Kulturë
Halil Gashi: AFA Rugova - 70 vjetori
E diele, 10.12.2017, 10:18 AM
Në 70 vjetorin e themelimit të AFA “ Rugova “
Ansambli Folklorik Autokton “ Rugova” Thesar I trashigimisë kluturore shqiptare
Shkruan Halil Gashi
Plotë 70 vite , këngë dhe vallë , këngë epike më lahutë, lojë më kavalla dhe qifteli , valle më gërnetë e më tupana, këngën malësorçe, dhe shumë e shumë vlera të tjera të kësaj trashigimie duke përcjellë nga brezi në brez vlerat e trashigimisë kulturore dhe shpirtërore të ketij nënqielli si gjevahirët më të çmuar të kësaj sajë si këngën, vallën , traditën, ritët e kanagjeqeve dhe të darsmave , ritët e punës ,tërë atë kolorit veshjesh , atë dijalekt të folmës si dhe dokët e zakonet e shumëta popullore. 70 vite më shumë se 800 anëtar të këtij Ansambli në më shumë se gjashtë breza lozën në skenat më prestigjioze të vendit dhe të Evropës ,duke filluar nga Langoleni në Angli, në Paris , Bon , Romë , Bruksel , Tiranë shkup. Zagreb , Opati, Ohër . Gjirokastër e gjerë në Amerikën e largët , ishin dhe mbetën Ambasadorët më të denjë të prezentimit të vlerave tona më të qmura të trashigimisë tonë kulturore shqiptare duke deshmuar para botës autoktoninë tonë në keto shkrepa ku skifteret ngenë folet , atje ku zanat e malit hudhën vallët eparase bashku me kreshniket e Mujit dhe Halilit . Vallja e Shqiponjës dhe ajo më jatagana , janë deshmitë më kuptimplota për jetën , luftën dhe lashtësinë e tyre në këto treva epike .
Një ditë të Qershorit të vitit 1947 pikrisht më datën 14 të atij muaji, një grup I vogël djemsh dhe vajzash nga trevat e Rugovës te prirë nga Ramë Kapllan Nikqi e të mbeshtutur nga Kryetari atëhershëm I komunës se Rugovës Bajram Husi , u shfaqën më një program kulturo-artistik në qytetin e Pejës para publikut Pejanë e te cilet u dortrokitën fortë nga ta, pa qenë të vetëdijshëm se nga ajo ditë po fillojnë të bejnë histori jo vetëm të ketij Ansambli por edhe te kombit thot Vesel Nikqi , kryetar I ketij Ansambli I cili me dy dhjetor të ketij viti në mënyrë solemne shenoi 70 vjetorin e themelimit , datë kjo e cila përkoi edhe më ditëlindjën e Presidentit historik të Kosovës dr. Ibrahim Rugovës I cili vie pikrisht nga treva e Rugovës.
Për të shenuar ketë 70 vjetor të themelimit dhe punës se këtij ansambli, në Pejë kishin arrijtë shumë ansamble kulturore nga mbarë gjeografia e jonë shqiptare , por ishintë ftuar edhe shumë ansamble të tjera nga Shqiperia të cilat ishin të pëngura të jenë pjesë e ketij manifestimi për shkak të përmbytjeve qe ndodhën atje. Mirëpo, aty ishin shumë ansamble të tjera nga Gostivari, Tropoja, Hasi, Ansambli “ Shota”, pataj “ Ilirida “nga Shkupi, Ansambli I kengve dhe valleve nga Obiliqi dhe shumë të tjera të cilat më programet e tyre më kengë e valle nga tradita e jonë kulturore e shpirtërore nga të gjitha këto treva madhështuan ketë manifestim të cilit një shije të veqant i dha edhe kori qytetit “ Siparunt “ më dirigjentin Memli Krasniqi të cilet pos hymnit kombëtar dhe atij të Kosovës , interpretuan edhe një pikë muzikore nga trashigimia e jonë kulturore në mënyrë të veqantë që të kujtontë lashtësinë dhe të sotmen e cila duket sa lartë po aq edhe afërt.
Si nikoqirë I kësaj feste të trashigimisë tonë të lashtë kulturore në shenimin e ketij 70 vjetori Ansambli Folklorik Autokton “ Rugova” përmes këngve dhe valleve të interpretuara dhe të lozura më shumë dashuri , përkushtim dhe mjeshtri artistike edhe një herë deshmuan vlerat e larta artistike të kësaj trashigimie por edhe vlerat e larta në interpretimin dhe lojën skenike , duke sjell para publikut Pejanë dhe mysafrve të shumtë rrugetimin e tyre për 70 vite ,ruajtjën dhe kukltivimin e ketyre vlerave më dashuri të skajshme , më fanatizëm dhe më gjelozi të madhe dhe duke I përcjellë nga brezi në brez më po aq dashuri e cila nga njëherë merr permasa biblike.
“ Rugovës zoti ia ka falë gjithë ato bukuri, poashtu kësaj treve zoti I kafalë edhe burra dhe gra të cilët qëndruan gurë kufiri në mbrojtje të Atdheut, por edhe për të ruajt ndër breza tërë ketë thesar të trashigimisë kulturore dhe shpirtërore duke I kënduar po aq bukur atyre trevave ,zakoneve shpirtërore e historike të atij nënqielli “. Kështu u shpreh në mes tjerash në Tryezën shkencore kushtuar ketij 70 vjetori Mark Palnikaj nga Nikaj Mertur I cili ishte pjesmarrës I ketitij manifestimi.
Në kte manifestim ishte edhe Kryeministri I Republikës se Kosovës Ramush Haradinaj, nën patronatin e të cilit u mbajt edhe ky manifestim I madh kulturor I cil imë kte rast uroi 70-vjetorin e Ansamblit “RUGOVA”, i cili siç tha, koincidon me ditëlindjen e presidentit Ibrahim Rugova.
“Ne kudo që jemi krenohemi me ju, me Ansamblin Autokton “RUGOVA”. Kjo është një festë e madhe, me shumë domethënie, dhe ky bashkim i yni e vërteton rrugëtimin 70 vjeçar të një thesari tonë, por që është mijëra vjet”, tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar se ky manifestim i bënë nderë jo vetëm artistëve, Rugovës kreshnike, por edhe kombit.
Haradinaj, para të pranishmëve të shumtë, tha se Kosova, Qeveria, dhe të gjithë të tjerët, e kanë për nder ta rregullojnë statusin ligjor të Ansamblit Autokton “RUGOVA” si Ansambël Nacional, dhe siç tha ai, “kjo do të ndodhë”.
“Dëshiroj të them se të gjithë e dimë se modernja është e të gjithëve, të gjithë kanë hise në të, por tradita është vetëm e atyre që e ruajnë dhe unë ju përgëzoj që e keni ruajtur për vete dhe për ne kudo që jemi”, tha kryeministri Haradinaj.
Nderkaq, duke përshendetur të pranishmit Kryetari I komunës se Pejës Gazmënd Muhaxheri uroi për ketë përvjetor duke vlersuar lartë kontributin e ketij Ansambli në ruajtjën dhe prezentimin e vlerave të trashigimisë tonë shpirtërore si krenari e Pejës dhe e krenari kombetare.
Vargu i valltareve dhe valltarëve të këtij ansambli gjithnjë të veshur me teshat më të bukura kombëtare, me flamur kombëtar në dorë të qëndisur me thek ngjyrë ari kur ia thonin këngës dhe valleve në të gjitha skenat në vënd dhe në Evropë ta kujtonin sikur po dilnin “ zanat e malit dhe kreshnikët nga nëntoka e Bjeshkëve të Rugovës, të cilët më pamjet e tyre të kujtonin jo vetëm të bukurën por edhe të fuqishmën në luftën që ata e zhvilluan ndër shekuj duke qenë gur kufiri në luftrat më të egra mbi këto troje të lashta iliro-dardane. Kështu kujton attë rrugëtim 70 vjeqar Kryetari i këtij Ansambli Vesel Nikçi i cili trashegoi në krye te Ansamblit xhaxhain e tijë dhe themeluesin e ketij ansambli Ramë Kapllan Nikçin.
I lartë është numëri I koncerteve dhe prezentimeve para publikut , por edhe I pjesmarrjës se ketij Ansambli në Festivale dhe gara kombëtare dhe nënkombëtare . Ata për lojën dhe prezentimet e tyre skenike u dekoruan më dhjetra medalje të arta dhe të argjenta, qindar medalje të bronzëta , qindra e qindra diploma e mirënjohje dhe shumë shpërblime të tera . Vesel Nikçi , kryetari këtij Ansambli thotë se në garat kombëtare dhe ndërkombëtare ky ansamble në vitin 1949 në Shkup zuri vëndin e parë, , poashtu në Opati në Kroaci në vitin 1951 e zuri vëndin e parë. Në Langolën të Anglisë në Festivalin ndërkombëtar të trashigimisë kulturore zuri poashtu vëndin e parë Edhe në vitët 1971 dhe 1975 Ansambli Folklorik Autokton zuri vëndin e pare në Zagreb. Edhe në vitin 1979 ky ansambël u shpall I apri në garata e atëhershme të ansambleve folklorike në Ohër. Nderkaq, në vitët 2000 dhe 20014 në festivalin mbarëkombëtar në Gjirokastër ky ansambel u vlersua lartë duke u klasifikuar në vëndin e parë thotë Vesel Nikçi duke mospërmënd edhe manifestime të tjera të shumta ku në nivelin kombëtar vlersohet gjithëherë shumë lartë.
Vesel Nikqi shprehet se AFA “Rugova” promovon vlerat përmes takimeve të ndryshme kulturore, festivaleve, manifestimeve. “Po ndikojmë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore, të asaj që është autoktone sepse vallet tona nuk i ka prekur koreografia, as veshjet nuk janë bërë nga kostumografët”, ka treguar Nikqi, sipas të cilit veshja e burrave është ruajtur më shumë se e ajo e grave. “Rajoni ynë përmes Ansambli i ruan veprat më origjinale. Të gjitha mjetet me të cilat luhet dhe vallëzohet, të gjitha janë origjinale, nuk ka improvizime, kjo e ka bërë atë specifikën të Ansamblit tonë”, thotë Vesel Nikqi
Ansambli Folklorik Autokton “ Rugova për keto 70 vite ishte pjesë e shumë filmave të xhiruar në vënd siq janë Filmat ; Kokë për Kokë, Toka më Pesë kontinente , Uka I bjeshkve të nëmura, Njeriu prej dheut, Si të vdisët, Lepuri më pesë këmbë, Dashuria e Bjeshkve të Nëmura dhe Gjurmët e barrdha ….
Sipas z. Vesel Nikqi ,preokupim i udhëheqjës dhe anëtarsisë se ketij Ansambli tani mbetet që disa nga vlerat më të vqanta të kësaj trashigimie të behën pjesë dhe futën nën mb -rojtjën e UNESKO-së për çfarë po punohët më ngulm.
Për ketë u fol edhe në Tryezën e mbajtur shkencore në të cilën me kumtesa të tyre u prezentuan përsonalitete të shqura të kësaj fushe si Dr,. Zymer Neziri, Dashamir Uruqi, Dr. Mark Palnika, Prof dr.Zeqirja Ballata Dr. Bashkim Lajçi, Mr. sc Shpresa Tolaj- Gjonbalaj , Prof Mehmet Barrdhi dhe pjesmarrës të tjerë. Kumtesat e te cilëve do të botohën në një botim të veqantë .