E shtune, 27.07.2024, 02:48 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Mysafirët e mi

E shtune, 30.12.2017, 11:11 AM


MYSAFIRËT E MI

 

Shokë  e dashamirë ,

M’ pyesin pa ia nda –

A t’ vijnë mysafirë ,

A t’ vjen kush me t’ pa ?

 

Kam tre mysafirë –

Zoti ua rritë nderën !

N’ çdo  muaj me dëshirë –

Nuk ma harrojnë derën !

 

Mysafiri i parë –

Kurrë mos e shkeltë brymën !

Nuk e len pa ardhë –

Ma kontrollon rrymën !

 

Mysafiri i dytë –

S’ e  nënçmon të huajin !

Vjen e  m’ i  lëshon sytë –

Sa kam harxhua ujin ?!

 

Mysafiri i tretë –

N’ botë nuk e ka shokun !

Vjen te dera e m’ thërret –

Me ma hekë bërllokun !

 

Kujt ia kam bërë  nderën ,

Gjithmonë n’ këtë dynja –

Kanë harruar derën ,

Nuk vjen kush me m’ pa !

 

Ka thanë xha Zafiri –

Kurrë n’ këtë botë nuk pres !

Nuk  t’ vjen mysafiri –

Pa pasur  interes !

 

Ka pasur  fjalë me thes ,

Mixha Menderes :

“Nuk ka “Mirë mëngjes “ –

Pa pasur  interes !”

 

Gjilan, më 14.12.2017.         Demir KRASNIQI



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora