E diele, 06.10.2024, 07:36 AM (GMT+1)

Editorial

Edita Kuci-Ukaj: Bota pas 11 shtatorit (Shqiptarët dhe lufta kundër terrorizmit)

E enjte, 11.09.2008, 08:39 PM


Bota pas 11 shtatorit (Shqiptarët dhe lufta kundër terrorizmit)

Nga Edita Kuci-Ukaj
 
Rënia e Bllokut Sovjetik, për një kohë relative u duk se e la botën në qetësi. Porse kjo qetësi nuk zgjati shumë. Dalja në skenë e Al- Qaides ka rishfaqur rrezikun permanent duke shënuar një të papritur, mbase as të paimagjinuar nga bota demokratike, e cila kishte filluar një politikë të mirëqenies së gjithmbarshme- integrimeve të përgjithshme. Preh e këtij konflikti, në një formë a në një tjetër, jemi edhe ne si komb, në qoftë se jo në formë direkte, atëherë në mënyrë indirekte. Kjo organizatë militante, e dalë nga gjiri i besimit islam, ka ndezur konflikte të përmasave botërore në gjithë botën, duke u thirr në luftë e cila për bazë ka religjionin- fakt ky që kërkon rritjen e nivelit të koishencës nga rreziku që mund të rishfaqet. Me luftën në Irak, po duket se terroristet islamikë e kanë gjetur një arenë të re ku të fushëveprojnë, duke shfrytëzuar pretekstin se SHBA-të intervenuan dhe e shkatërruan regjimin Taliban në Afganistan, menjëherë pas 11 shtatorit dhe më tej invaduan dhe rezuan regjimin e Sadamit në Irak. Aktivistë të shumë politikë, sikundër edhe analistët, kanë apeluar për një koshiencë për rrezikun e vazhdueshëm, që i kanoset sot botës. Kështu p.sh. analisti suedez Per Jonsson i gazetës "Dagens nyheter", që është më e madhja në Suedi, duke e laburuar këtë konflikt, thekson faktin se Perëndimi tashmë gjendet para një ideologjie, e cila, si e tillë, u prodhua nga qarqet ekstreme islamike. Ideologji e cila ka ndarë botën, madje duke i rishfaqur kryqëzatat. Në dhjetor 2003, ekspertët e terrorizmit nga OKB-ja theksuan se ekzistojnë 30-40 grupe terroriste, të cilat janë të lidhura me Al-Qaiden dhe që paraqesin rrezik potencial për botën e civilizuar. Në të njëjtën kohë, shefi i antiterrorizmit të FBI-së, Larry Mefford, dëshmon se FBI-ja është duke përndjekur organizatat mbështetëse të Al-Qaides, në afro 40 shtete të ndryshme. Në shumë raste është përhapur ideja se tash organizata është shndërruar në një "ideologji", ose në një "lëvizje" ku vetë shpallen xhihadët, pra lufta e shenjtë kundër Perëndimit, ose "virusi" zinxhir i terrorit, që nuk njeh metoda për të realizuar synimet. Analisti i terrorizmit, Peter Bergen, thotë se organizata ka vetëm disa qindra anëtarë shumë të lidhur, madje edhe në lidhje gjaku, gjë që pengon shrrënjosjën e kësaj idelolgjie. Ndërsa niveli tjetër i organizimit ka disa mijë xhihadë, të cilët kanë marrë shkollimin e praktikën në Afganistan. Madje disa prej këtyre veprojnë nëpër hapësira të ndryshme të botës, në rolin e misionarit të kësaj ideologjie. Në bazë të një sondazhi me opinionin (në vende islame) nga instituti "PEË" thuhet se është ngritur shumë antiamerikanizmi tek myslimanët, që paraqet një rrezik në vete. Rreziku tjetër, ndoshta më i madhi, ekziston në Europë, ku presupozohet se mund të ketë shenja që organizatat terroriste islamike mund t'i realizojnë aktet terroriste në të ardhmen (gjë kjo që është argumentuar me rastin e sulmeve në Madrid dhe Londër). Një ndër çështjet kryesore që shtrohet sot rreth terrorizmit, mbetet mendimi se çfarë qëllimesh fshehen prapa këtyre terroristëve islamikë, ose organizatat që thirrën në emër të këtij besimi. Mbetet të analizohet fakti shumë i diskutueshëm e i rrezikshëm. Mbase objektivat e tyre nuk janë të definuar, që nënkuptojnë edhe një dilemë rreth "programit" të tyre. Përderisa Al-Qaida i ka katër kërkesa, të cilat kërkon t'i pranohen nga Perëndimi (SHBA-të dhe aleatët perëndimor), organizatat e tjera si duket, janë duke u përqendruar tek një luftë absurde ndaj Perëndimit, të cilën e shohin të pafe-ide kjo që është zhvendosur në rrafshin e një ideologjie shkatërrimtare, madje edhe në emër të Zotit. Instrumentalizimi i religjionit është një parashenjë tejet e rrezikshme. Mbeten interesante proklamimet e tyre, përmes së cilave Al-Qaida madje grupet tjera terroriste, kanë synim të shkatërrohet shteti Izraelit dhe vendet tjera të shenjta, ku e ka burimin krishterimi, që ndërlidhet me Perëndimin, të cilin ata e luftojnë, e ndaj të cilit zhvillojnë propagandë. Studiuesi Samuel Huntington, për të ardhmen e konflikteve në botë, ka thënë se ato do të jenë "ndeshje të civilizimeve" mes perëndimit dhe islamit, të paralajmëruar njëherit si hipotezë, ndërsa tash e bërë reale, që nga fillimi i dekadës së fundit. Osama bin -Laden kështu u shpreh para 11 shtatorit: "Të vrasësh amerikanë dhe aleatë të tyre, civilë a ushtarë, është një detyrë e çdo myslimani". Kjo pas 11 shtatorit ndodhi në mënyrën më barbare, pastaj u përsërit në shumë vende të tjera në Perëndim dhe të përkrahësit e Amerikës. Pikërisht kjo, sipas qëndrimeve të tyre, ka ndarë botën mes tradhtareve dhe besnikëve, mes islamit dhe krejt botës perëndimore, që e improvizojnë si armike, e ndaj së cilës kërkohet të luftohet. Kjo luftë, në një formë, në kontekstin e përgjithshëm nacional, na ka përfshirë edhe ne si shoqëri të gjendur në pikën e vlimit të ndeshjes së këtyre dy kulturave. Andaj, është e domosdoshme të kemi një strategji nacionale përballë kësaj ideologjie. Pas ideologjisë izoluese komuniste, tashmë Islami e ka zëvendësuar komunizmin, si antagonisti kryesor i botës perëndimore, sic del edhe nga një raport i publikuar nga Foreign Office në Londër, në lidhje me luftën kundër terrorizmit në të cilën theksohet politika e kësaj organizate dhe e shumë të tjerave. Madje kjo ideologji ka shkuar më larg. Në realitetin e përgjithshëm nacional shqiptar mbetet të bëhet një analizë e problemit në kontekst zhvillimeve në raport me trendët në marrëdhëniet ndërkombëtare, duke analizuar edhe sfidat, edhe alternativat. Madje, mendoj se është imediate në këtë fazë të kemi një program nacional, me strategji të qartë përballë kësaj ideologjie, që sipas disa paralajmërimeve është e involvuar edhe brenda kombit tonë. Shteti shqiptar unanimisht është reshtur me të drejtë në krah të SHBA-së dhe të forcave të koalicionit edhe më përkrahje ushtarake, për të dëshmuar kështu jo vetëm solidaritetin, por edhe humanitetin, lidhjen e natyrshme me civilizimin perëndimor, i cili është kah sulmohet sot në mënyrën më barbare nga forcat e errëta. Shqiptarët, ashtu si edhe popujt tjerë perëndimorja vetëm se i dënojnë këto sulme, por edhe janë bashkëpjesëmarrës në luftimin e kësaj të keqe. Duke përjetuar vetë dhunën, regjimin, ideologjinë, shqiptaret në këtë luftë kundër terrorizmit nuk guxojnë të qëndrojnë në asnjë mënyrë karshi interesave të perëndimit, ngase fati e historia mund të përsëritet, sic ndodhi me komunizmin. Ideja që po mbizotëron sot në shumë vende islame, nuk duhet të jetë pjesë e mendësisë sonë, që të shohim perëndimin si armik, sepse kjo është ideologji, dhe ideologjia pa alternativ shkatërrohet nga sistemi i vlerave, nga humanizmi, tipar i demokracisë thelbësore, të cilën e synon perëndimi, për prosperitet të përgjithshëm. Religjioni Islam, që është pjesë jona, nuk guxon të instrumentalizohet, të shfaq në asnjë formë frymë antiperëndimore, sepse kjo do të ishte një vetëvrasje kolektive. Për fat të mirë, çështja jonë kombëtare është e lidhur fuqishëm me perëndimin jo vetëm gjeografikisht, por edhe shpirtërisht. Dhe, pa Perëndimin, ne do të destinohemi edhe për dekada të jemi në robëri, në anarki, pa liri, pa mirëqenie, pa progres. Ketë e ka kuptuar edhe spektri i gjerë politik në të gjitha hapësirat nacionale. Ideja antiperëndimore, nëse ekziston në dimensionet e ndryshme shqiptare, duhet zhdukur, në mënyrë që ta ruajmë aleancën e natyrshme në luftë kundër terrorizmit, kësaj murtaje të botës në shek. XXI. Të vetëdijshëm se e ardhmja jonë nacionale është në perëndim, duhet të zhvillojmë politikë racionale pa ngarkesa, duke analizuar thellë të gjitha sfidat, në mënyrë që të hapim alternativat e suksesshme drejt lirisë, demokracisë, integrimeve. Kështu, kujtoj se e perceptojnë edhe gjithë dashamirët e kombit, të ideve nacionale në baza të shëndosha e me një pasion të fuqishëm racional, për të parë të ardhmen nacionale të prosperuar në familjen Perëndimore, aty ku kemi qenë që dy mijë vjet dhe ku duhet të jemi pashmangshmërisht edhe sot e tutje.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora