E shtune, 27.04.2024, 12:28 AM (GMT+1)

Kulturë

Keka: Rëndësia e 28 Nëntorit 1443 për shqiptarët sot

E marte, 28.11.2017, 09:16 PM


Rëndësia e 28 Nëntorit 1443 për shqiptarët sot

Nga Gjon KEKA

Kur jemi në ditët e shenjta të nëntorit, gjithmonë kujtojm djersën e përgjakur të paraardhësve tanë për t’i këputur zingjirët e robërisë nga pushtuesit dhe sakrificën për t’i sjell popullit lirinë e natyrshme. Kombi arbnor ka patur ditë të arta të historisë e njëra nga to është e mund të thuhet me të drejtë si dita ma e madhe dhe e bekuar – 28 Nëntori 1443, kjo ditë e bekuar e cila nënkupton për kombin tonë rikthimin e birit të urtë e të vyer,birit trim që nuk e harroj atdheun e tij të robëruar.Pra rikthimi i vizionarit të madh europian, Gjergj Kastriotit në trojet e tij bashkë me të edhe rikthimi i lirisë dhe hedhjes së themeleve të shtetit të arbërit si një nga shtetet monarkike të kohës së mesjetës.

Rikthimi i Gjergj Kastriotit në Krujë dhe clirimi i Krujës nga pushtuesi turk përbën për kombin tonë rikthimin e shpresës, lirisë dhe frymëmarrjes së humbur europiane të kombit arbnor. Akti i 28 nëntorit shënon një kthesë të madhe historike jo vetëm për kombin tonë, por edhe për kontinentin europian. Sepse nga ajo ditë e deri në vdekjen e Gjergj Kastriotit otomanët pushtues nuk patën suksese në grabitjen e mëtutjeshme të trojeve të kontinentit europian dhe derdhjen e gjakut në këtë kontinent,sepse ishin dy trima,dy heroj e strateg që ndalën hovin demoniak të Sulltanit për ta pushtuar e gjakosur tërë kontinentin e këto dy personalitete ishin : Gjergj Kastrioti dhe Gjon Huniadi.

Këto dy shtylla të heroizmit europian u bënë mbrojtësit e vlerave dhe të vetë qenjes së kombeve për të mos rënë në duar gjakatare të sulltanit barbar dhe për të mos mbajtur zingjirët e robërisë otomane ,zingjirë të cilat do t’i rëndonin shpirtin dhe shkatërronin dinjitetin kombeve ,sepse rënia në duar të sulltanit barbar ishte njësoj për atë kohë sikur rënia në duar të demonëve .Prandaj këta dy personalitete mbikohore nuk lejuan që kombet e tyre dhe madje edhe kombet e tjera të kontinentit të bien në duar të pushtuesit turk,dhe kështu i dolën përball kësaj të keqe duke e penguar të shtrihet më tej.Heroizmi i vizionarit Gjergj Kastrioti dhe strategjia e tij për ta cliruar atdheun nga pushtuesi turk,pastaj dëbimi i çdo gjëje turke nga kombi arbnor përbëjn heroizmin e madh të mbrojtjes së vlerave ,dhe rrënjëve të lashta të kombit arbnor që të mos bie në duar të armikut grabitçarë e tiranë.

Kështu që ardhja në Krujë e Gjergj Kastriotit me 300 arbnorët e tij ishte hapja e faqes së re të historisë, si një faqe e ndritshme e lirisë dhe pavarësisë së kombit arbnor europian.

Thirrjet: Liri, liri! Ishin thirrje që dilnin nga qytetarët arbnor dhe zemrat e tyre të etura që i këputën zingjirët turk që iu ishin vënë nga pushtuesi.

Kështu me shpalljen e pavarësisë dhe flamurit të identitetit arbnor gjysmëhëna u zhduk nga trojet arbnore, ishte flamuri i Kastriotit që valonte në qiellin arbnor,sepse gjysmëhëna turke nuk kishte më vend në trojet e arbërit. Në atë kohë turqit kishin frikë nga flamuri i Kastriotit ,kudo ku ai valonte ata tmerroheshin nga shqiponja dykrenore,por, gjithashtu turqit edhe e urrenin falmurin e identitetit dhe pavarësisë së arbnorëve ,sepse ishte ai flamur që ngritej lartë e më lartë në fitore dhe bëhej gjithnjë e më shumë i njohur në botë.Po ky flamur dhe në emër të tij kanë luftuar, kanë punuar shumë patriot e intelektual për ta përmbushur testamentin e Gjergj Kastriotit.Ndërsa sot, duhet reflektuar të gjithë, duhet ditur se kush jemi, prej nga vijm dhe kah duhet të ecim.Vetë shqiptarët e vërtetë duhet ta ruajn të pastër flamurin e Gjergj Kastriotit.

Koha e tanishme ,respektivisht nëntori dhe kjo ditë është ditë edhe e reflektimit tonë kombëtar !

Sidoqoftë ,sot shqiptarët mbajnë flamurin e lirisë, fitores dhe të identitetit europian , flamurin e Gjergj Kastriotit të Madh.

Gëzuar 28 nëntorin e identitetit tonë kombëtar europian

Zoti e bekoftë kombin arbnor europian.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora