E marte, 10.12.2024, 12:08 PM (GMT)

Kulturë

Kalosh Çeliku: Nëntori historik pa Dr. Gaçin

E hene, 04.12.2017, 07:26 PM


NËNTORI HISTORIK (2017)

PA Dr. GAÇIN E MADH

NGA KALOSH ÇELIKU

Miku im besnik Dr. Gaçi tri ditë nuk erdhi në shtëpi. Rastësisht, para selisë të Nënës Parti e kishte gjetur të përgjakur e me kokë të shtypur Djali i Vogël. Edhe, m’u paraqitë në telefon: Babi, Dr. Gaçi është i përgjakur dhe me pak shenja jete.

Ato momente ndodhesha matanë Urës Gurit, para këmbëve të Kalit Aleksandrit Madh. Iu përgjigja: merre, në shtëpi! Unë vij menjëherë pas pak minutave.

Erdha. Dr. Gaçi ishte i përgjakur me sy të mbyllur dhe hyndë pa frymë nga gjaku me pak shenja jete. Lekët e fundit të bukës i vura në përdorim për ndihmë. E thirra taxi -n për ta dërguar te veterinari, në Autokomandë.

Veterinari i dha një infuzion dhe dy-tri ineksione për jetë. Pastaj, edhe një kontrollë rutinore mjeksore: Nofullën e epërme e ka të thyer, më tha veterinari. Me siguri e ka shkelur ndonjë makinë, ose është goditur me ndonjë shufër hekuri. Ndodhë, i sulmuar edhe nga ndonjë qen rruge. Tashti, merre dhe dërgoje në shtëpi! Ushqim i jep vetëm në formë të lëngjeve. Nesër, sille për kontrollë!

E mora Dr. Gaçin dhe e solla në shtëpi. U gëzova, që ai përsëri pi ujë nga çeshmja, jo si mecet e zakonshme. Hynte e dilte nga dritarja. Pak më vonë, edhe tambël. Thashë, me vete: E kaloi rrezikun. Edhe, pse: Ende nuk shtiente ushqim në gojë. Turreshte, sa herë që e hapja frigoriferin, ama pasi u merrte erë ushqimeve, me njërën këmbë i hudhte pas shpine, sikur donte të më thonte: janë, kakë. O burrë, haji vetë si Shkrimtar!

Ditën e nesërme, përsëri e thirra taxi -n. Erdhi një djalë i ri pas kërkesës time për një taxi. Shtëpizën e maces, më tha burri i botës nuk mund ta marrim me veti për në spital. Atëherë, i përgjigjem unë: ta lëmë shtëpizën në rrugë, e marrim me veti vetëm Dr. Gaçin për në spital! Jo, më përgjigjet taxi -sti. Është dashur ta paraqesësh udhëtarin.

Qesh me ironi. Prit pak, ndërhyri ai: ta pyes Qendrën! Pyete, i them unë duke e ditur veten si udhëtar i tyre i rregullt se për cilin “myshteri” bëhet fjalë. Vajza, matanë telit i përgjigjet, se udhëtari nuk e ka obligim ta paraqesë edhe shoqëruesin. Taxi -sti i ri heshti. E vazhduam rrugën me bisedë “informative”: unë nga cili katund është, e ai pyste dikend përmes telefonit se cilin e ka me veti në taxi. Papritmas, i them: Unë jam shkrimtar. Ndoshta, edhe je rritur me poezitë dhe tregimet e mia në Librat e Leximit. Jo, më përgjigjet, nuk më kujtohen ato poezi e tregime. E njoh një shkrimtar të anës sime, i cili e ka edhe një kullë në Matkë, në periferi të Shkupit, që e ka dhënë me qera.

Po, i përgjigjem. Edhe, unë e njoh atë patriotë të vonuar e të arratisur edhe sot e kësaj dite pas partive politike me nga dy-tre vende pune dhe emërie partiake: redaktor në gazetën e “vëllazërim-bashkimit”, Drejtor i disa fondacioneve “humanitare” dhe Zv/drejtor i MTV -ës si “mik” i “Abazit”. Që, kur erdhi me emërim të Nënës Parti në atë post politik, Gruan time me disa vjet përvojë pune në redaksi  e përzuri nga emisionet për fëmijë. Edhe, atë: përshkak, se: ishte Gruaja e Kalosh Çelikut. Në vend të saj emëroi një rrufjan të arratisur, që Komisioni Lustrues e shpalli si spiunë me diplomë.

Aspak, nuk më bëheshte vonë për identitetin tim si shkrimtar as Dje e as Sot. E, as Nesër. Rrugës nga kemi ecur, patjetër kemi lënë aq gjurmë të thella, që nuk i fshinë dot asnjë stuhi, borë e madhe. Mendjen e kisha te Dr. Gaçi, që sa më parë ta shpie te veterinari. Taxi -sti, përveç informatave që i merrte nga i “besueshmi”, telefonin celular e kishte me veti, vetëm duhej të hyjë në Google, dhe të gjitha informatat i kishte në sipërfaqe për mua si i “dyshimtë”, mos them edhe si “armik” i shtetit të “përbashkët”.

Ditën e tretë, përsëri kërkova një taxi po nga e njëta kompani. Papritmas, pas pak kohe me një zë të ëmbël m’u paraqitë vajza e Qendrës të taksistëve: për dy- tri minuta takxi numër 57 vjen përpara derës shtëpisë.

E mora shtëpizën me Dr. Gaçin dhe dola para derës oborrit shtëpisë. Macja, mjaulloi në telefon. E hapa: ishte vajza e Qendrës taxi -stëve: Mund të dalësh përballë selisë të Nënës Parti! Shkaku se, taxi -sti nuk mund të hyjë deri tek shtëpia, është e zënë rruga me punime në atë lagje. Nuk ka problem, i përgjigjem. Dhe, nisem më këmbë deri tek selia e Nënës Parti. Arrita. Taxi -sti, veç më priste përballë selisë të Nënës Parti. Edhe, padashtas e pash se, nuk kishte punime në rrugë.

E hap derën, dhe i them: Unë jam ai udhëtari që ju kam kërkuar përmes kompanisë. E, në këtë shtëpizë, çka ke me veti, reagoi taxi -sti. I përgjigjem: Dr. Gaçin. Jo, nuk mund të pranoj kafshë në taxi. Qeshem. Ky nuk është kafshë shtëpiake, por është udhëtar mbi nivelin arsimor të shumë politikanëve e intelektualëve në Shtetin e “përbashkët”. Jo, nuk mundem ta pranoj në taxi si udhëtar. Shpërthej, si shkrimtar: Atëherë, thyej qafën!

Paprimtas, posa iku taxisti që e përzura, erdhi një taxi tjetër para këmbëve. I them: a, je i lirë? Po, më përgjigjet. Grahi makinës sa më shpejtë për te veterinari, në Autokomandë! U nisë pa fjalë. Përçudi, edhe më priti përderia kryem punë. Veterinarja, kësaj radhe ishte grua. E mjekoi Dr. Gaçin dhe e pastroi me sy e hundë nga gjaku.

Rrugës, edhe u njoftuam me taxi -stin. Emrin e kishte Bajram. Thashë, me vete: ja, kush janë miqtë e vërtetë të kafshëve shtëpiake.

Edhe, me Bajramin edhe dy-tri herë të tjera e dërguam Dr. Gaçin te veterinarja. Përederisa, ajo një ditë si mike e kafshëve, më tha: pasi pi ujë dhe tambël, nuk ka nevojë më për ndihmë mjeksore.

Dr. Gaçi pinte tambël si bollë shullani sikur të ishte mes dhenëve  të Agait Çelike te Lugu i Ymerit. Edhe ujë nga çeshmja, në kuzhinë. Natën e kalonte me mua në dhomën e fjetjes. Herë pas here edhe dilte jashtë në Kopësht. Shpresë për jetë.

Ditën e fundit, kur e kisha për kontrollë Dr. Gaçin, veterinari më tha:  nuk ka nevojë më ta sjellësh Dr. Gaçin tek ne për shërim. E ka kaluar rrezikun.

Plot pas dy javëve, Gaçin e gjeta në shtratin tim të përgjakur në dhomën e fjetjes me pak shenja jete. E mora dhe e shtriva në dhomën e punës. E lëshova termon e nxemjes në maksimum. Dr. Gaçi mezi merrte frymë. E prisja ditën e nesërme, agimin për ta dërguar te veterinari. Dikur, nga ora 11,05 minuta Dr. Gaçi dha shpirt.

Ditën e nesërme, e varrosa me një poezi në Kopësht, përpara shtëpisë. Iku miku im besnik nga ky shtet i “përbashkët” ku nuk i duan njerëzit, e ku më kafshët shtëpiake…



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora