Kulturë
Mhill Marku: Na bashkoi lufta, na ndanë partitë
E merkure, 29.11.2017, 08:22 PM
NA BASHKOJ LUFTA
NA NDANË PARTITË!
Nga Mhill Marku
Sot takova një ish partizan
Në gjoks i ndrinin dekoratat
Shpesh lëshonte një ofshamë
I kujtohej lufta në monopatet.
Tek shikonte emrat në mermer
E fotot u ledhatonte me dorë
I rrodhen lotet faqeve si aherë
Kurë shoket i ranë dëshmorë.
Të çmallet u ul bri një varr
Te shoku që perkrah luftoi
Kot shpëtova plumbi pa më marr
Ndaj erdha sot të të takoj.
Të të takoj e të puth në ballë
O shoku im jeten e bëre fli
Per ty shpirt e zemer kanë mallë
Një tufë lule i solla sot për ty.
Atë ditë që në luftë mbete ti
Ishte dita e fundit e luftes
E mban mend atë që kishim përbri?
Sot s'erdhi te ti, po shetiste rruges.
Ka vite që bashkë nuk të vijmë
Si ahere kur të qanim te koka
Sot larg njeri tjetrit rrimë
Na bashkoj lufta na ndau koha.
Dhe u ndamë kot për një datë
Dje apo sot lufta kurë mbaroi?
Nga i erdhi gjithë ky mllef-inat
Dhe daten që re ti e ngatrroi.?
Eh vëlla si na erdhi kjo kohë
Të ngatrrojmë Diten e Clirimit
Sot çlirimin e vendosin partitë
Jo partizanet në zjarrin e luftimit.
Fli i qetë o shoku im partizan
Shpesh ju kujtoj e kamë mallë
Sot për daten merakun e kan
Jo për plumbin që të mori në ballë.
Një pyetje për partitë e kam
Pse si ne në luftë s'bashkoheni
Sot në paqe ju bëni ham-ham
Ne e çliruam e ndertojeni.
Shengjin, 29 Nentor 2017.