E marte, 15.10.2024, 09:56 AM (GMT+1)

Kulturë

Alma Vjero Dedja: Mëngjeseve

E marte, 28.11.2017, 08:00 PM


Alma Vjero Dedja

 

MËNGJESEVE

 

Cikël poetik

 

P R A G

 

Nuk pyet pranvera,

që akoma s'është koha.

Degëve buavitur

bulon në embrion

Ashtu si foshnja të lind

nuk pret, nuk vonon.

Nuk pyet foshnja

që nëna ka dhimbje.

Nuk pyet

në bën ftohtë a nxeht'.

Nuk di nëse bota

e pret.

Pranvera ka kohën e vet

Nuk di në do zgjasë dimri sivjet

Sythet po çelen

Edhe ne qofshin femije te parakohshëm. ........

 

 

GJAKU IM

 

U rrite ti

Rritemi bashkë

dritësimi im.

Ecim, vritemi, rritemi,

bashkë..

Bashkë gëzojmë,

bashkë dhëmbim,

veças fluturojmë,

përgjërohem për ty

qaj për dy ..

Ti

rritesh fëmijë

Mua

emri yt më rrit

gjakësim.

Ti je engjëlli

Un'për ty bëj Perëndin'

U rrite biri im ! ....

 

 

HUATË E MIA

 

Borxh i kam ditës

sythin e dritës

I kam borxh natës

me ligje e vaje një mort’

kukuvaje.

I kam borxh ngjyrës së kuqe

zemrën me huqe.

I kam borxh lotit litar

një margaritar.

U kam borxh kohëve

që s’fjetën,

jetën

Atyre që morën arratinë

u kam borxh dashurinë. ...

 

 

PSIKOZË

 

Në gjumë të thellë tërhiqem të përjetoj mungesat

Të agjëroj nga amullitë e perditmerise

Të zhvesh r’endjet e stolitë rutinore

Ndaj bie për(të)mbys mbi zgjimet fëminore

gjej, të zbutura nga lotët, njoftimet vjeshtake

Shkruar për gëzimet e mia paraprake.

 

Përpëlitem, lëviz e zë vënd në brinjë

Gjoksit t’i lë shteg të frymoj

Të ndjeki luleëndrrat që m’i shkundën psherëtimat.

Se gjysmëbotës së krahut i mungon gjysma tjeter

Gjysmëbrinjë e thyer, e harruar, e vjeter,

Heshtje të gjata dhimbjesh

Ma lanë zemrën të pambrojtur.

E kthehem mbi shpinë

Mbjellitë e ëndrrave

jastëkut të derdhin lulëri

dhe aroma flokësh përkëdhelitë.

Jastëk rrëfimesh (mbetën mes yjesh letërkëmbimet)

më mban djersën e më mbruan zverkun nga shtrembërimet.

Në gjumë shtriqem e gëzoj

me engjëjt nëpër sokake

Psikoza ime miturake ! ...

 

 

BILANCI

 

Ka mbetur dhe pak nga rendja e stinëve

startin e fundit dimri mban stafetën

Mungesat rriten e kafshojnë të gjallët

Humbjet nën gjethe të rëna fjetën.

Ka mbetur dhe ca e më skallavërojnë pritjet

Krishtlindje të bardha, të kuqe, plot drit

Ndez nga një yll për te gjitha f’ikjet

Çdo vit, në mbyllje, më dërgon llogarit’..

 

 

MENGJESEVE

 

Çliroj frymëmarrjen të më zgjidhet nata

Lejoj agimet të më ç’mpijnë përqafimet.

Lëshoj nga gjoksi flutura të bardha.

Të enden përpëlitjet, në mërgim, të kaltra.

Ndër fllade të purpurt tundime të flakta

Puthjet të ngjyhen në pjalmim

Kafazit të zemrës t’u xixëllojë dëshira

Kthimit.. në perëndim.

Mëngjeseve e nder të bymehet, Dashurinë! .....



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora