E merkure, 04.12.2024, 07:13 PM (GMT)

Kulturë

Çeliku, Krasniqi & Seferi: Këngë për Emin Kaçakun

E diele, 10.12.2017, 10:00 AM


KËNGË PËR EMIN KAÇAKUN

 

(Autorë teksti: Bajram Çeliku, Demir Krasniqi Dhe Tahir Seferi)

 

Hej, 500 vjet, nën robëri,

Pesëqind vjet, nën Turqi,

Pesëqind vjet, në gjak e vorre, ( 2 )

Armët nuk i lëshumë prej dore. ( 2)

Në këto male, në këto kodrina,

Lindën nënat,rritën shqipet, shumë djem trima,

Që luftunë me pashallarë,

Emin Çeliku, trim shqiptarë.

Në këto male, në këto kodrina,

Lindën nënat, rritën shqipet, shumë djem trima,

Që luftunë me pashallarë,

Emin Çeliku, Emin Kaçaku, trim shqiptarë.

Hej, për me i dalë zot atdheut,

Këto stërnipa, të Skënderbeut,

Me bajloza, shpesh u matën,

Dhe me gjak, e kanë la shpatën.

Emin Çeliku, trim dahi,

Lidhi besë me Zajazli,

Garnizonin me sulmue,

O, Kërçovën me çlirue.

Hej, larg jehona ka jehue,

Edhe Pashës, i kanë kallzue,

Pesë taborre, i ka shtërngue,

Për këto male, nisën me shkue.

Në fshatin Sop, pa zbardh drita,

Emin trimi, ka zënë prita,

Po shkon gjaku, porsi krue,

Askend të gjallë, nuk don me lëshue.

Hej, shumë kohë nuk paska shkue,

Dervish Cara, fjalë ka çue,

Thujë Eminit, o vëlla, hajde me u bashkue,

Hajde o vëlla, o me u bashku.

Hajde vëlla me u bashku,

Për atdhe me luftu,

Të luftojmë ne për vatan, Shkup e Shkodër, Elbasan,

Gjithë kah janë, trojet me shqiptarë.

Hej, kur janë mbledhë trimat e dheut,

Mori pjesë, në Kuvend të  Prizrenit,

Jo nuk mundi në shtëpi me shku,

Në male të Dibrës, u nalu.

Në male të Dibrës u nalu,

Me Halil Kaçakun, Halil Rekës iu bashku,

Në male të Dibrës u nalu,

Me Halil Kaçakun, Halil Rekës iu bashku.

?I shkoi jeta tuj luftu,

Ai luftoi, bre haj medet,

I rrafshoi mbi 90, vjet,

I shkoi jeta për kiamet.

Dikur iku prej kësaj jete mizore,

Sot u zgjue, sot qëndron në përmendore,

Iku e shkoi, nga kjo jetë mizore,

Hej, sot u zgjue, sot qëndron në Përmendore…

 

Emin Çeliku (Xhambazi), krahu djathtë i Dervish Carës...



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora