E shtune, 27.07.2024, 02:45 AM (GMT+1)

Kulturë

Hata: Modeli gjerman, model kthese dhe ndryshimi

E premte, 15.12.2017, 09:00 PM


Modeli gjerman, model kthese dhe ndryshimi për shqiptarët

Nga Dukagjin Hata

Sot faktori shqiptar në Ballkan, edhe Që nga shpallja e Pavarësisë së reduktuar të shtetit shqiptar, ku gati dy të tretat e teritoreve mbeten jashtë kufijve administrativë, e mira shqiptarëve iu ka ardhur nga diaspora, e cila ka synuar të mbajë ndezur modelin e Perëndimit në të ashtuquajturin vendi dhe populli i shqiponjave. Fan Noli, Faik Konica e të tjerë u bënë shembull i luftës së shqiptarëve të diasporës për t’i çliruar shqiptarët nga vargonjtë e politikave dritëshkurtëra dhe politikanëve mediokër.

Edhe pse iu është ofruar mundësia më e madhe në këta njëqind vjet shtet i rrudhur e rakitik dhe tani së fundi dy shtete shqiptarësh në sijudhesën e vjetër ballkanike, faktori shqiptar përkundër rrjedhave të favorshme ku e kanë orientuar qasjet euroatlantike, për fat të keq, është një faktor i çoroditur, i keqorientuar, i shantanzhuar nga partitokracia, si një nga plagët më të rënda të shoqërisë panshqiptare.

Në rrethana të tilla, që nga viti 2009, një grup idealistësh nga diaspora shqiptare kanë ndërmarrë një nismë për ta pastruar shoqërinë e infektuar shqiptare nga fryma e keqe e ndasive dhe përçarjeve të gjithëfarëshme, korrupsionit, klientelizmit, çoroditjes dhe nga pasojat e një politike infatile e të papërgjegjshme, duke themeluar Këshillin Global Alban, si një qasje, alternativë dhe mundësi ndryshimi që vjen nga diapsora.

Gjithçka ka filluar nga ideja e Adem Ulurit, shqiptar nga Kosova me banim në Gjermani, i cili është një nga organizatorët më aktivë dhe sponsori i Këshillit Global Alban, një organizatë që tanimë ka grumbulluar rreth vetes disa nga figurat më emblematike të botës shqiptare, profesorë e doktorë shkencash, akademikë të mirënjohur nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, që synojnë të  bëhen pjesë e aksionit atdhetar panshqiptar, për të ndërtuar një shtet civil, të cilit shtet, sidomos Evropa dhe Gjermania do t’ia zgjasin dorën. Një shtet real demokratik për shqiptarët ku të sundojë puna, konkurenca e ndershme, dëlirësia,

Në botën ku jetojmë gjithçka nis dhe funksionon mbi bazën e një logjike, thotë Uluri. Filozofë, shkrimtarë, mendimtarë, ideolgë, profesorë, doktora shkence,  studiues ,institucione janë marrë me çështjen e LOGJIKËS.

Uluri thotë se gjithçka nis nga Logjika dhe duhet të funksionojnë mbi bazën e logjikës: kur prishet logjika, çorientohet dhe degradohet gjithçka, individi, institucioni, atdheu, kombi, siç ka ngjarë dhe po ngjet aktualisht në Kosovë, në Shqipëri, në Maqedoni dhe kudo ku jetojnë shqiptarët në Ballkan.

Logjika, shton aktivisti Uluri është një interes i ndërsjellët marrës dhe dhënës, që kur prishet deformon dhe çekiulibron gjithçka dhe i bën institucionet e të drejtës qytetare të brishta dhe të pamundura për të dhënë drejtësi qytetare e njerëzore.

E them me shumë dhimbje, pohon Uluri, se Albanët e kanë humbur këtë  logjikë, janë mësuar vetëm me marrë , askush nuk është duke dhënë  dhe duke vepruar për nesër, por vetëm për sot dhe antimodelin e kësaj ua japin politkanët dhe politika, që janë kthyer në rrënuese të sistemit të vlerave të individit shqiptar dhe shoqërisë shqiptare.

Çorodija, mungesa e vizionit dhe kthjelltësisë, apatia, dembelizmi, pritshmëria, neglizhenca, mungesa e përkushtimit ndaj punës dhe gjithçkaje janë fenomena që kanë infektuar shoqërinë tonë dhe kemi të bëjmë me një shoqëri të infektuar, të sëmuarë, e cila duhet të diagnostikohet dhe kurohet me themel, thotë Uluri dhe ky konsiderohet misioni i Këshillit Global Alban.

Duke parë faktorët që kanë kapluar këtë fushë të veprimit ardhur si çorodi e prishjes së këtij elkuilibri, janë rrënuar standardet ekonomike dhe jetësore, i janë shmangur thelbit të modelit për të cilat janë krijuar mediat dhe shoqëria civile, dixhitalizmi në një shoqëri të papërgatitur, interneti, kafenetë në çdo dhjetë metra të hapësirave private e publike, papunësia,  radikalizimi  si formë dhe mënyrë e jetësës dhe e përballjes me alternativën e tjetrit, na ka çuar ne albanëve vite dritë prapa në kohë, në raport me vendet evropiane.

Adam Uluri beson tek nisma e tij dhe e bashkëthemeluesve, se ky këshill do të jetë një zë i fortë i shoqërisë civile gjithëshqiptare, për të ofruar shanse të reja të shqiptarëve në Ballkan në rrugën e ndërtimit të një shoqërie të konsoliduar demokratike dhe të një shteti të së drejtës. Beson se integrimi evropian do të jetë real dhe jo propogandë, kur qasjet e shqiptarëve ndaj shtetit të tyre kudo ku jetojnë të jenë të drejta e njerëzore dhe ky shtet të bëjë maksimumin për shtetasit e tij.

Në tavolinën e punës së Ulurit mund të gjeshë ide, projekte, qasje nga të të ndryshmet, por në lidhje me Këshillin Global Alban, ai ka të detajuara tre elmentë kryesorë të saj, të cilët i etiketon: Qëllimi, Vegla dhe Rruga. Si vegla ai konsideron veglat hyjonre të ligjit të Zotit, Natyrës dhe Njerëzve. Si rrugë konsideron Logjikën, Sinqeritetin dhe Drejtësinë. Si Qëllim konsideron dhe synon për të gjithë shqiptarët që duan të çlirohen nga kthetrat e partitizmit të sëmurë, siguri, shëndetësi, arsim, ekonomi, sport, kulturë dhe, në thelb, ringjallje të shpresës, duke mundësuar që të fryjë një erë e re për shqiptarinë, në përputhje me modelet më të avancuara të Perëndimit e kryesisht të shtetit gjerman, që Uluri dhe bashkëidealistët e tij e servirin si një model kthese dhe ndryshimi për shqiptarët.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora