedralja, ku është sot, pra për të gjithë nga pak, Kosova pra ishte është dhe duhet të jetë Evropë.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora