E enjte, 03.10.2024, 06:35 PM (GMT+1)

Kulturë

Gëzim Llojdia: Bektash Cakrani - Martir i demokracisë

E marte, 19.12.2017, 09:25 PM


Motoja e jetës time ka qenë mbi pasurinë e familjen, Atdheu

Nga Gëzim Llojdia

Në 14 shkurt 1994, me dekretin Nr 773 , Presidenti i Republikës Sali Berisha i jep Bektash Cakranit :”Martir i demokracisë” duke e vlerësuar :” Dha jetën e tij në luftë për një Shqipëri etnike të lirë kundër okupatorit të huaj dhe komunizmit “.

Ka një gen në ADN e fisit Cakrani . Patriotizmi. I pandalshëm dhe i pashueshëm. Mund të zbehet por nuk njohu shuarje kurrë. Dielli i jetës në ardhje ,e solli në Cakran. Kërthiza ju pre me urimin ardhsh për mëmëdheun i mbarë .Viti ishte sosur 1871. Ndërkaq dritëza e Përndritjes kombëtare kishte filluar rrezatimin. Në vitet 1900-1908 Bektash Cakrani ,shkruan studuesi A.Llanaj ,sëbashku me atdhetarët e tjerë në Fier, Berat, Tepelenë, Vlorë, Mallakastër ndiqte me vëmendje gazetat që botonin kolonit shqiptare në Bukuresht, Kajro,Sofje dhe Manastir ku pasqyroheshin ngjarjet si dhe tablo nga jeta e shqiptarëve në Kosovë.Camëri,Maqedoni e krahina të vendit. Atij I vinin gazetat nga Berati dhe Vlora si “Shqipëria”,Drita,”Albania,Kombi,Shqyja e Shqypënisë”, ku shkruanin Shahin Kolonja, Grmeno, Asdreni, Mosi, Bagëri. Në tetor të vitit 1908 me këshillën e I.Qemalit u themelua klubi atdhetar ‘Labëria” ku pjesëmarrës është si dhe Hjredin Cakrani. Me iniciativën e vëllezërve Cakrani krijohet në Cakran një degë e klubit Labëria . e cila vihet në dukje nga letërkëmbimet e Ibrahim Abdulait, Hamza Isait. Kristo Karbunarës.

Nga viti 1909 kemi një lëvizje të patriotëve shqiptarë Bektashi udhëton drejt Stambollit ku takohet me XH.Ypin dhe djalin e I.Beut. Në letrën, që I.Qemali u dërgon anëtarëve të klubit “Labëria’, u bënë të qartë se pushteti i Abdyl Hamitit u ka sjellë mjaftë të këqija popujve të robëruar”.

Gjeografia e lëvizjeve  të patriotëve shënon koordinatat të reja sepse arrestimet,burgosjet, reprezaljet janë pjesë e një strategjia perandorake otomane ku sipas konsullit austro-hungarez Kraus në relacionin dërguar Vjenës më 4 qershor 1909 u arrestuan 13 vjet I.Abdullai, E. Xhaferi, D. Shaska, A. Beqir, M. Shara.

Kristo Karbunara sjell të dhëna ku flitet se  atdhetarët vlonjate e mallakastriot mërguan në Korfuz,Itali dhe ndër vise të tjera,ku odiseja e udhëtimit të tyre përshkruhet me varkë nëpër Jon përmes  dallgëve. Ftesa e Dervish Himës  për klubin Labëria në mars të vitit 1910 për të dërguar në Manastrit 3 përfaqësues për kongresin e dytë rezultojnë delegatë Bektash Cakrani,Ibrahim Abdullai, Jani Minga, Abaz Mezini. Hapja e shkollës  shqipe të Cakranit ruan vulën e bejlerëve të Cakranit .Kjo mund të shënohet një gur  qoshje në vendin e shqipeve.  Kristo Karbunara në kujtimet e tij dhe në dëshmitë  e Gaqo Floqit, Viskë Baba Tasit dëshmohet se Bejlerët e Cakranit  kishin paguar mësonjësit shëtitës jo0 vetëm për katundin e tyre por edhe për katunde të tjerë si Gorishovë, Buzmadh, Klosë. Në fjalën e Hajredin Cakranit në ditë çeljen e shkollës shqipe tha se: Në  Cakran familja Cakrani janë lexuar në alfabetin shqip librat botuar në Bukuresht e Stamboll, si Abetarja e Veqilharxhit, e Sami Frashërit,”Bagëti e Bujqësi,”Qerbelaja”,”Lulet e verës” dhe vjershërimi të tjera të shkruara nga Naim beut . Për shkollën shqipe të Cakranit flet Thanas Floqi,kur ishte ende mësues në këtë shkollë  lajmërohet prej ti të ndodhej në Vlorë në nëntor 1912 në ditët në prag të shpalljes së Pavarësisë Kombëtare. Ndër dokumente të shumta .Citojmë Gazeta ’Liri e Shqipërisë” Sofie,Nr 19 dt 09/09/1911 shkruan se të bijtë e Kahreman be Cakranit në Mallakstër pa marrë parasysh prishjen pasurisë së tyre ,që arrin në tre mijë lira turke  të ardhura në vit,nxorën  maleve një çetë për të luftuar kundra turkut,çeta kryesoj prej Bektash Cakranit. Ka dokumente të shumta dhe gazeta shqip që shkruajnë për patriotët shqiptarë citohet Bektashi dhe të tjerë  në prag të shpalljes së pavarësisë .Gazeta Dielli e Bostonit, në 21 në vjeshtë të parë vihet në dukje se krahas Bektash Cakranit në beteja kundër turqve në Pazar të Cakranit .me trimëri luftuan kryetarët dhe luftëtarë të çetave shqiptare.

Duke renditur të gjitha lëvizjet patriotike të periudhës së viteve 1912, pikëzohet një aktivitetet i shkëlqyer patriotik si rrallë kush.

Prill- maj 1912 gjatë fushatës elektorale  Bektashi përkrah kandidaturën e Ismail Qemalit. Prill 1912 vjen Ismail Beu në Vlorë. Takim me krerë midis të cilëve gjendet edhe Bektash Cakrani. Bektashi merr përsipër organizmin kryengritjes antiturke së bashkue me 360 shpirt.

Emri i Bektashit regjistrohet në kronika gazetash shqiptare që përhapen në disa shtete të botës. Gusht 1912 ,thirret në Fier një kuvend është prezent Ismail Beu dhe Luigj Gurakuqi,ka folur aty edhe Bektash Cakrani.

Në takimin e Cakranit ku gjendeshin Ismail Beu dhe Gurakuqi, Bektash Cakrani tha :”Neve na u desh bashkë me atdhetarët beratas e vlonjatet,një punë madhe që ju të ishit përfaqësuesi ynë sepse lakejt xhonturq doni shërbëtorin e tyre ...

Ka të dhëna të mbledhura nga studiues për figurën e Bektash Cakranit se   deri në vitin 12 Bektashi dhe i vëllai i tij Hajredini mobilizuan mjaftë vullnetarë në zonën e Mallakastrës .Ky autoret  citon faktin se në 9 nëntor 1912 atdhetarët në Vlorë,Berat,Mallakastër e kudo kanë marrë ndërkaq njoftimin  se :krerët shqiptarë do të mblidheshin shpejt për fatin e vatanit të tyre.

Ismail Beu do të dërgonte telegramin :”Mbledhja e përfaqësuesve në Durrës dhe Vlorë është shumë  e nevojshme. I thërrisni të gjithë deri sa të arrij unë. Mbani qetësin dhe ruani bashkimin. Cështja jonë  politike u sigurua...”

Në Vlorë ngrihet komisioni përgatitor i Kuvendit Kombëtar ku ishin Xhemil bej Vlora,Qazim Kokoshi,Hasan Sharra, Ibrahim Abdullai, Abaz Mezni, Alem Mehmeti, Thanas Floqi, Jani Minga, Leonidha Bezhani, Qamil Risilia, Bektash Cakrani etj. Në telegramin, që Bektashi i dërgon Haziz Pashë Vrionit, thuhet :”Shkëlqesisë së tij Azis Vrioni dhe shokëve të ndershëm të Beratit. E ardhmja e Shqipërisë u sigurua. Shkëlqesia e tij Ismail Qemal Beu me shokët e e tij të ndershëm  janë nisur prej Budapestit drejt për këtu, që të gjenden në mbledhjen e përgjithshme kombëtare e cila do të bëhet në Vlorë dhe kanë lajmëruar telegrafisht se nesër mbrijnë në Durrës “.

Në telegramin, që erdhi porositet, që të dërgohen atje kuaj për të hipur prej Beratit....

Në 21 nëntor 1912 nga Durrësi L. Gurakuqi dërgonte këtë telegram në Vlorë me këtë përmbajtje:”Ethem Beut e Bektash Cakranit,ose Qazim Kokoshit në Vlorë

:’ Me urdhër të Ismail Qemal Beut, ju bëhet me dije se pas dy orësh duhet të ndodheni në zyrën telegrafike .Luigj Gurakuqi”.

Qëmtojmë një dokumentacion të pasur për këtë figurë historike .Kështu përmendet se në Shpalljen e Pavarësisë Kombëtare dhe ngritje të flamurit kombëtar vëllai i tij Hajredini ishte delegatë dhe anëtar i Pleqësisë .Bektashi u emërua nga Qeveria e Vlorës në Drejtorin e Thesarit. Ka një ndihmesë në ngritjen e administratës së kësaj qeverie. E veçantë është se shtypi i kohës e përmend Bektash Cakrani në kronikat e tij. Reporterët  e këtyre shkrimeve janë atdhetarë të njohur si Thanas Floqi.Ibrahim Shyti, Leonidha Naci ,Dom Mark Vasa, Sali Nivica,Muco Qulli,Josif Bageri.

“Kordinatat”, që  tregojnë lëvizjet e këtij atdhetari janë mbështetja e Princ Vidit. Në Kongresin e Lushnjës  delegati i Mallakastrës Bektash Cakrani, përshëndeti të gjithë delegatët, që morrin pjesë në këtë  me vlera jetike për kombin shqiptar. Falënderoi organizatorët lushnjarë për mikpritjen dhe kujdesin e treguar në mbrojtjen e kongresit.

E panjohur deri më sot është vizita e kryeministrit Sulejman Delvinës në Cakran...

Epopeja  e Luftës s ë Vlorës është një gjurmë e thellë  e patriotizmit shqiptar, që la Bektash Cakrani si anëtar i shtabit drejtues. Në vitin 1921 midis emrave të shquar të parlamentit është Bektash Cakrani.

Lufta e Dytë Botërore mund të shënohet si pikë në historinë e vendit.

Nga kujtimet e Avdul Agalliut thuhet se :” Në fillim të prillit  1939 ,Bektash beu i Cakranit erdhi dhe bisedoi në Fier e Vlorë  me miqtë e tij: Beqir Velo, Aristidh Ruci,Toli Arapi,Beqir Sulo,Ibrahim Abduallai,Dr Simonidhin e Dervish Hekalin për situatën krijuar dhe robërimin e ri të atdheut duke pritur atë me zemëratë.

Pas revoltave në Vlorë,Fier,Berat, ai shkruan një letër Musa Jukës  ku i kërkonte sqarime mbi të zezën, që po i binte në kokë vatanit nga Italia. Në vitin 1942 zgjidhet Kryetar i Këshillit Nacional-çlirimtar të krahinës së Mallakastrës .

Më 7 prill ‘43  largohet  nga Kryetar i  Nacl. Në fund të prillit 1943 thirret në Tiranë nga Bahri Omari,Skënder Muco,Nuredin Vlora  Bej, Ali Klisyra për tu përfshirë në organizatën Balli Kombëtar.

Përmendet në një moment arrestimi i Ali Klisyrës nga partizanët e Ago Celit dhe Karafal Bellos,ku  kontributi i Bektash Cakranit është dërgimi i një letre urgjente Ismail Golemit për lirimin e Ali Klysirës në të cilën ngjau edhe marrëveshja mes Fronit dhe BK.

Njihet dhe ky dokument, që zbulon se Bektashi është arrestuar në vitin 1940 dhe ishte internuar në Porto Romano.

Fitoren e Frontit ai priti në banesën e tij duke  pritur ngjarjet e kohës ,nuk u largua nga mëmëdheu i ti,j sepse nuk kishte bërë krime.

Në vitet 1945-46 filluan gjyqet popullit .Burgoset në Vlorë ndërsa gjyqi i Ballshit e pushkaton. Bektash Cakrani ka deklaruar në gjyq :”Pas Këshillit Nacional-çlirimtar në krahinën e Mallakastrës u bashkova me organizatën e BK, e cila sipas dekalogut kishte një program të mirë për interesat e popullit dhe atdheut. Por ky program mbeti në letër në kushtet, që rrodhi lufta,ai nuk u zbatua. U përpoqa më mish e me shpirt për atdheun dhe kurrë nuk kam bashkëpunuar me pushtuesit nazist për të cilët kisha mendimin se do të pësonin një fund tragjik me luftën e  tyre të padrejtë....Kurdoherë kam punuar për atdheun,sepse motoja e jetës time ka qenë mbi pasurinë e familjen ,Atdheu...?



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora