E shtune, 26.10.2024, 09:02 AM (GMT+1)

Kulturë

Dea Halimi: Baleti

E hene, 11.12.2017, 09:00 PM


Dea Halimi

Baleti

( Njëaktëshja luhet në  ambientin e një klase. Deas i kishte blerë mamaja një palë pupa të baletit. Ajo i kishte marr në shkollë.  I nxjerr nga çanta dhe e lumtur  me to në dorë niset te banka e Puhizës. )

Dea: Puhiza, eja të vallëzojmë balet. Ja çfarë pupash të bukura më ka blerë mamaja.

Puhiza: Oh, Dea,  prit pak vetëm sa ta përfundoj tregimin që  po e lexoj.

Dea: Shpejto, mua nuk më pritet.

Sara: Qetësi. A jemi këtu në ndonjë skenë baleti apo në shkollë.

Puhiza: Ah ti, pse ndërhyn gjithnjë ?

Olti : Vërtet, na duhet qetësi në klasë.

Dea  (Pret me pupa në dorë para Puhizës):  Unë vetëm desha pak të luajmë.

Hana: Mund ta shfrytëzojmë  pushimin mes orëve.

Edini: Ta shfrytëzojmë orën e edukatës fizike.

Eriku: Jo, në orën e edukatës fizike dua të luaj futboll.

Puhiza:Ngadalë, ngadalë do të gjejmë zgjidhje.

Rita:(E ulur në bankën e saj)Të paktën, mund ta ulni zërin, jam duke lexuar.

Dea:Të kuptoj, por ngaqë mami më kishte blerë pupa të baletit dua të vallëzojmë pak. (I mbath pupat dhe fillon të bëjë ca hapa. )

Puhiza: Mirë, do të luajmë për  pesë minuta e pastaj dua t`i kthehemi mësimit. (Dea del te tabela,  fillon të kërcejë).

Leka: (I  afrohet Deas. Ia zgjat dorën) Unë jam një balerin. Të vallëzojmë së basku.

Irisi: (Vrapon drejt Deas dhe përkulet para saj) Do të vallëzosh me mua.

Puhiza: Pritni, pritni! Do t`i vij radha secilit.

Olt H: Natyrisht, çdo gjë të ketë një mirëvajtje.

Puhiza: Do të bisedojmë me mësuesen dhe do ta bëjmë një orë të baletit, nuk iu tregova: edhe unë i kam pupat e baletit në çantë.

Ensari: O sa mirë, ti Puhiza dhe ti Dea i keni pupat, po ne?

Blendi: Mund t`i sigurojmë dhe ne, për orën e baletit.

Alea: Mjaft, ç`është gjithë kjo zhurmë.

Anesa: Ku ishe deri tash, ne po bëjmë balet.

Elsa: Puhiza dhe Dea i kanë pupat e baletit me vete.

Jora : Unë e kam celularin me vete, mund te gjej muzikë për balet.

Hermelinda: Po ti nuk di asgjë për muzikë .

Jora: Do ta gjej muzikën e Zhizelës.

Dea: Kjo është e preferuara ime.

Drin P. Edhe motra ime e pëlqen Zhizelën. Më mëngjes vetëm atë e shikon në tv.

Lea: Të kishim këtu një piano, unë do të bëja vetë muzikë për orën e baletit.

Noa: Të gjithë duam të vallëzojmë, por kushte nuk ka.

Dea: Kushtet i krijojmë vetë.

Darisi:Si...

Rea: Ja, Jora e gjen muzikën. Ne hapim rrugën dhe Puhiza e Dea vallëzojnë.

Jora:Ja dhe muzika.

Tuana: Fëmijë, fëmijë hapeni rrugën.

Leka: Unë desha të vallëzoj me Dean.

Leoniti: Edhe Irisi deshi të vallëzonte më Dean, por ja u largua. Lësho rrugë edhe ti. (Leka largohet)

Tuana: Tash mund të vallëzoni.

(Dea dhe Puhiza në mes të rrethit të krijuar nga nxënësit filluan të vallëzojnë.)

Yllka: Dea luan balet si një mjellmë e bardhë. Ja dhe pupat i ka të bardha; se si i shkëlqejnë.

Shkronja: Shkëlqejnë ngjyrë rozë dhe pupat e Puhizës.

Yllka: Jo, pupat e Deas ndrisin ashtu si pupat e Zhizelës...

Shkronja: Pse? Ti do që Dea të jetë Zhizela?!

Yllka:  Po, dua të jetë Zhizela.

Leoniti: Ndoshta ke harruar... ka përfundim tragjik Zhizela!

Odesa: Mos po harroni, ne jemi në klasë.

Atiku:Po vjen mësuesja.

(Mësuesja hyn në klasë. Nxënësit ikin në bankat e tyre. Dea dhe Puhiza mbesin duke vallëzuar balet. Jora ndal muzikën. )

Dea: Kush e ndali muzikën.

Puhiza: Lëshoje muzikën Jora.

Mësuesja: Ç`është kjo rrëmujë. (Dea dhe Puhiza ikin më vendet e tyre.)

Atiku : Po bëjnë balet në klasë.  (Leka dhe Irisi e gjuajnë me letra të zhubravitura)

Drin P. Jo, mësuese,jo! (I hedh ca letra të shqyera Atikut)

Të gjithë:Deshëm të bisedonim me ju, ta organizojmë një orë baleti?

Rita: Vetëm presim pëlqimin tuaj!

(Mësuesja buzëqesh dhe pohon me kokë.)

Alea: Ne tashmë e provuam se si do të rrjedhë loja!

Lea :Lëshuam muzikë dhe filluam të bëjmë balet.

Yllka:Dea bën balet si një mjellmë e bardhë.

Mësuesja: Ta shikoj dhe unë pra atë pikë të baletit.

(Jora Lëshon muzikën, Dea dhe Puhiza dalin e nisin të vallëzojnë) Fund



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora