Kulturë
Dedë Preqi: Satirë me fafarona e përzier
E enjte, 28.12.2017, 09:31 AM
Dedë Preqi
SATIRË ME FAFARONA E PËRZIER
Thuaj sa të duash, ma kënda, apo nuk ma kënda
I forti e ka pushtetin, të futë edhe në pranga,
Nëse ngjitët diçka nga goja, apo ndryshe vepron
Pushteti e përdor forcën, kur ujin ia turbullon.
Nuk do fajësohen vetëm Donika me Albinin
Në shenjë revolte në Kuvend e futën tymin,
U derdhën lot krokodili me zëra e bërtimë
Dikush qeshte fshehur e kërkonte ndonjë vrimë…
Si do e marrim, kanë bërë keq, apo me të drejtë
Mos t’luhet me sytë e ballit dhe Kuvendin e shenjtë,
Por zgjidhja në heshtje është pritje e gjatë
Kur thehët njëri krah dhe gusha mbetët thatë.
Tymin ia futi edhe Rambo, kjo nuk është në rregull
Por ky i fundit si kryeministër, tani po e banë mjegull,
Edhe të tjerët e futën tymin, duke e fshehur dorën
Dikush e fajëson policinë, dikush e fajëson rojën,
Por edhe kryekuvendari, që nuk i kursenë fjalët
Herë me seriozitet, e shpesh herë shagarët…
Fajtorët e tymit nuk do i gjejmë kurrë në lendinë
Ata janë të fshehur dhe punojnë tinëza nën tavolinë,
Kush do pajtohet që Kosova ka për të falë teritore
A nuk është mjaftë e copëtuar me dredhitë shekullore.