E diele, 06.10.2024, 08:37 AM (GMT+1)

Editorial

Skender Korça: OKB-ja dhe sprova e saj politike

E merkure, 17.09.2008, 11:00 PM


Skender Korça
OKB-ja dhe sprova e saj politike

Shkruan: Skender  KORÇA – Gjilan

Është shumë i rëndë dhe më se i rëndë sprovimi politik i një organizate sikur ky i OKB-së me Kosovën dhe shtetsinë e saj. Kjo flet se në botë tash më po përdoren modele dhe rende shoqërore që herë përkojnë me rregullat ndërkombëtare të zhvillimit të shteteve e herë bien ndesh me to. Kështu po ecën bota dhe shtetet në botë. Herë duhet të respektuar këto parime, e herë duhët të i vehemi pas për të mos respektuar ato. Rasti sui generis në botë i quajtur Kosovë dhe shtetsia e saj, kanë marrë në rishikim dhe kanë bërë shtetet këmbë e kokë, që të dalin nga kjo situatë qoftë për ta pranuar Kosovën si shtet, ose  nëtë kundërtën të bien pre e demagogjisë politike të Serbisë, demagogji kjo që në Kosovë ka reflektuar me krim dhe gjenocid në të kaluarën historike. Jo më larg se në dekadën e fundit.
Është për tu habiturt në fakt nismat e Serbisë kundrejt Kosovës dhe pavarsisë së saj, janë krejt nisma këto që dalin nga limitet e veprimit politik për t’i takuar  si modele unikate në botë sikur rasti i fundit një “n jë ide ishulli utopik” sikurse kërkesa në gjykatën ndërkombëtare të Hagës, për të njohur ose mosnjohur legjitimitetin e shpalljës së pavarsisë së Kosovës. Kjo është më se tejkalim në veprim politik sepse këto më shumë e bien në krizë faktorin ndërkombëtar dhe shtetet për çfarë modeli të përdorin për të (mos) pranuar një shtet. Bindjet dhe analizat politike të gjithë analistëve botrorë besojmë dhe flasin se janë  të shtjerrura rrugët e Serbisë për të bllokuar këtë proces të natyrshëm historik të kombeve dhe të shteteve, por tash me këto marifete janë vetëm tendenca për ta hedhur edhe më OKB-në në sprovë morale dhe për ti ulur besushmërinë funksionale të saj.
Janë mbetë në kujtesë deklarimet e OKB-së se Kosova  nuk është rast që duhet kaluar përmes këtij mekanizmi, e tash ky mekanizëm do duhet të sprovohet rëndë me moralin e vet funksionalo politik. Këtë lojë di ta luaj vetëm Serbia dhe të nxjerrë preun politik që vjen nga të gjitha shtetet e OKB-së,apo vetë preu OKB-ë, vetëm që Kosova të mos jetë e pranuar nga pjesa e mbetur e shteteve që janë antare të OKB-së.
 Ja së çfarë politike të pa cipë dhe me shumë se hipokrizi bënë Serbia kundrejt Kosovës.
Të rikthehemi në vitin 1999 kur Këshilli i Sigurimit të OKB-së bekoi  kur NATO morri vendimin ushtarak për sulme ndaj këtij shteti të quajtur Serbi. Kjo si duket është harruar në spektër veprimi të funksionit të OKB-së. Është i njejti shtet që tashmë e ve në sprovë këtë mekanizëm ndërkombëtar që po harron shpesh se si janë formuar shtetet dhe si duhet pranuar ato. Serbia kundrejt OKB-së ka vetëm natyrën e saj më se mashtruese, e cila në parim nuk respekton rendin botror dhe nuk njeh ligjet se si njihen dhe pranohen shtetet. Serbia kështu duhet të bëjë kërkesën e saj për t’u antarësuar në OKB-ë sepse edhe Serbia më rastin e shpalljes së pavarsisë së Kosovës ka fituar defakto pavarsinë e saj.
Po flasim në planin tjetër, sa do jetë e aftë Serbia për një fqinjësi të mirë në të ardhmën me Kosovë kur tash dihet ofenziva e saj kundrejt shtetësisë së Kosovës dhe pavarsisë së saj.
Serbia në Hagë tash më ka hedhur tërë Kosovën dhe qytetarët e saj. Serbia nuk arrinë dot të ndalet as në planin e politikës globale kundrejt Kosovës, ajo tash më se aktive se kurrë. Kjo nuk është logjika se duhet të trembemi ne, përkundrazi do na fuqizojë edhe më shumë të bindemi njëherë e përgjithmonë se kush është Serbia dhe të kuptohet edhe ajo në këtë rrafsh nga të tjerët ,e për Kosovën të jetë një rishikim i mardhënieve të saj me këtë Serbi, si e drejtë e çdo shteti për të formësuar mardhëniet diplomatike dhe bilaterale ndërmjet këtyre dy vendeve. Kosova nuk duhet të rregullojë këto mardhënie nga shtytja ndërkombëtare nëse vërtetë Serbia nuk ka interesin e vet dhe nuk kontribuon për këtë gjë. Stop oferatve ndërkombëtare të pa baza nëse mungon vullneti i dy anshëm.

OKB-ja dhe i ngarkuari i saj për të zgjidhur problemin e Kosovës Presidenti Ahtisari dhe zëvendësi is tij Albert Rohan a thua ishin të deleguarit e
OKB-së në Kosovë për të zgjidhur problemin statusit?
 Kjo ndodhi. Kai Aide një faktmbledhës i OKB-së edhe ky ishte misionari për Kosovë.Në fund fare raportet e tyre u pranuan dhe Kosova me një formë jo thuaja në kokë ne vete u deklarua e pavarur. Mirpo raportet e ndërkombëtarëve dhe standardet para statusit Serbia i mori vetëm si elemente të njëanshme sepse kurrë nuk u pajtua me realitetin e ri në Kosovë. OKB-ja sikur është dorëzuar në këtë drejtim dhe asnjëherë nuk ja tërhoqi vërejtjen meritore Serbisë,  por la Serbinë në këtë lëmsh të hedhe biber në sy shteteve antare të saj dhe të sprovojë edhe më vetë OKB-në.
Shtetet që pranuan Kosovën janë 46 shtete, a  thua nëse Haga do vendosë të deklarohet negativisht për shpalljen e pavarsisë së Kosovës, deklarim që besoj se do mbetet vetëm deklarim e asgjë më shumë, a do duhet të tërhiqen nga këto pozicione dhe të “gjykohen” sipas kandarit të Serbisë shtetet që kanë pranuar Kosovën, apo vetë këto shtete që kanë pranuar Kosovën do hedhen në “vallen ndërkombëtare për t’u bërë gaz dheu” dhe të ngurtësojnë veprimet e veta për të njohur në rrafshin praktik Kosovën, për të sprovuar edhe  me OKB-në dhe shtetet antare të saj që njohën Republikën e Kosovës.
Kosova nga shtetet që e njohën po arrinë të rinjihet dy herë. Një herë u njoh statusi politik i saj e për herë të dytë po rikonfirmojnë edhe njohjen e dokumentacionit zyrtar të saj nga çdo fushë. Le ta kuptojë Serbia dhe vetë OKB-ja se kjo është plotësim i standardeve jo vetëm evropiane por edhe atyre globale.

Më se e dhimbëshme është rruga qorre e Serbisë për të penguar njohjen e Republikës së Kosovës nga shtetet e Konferencës Islamike, tendencë kjo që Kosovën e provokon edhe në një rrafsh tjetër në parimet fetare te saj, të e nxitë në nivelin global një luftë të re të shteteve të OKB-së, sepse OKB-ja nuk ka pasur në sprovë dhe aplikim rregullativën fetare të antarëve të saj , sikur që po shikon Serbia  përmes minsitrit Rasim Lajiq ,me e futë tërë OKB-në në këtë provokim të rëndë, për të ngjyruar dhe arsyetuar se Kosova më shumicë të popullatës që kanë besim islam të ripotencohet me demagogjinë se nuk është e pranuar nga shtetet islamike. Ky do jetë shqetsimi më i vogël për ne sepse të gjitha shtetet e botës dhe ato që janë nga Konferenca islamike janë shtete që do i respektojë Kosova në vazhdën e tyre të pranimit politik dhe pa inponime, se sa të jetë e ndarë në taborret pranuese të feve se nga cilat është e pranuar apo jo. Kultura e politikës kosovare nuk  do duhet të e lejojë një gjë të këtillë. Kosova edhe pse shtet i ri në botë del se ka njohur dhe njeh parimet e shteteve në rregullativa dhe ligjëshmëri shtetore se sa që bje pre e provokmit të Serbisë nga kjo natyrë.
Serbia kur ta humbas edhe  këtë rast, që besojmë se shpejtë do e humbas , do demaskohet, do mbetet i njohur vetëm ky provokim që po mundohet të e bëjë për OKB-në dhe për Republikën e Kosovës, që në të ardhmen vet Serbia do duhet të mundohet të kuptojë se si duhet të  sillet në rajon e më gjerë për të mos i provokuar as OKB-në e as shtetet në rajon me utopitë e saja.....



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora