Kulturë
Bashkim Saliasi: Thesar pleqërie
E marte, 02.01.2018, 08:22 AM
Bashkim Saliasi
Nipërit dhe mbesat - thesar pleqërie
Kisha dëgjuar, diku në rini, prindërit e mi,
Kur thoshnin në kuvende miqësh e biseda.
-S'ka si Nipërit, janë thesare të shpirtit,
Janë vazhdimësia jonë ndër shekuj e breza!
Ateëherë isha i ri e qeshja me pleqtë,
Që luanin e kënaqeshin me fëmijët e mi.
Po vjen një ditë, kur e provon dhe vetë,
Fëmijët e fëmijëve janë më e madhja pasuri!
Princi i gëzimit
Sa u hap porta, ndriti tërë shtëpia.
Erdhi im bir me nipin nga Greqia.
Nga gëzimi iu përgjunjëm me mall e lot,
Çmimin Gjysh unë dhe gruaja morëm sot.
Asgjë tjetër s'më duhet në jetë,
Shtëpia t'më kthehet në çerdhe dallëndyeshe.
Me nipër e mbesa t'më mbushet shtëpia,
S'ka më bukur se sa të bëhesh gjysh e gjyshe..