Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dedë Preqi: Satirë me fafarona e përzier

| E enjte, 28.12.2017, 09:31 AM |


Dedë Preqi

 

SATIRË ME FAFARONA E PËRZIER

 

Thuaj sa të duash, ma kënda, apo nuk ma kënda

I forti e ka pushtetin, të futë edhe në pranga,

Nëse ngjitët diçka nga goja, apo ndryshe vepron

Pushteti e përdor forcën, kur ujin ia turbullon.

 

Nuk do fajësohen vetëm Donika me Albinin

Në shenjë revolte në Kuvend e futën tymin,

U derdhën lot krokodili  me zëra e bërtimë

Dikush qeshte fshehur e kërkonte ndonjë vrimë…

 

Si do e marrim, kanë bërë  keq, apo me të drejtë

Mos t’luhet me sytë e ballit dhe Kuvendin e shenjtë,

Por zgjidhja në heshtje është pritje e gjatë

Kur thehët njëri krah dhe gusha mbetët thatë.

 

Tymin ia futi edhe Rambo, kjo nuk është në rregull

Por ky i fundit si kryeministër, tani po e banë mjegull,

Edhe të tjerët e futën tymin, duke e fshehur dorën

Dikush e fajëson policinë, dikush e fajëson rojën,

Por edhe kryekuvendari, që nuk i kursenë fjalët

Herë me seriozitet, e shpesh herë  shagarët…

 

Fajtorët e tymit nuk do i gjejmë kurrë në lendinë

Ata janë të fshehur dhe punojnë tinëza nën tavolinë,

Kush do pajtohet që Kosova ka për të falë teritore

A nuk është mjaftë e copëtuar me dredhitë shekullore.