Editorial
Gafurr Adili: Rreziket që po i kanosen Kosovës dhe gjithë kombit shqiptar...!
E marte, 16.09.2008, 11:02 PM
RREZIQET QË PO I KANOSEN KOSOVËS DHE GJITHË KOMBIT SHQIPTAR…!
Gafurr Adili
Nga Gafurr ADILI
- Rreziku i parë, është që Kosova të mos arrijë të fitojë ulësen e saj në OKB, sepse për ta arrijtur këtë ate doemos duhet ta njohin më tepër se gjysma e shteteve anëtare të OKB-së, proces ky që po ecën shumë ngadalë. Gjithashtu, shumë analistë botërorë, si në të kaluarën ashtu edhe tani, kanë shkruar se Kosova nuk ka resurse të mjaftueshme që të mund të ekzistojë si një shtet me vete, gjë këtë qe e dëshmon edhe varfëria e madhe që ka pllakosur popullsinë e Kosovës, ku sipas raportit të fundit të BB (Bankës Botërore) Kosova, me një varfëri prej 45% të popullsisë së saj, është llogaritur vendi më i varfër.
- Rreziku i dytë, është që Kosova dhe Serbia bashkarisht të futen në Bashkimin Evropian, kurse Republika e Shqipërisë të mos pranohet në BE, por të pranohet vetëm në NATO. Dhe, nëse do të ndodhë kjo, atëherë qytetarët, librat, kultura, arti dhe mallrat nga Republika e Shqipërisë nuk do të munden të hyjnë në Kosovë, sepse atyre do t’iu duhen vizat hyrëse për në Bashkimin Evropian. Në Kosovë lirshëm dhe pa kurrfarë pengese do të hyjnë qytetarët, librat, kultura, arti dhe mallrat nga Serbia, sepse midis Kosovës dhe Serbisë nuk do të ketë pika doganore, ato që serbët i digjnin pas 17 shkrutit të vitit 2008, ashtu siç nuk ka midis Francës dhe Gjermanisë apo edhe midis shteteve tjera të BE-së. Pra, kufiri shqiptaro-shqiptar, midis Shqipërisë dhe Kosovës, do të rikthehej në gjendjen e para vitit 1999, në një kufi me gjemba telash.
- Rreziku i tretë, është krijimi i kombi-shtet kosovar, një projekt ky antishqiptar i lansuar prej vitesh si mendim poltik e propagadistik, jo vetëm në Prishtinë, por edhe në Tiranë. Qarqet të caktuara poltike e propagandistike antishqiptare, qofshin këta të brendshme apo edhe të jashtme, prej kohësh kanë filluar që shqiptarët t’i ndajnë në:
1. Shqiptarët shqiptarët e R. së Shqipërisë, ashtu si gjermanët e Gjermanisë;
2. Kosovarë shqiptarët e R. së Kosovës, ashtu si gjermanët e Austrisë në austriakë;
3. Shqiptarët nën „ Maqedoni“ maqedonas, ata nën Mal të Zi malazezë dhe aq me keq shqiptarët nën Serbi serbë, ashtu siç gjermanët, francezët dhe italianët në Zvicër që quhen zvicerianë.
Pra, po ta lejojmë dhe po të mos ndërmarrim masa parandaluese, ne atdhetarët shqiptarë të Shqipërisë Etnike, dhe ky plan të arrijë zbatohet nga armiqët tanë, lirshëm dhe me përgjegjësi të lartë morale e politike, si dhe me keqardhje të madhe them se Kombi Shqiptar, në një periudhë jo shumë të largët, duke u futur në familjen e madhe të komb-shteteve të mëdha e të shumtë, do të shkojë drejt shpërbërjes dhe zhdukjes së tij, gjë e cila nuk duhet të na duket hipotetike, sepse historiografia botërore njef zhdukjen e kombeve edhe me të mëdha se sa Kombi Shqiptar, si dhe asnjëherë nuk duhet të harrojmë se, armiqët tanë rregullisht dhe sistematikisht edhe në të kaluarën tonë historike kanë punuar për zhdukjen e Kombit Shqiptar, por ky komb nga gjiri i tij rregullisht edhe sistematikisht ka lindur bijë dhe bija atdhetarë, që e kanë mbrojtur.
ÇKA DUHET TË BEJMË?!
Edhepse, përveç rreziqeve të sipërcakura ka edhe rreziqe të tjera, konsideroj se mbi këtë bazë, ne atdhetarët shqiptarë nga të gjitha trojet etnike të Shqipërsië dhe nga diaspora shqiptar, duhet të mendojmë, të punojmë dhe të veprojmë kundër kësajë tragjedie që i kanoset Kombit Shqiptar dhe ne bijëve dhe bijave të tij, të përkushtuar për ribashkim kombëtar shqiptar në një komb-shtet të vetëm, me emrin SHQIPËRI. Gjykoj që, nëse „Pako Ahtisaari“ Kosovës ia parandalon të drejtën e bashkimit të saj me një shtet tjetër (fjala është me Shqipërinë), padrejtësi kjo që nuk gjindet në asnjë dokument e rezulute të te drejtës pozitive ndërkombëtare, por që bjen ndesh dhe që paraqet një shkelje fragrante të së Drejtës së Vetëvendosjes, konsideroj që „Pakoja Ahtisaari“ askund nuk parandalon të drejtën e Republikës së Kosovës që të krijojë një union të përbashkët me një shtet tjetër, siç ishte Unioni Serbi-Mali i Zi, dhe në rastin konkret Unioni Shqipëri-Kosovë, një die kjo e hedhur në opinionin tonë komëtar nga LPK( Lëvizja Popullore e Kosovës), në vitin 2004, por që për mua dhe Frontin për Bashkim Kombëtar (FBKSH) atëherë ishte e parakohshme, sepse atëherë Kosova nuk ishte e njohur si shtet dhe unionet e tilla i krijojnë vetëm shtetet. Kurse, tani kur Kosova është njohur nga 46 shtete, është domosdoshmëri e kohës që të punojmë e veprojmë për krijimin e Unionit Shqipëri-Kosovë, si hap i parë për të evituar dhe parandaluar rreziqet e sipërcekura më lartë.