Kulturë
Tefik Selimi: Poezi me stil e shije të hollë artistike
E diele, 03.12.2017, 10:56 AM
Kur flasim për poezinë me stil e shije të hollë artistike…
Nga Tefik Selimi
Me shumë ëndje e lexuam veprën “Hirësi e flluskuar” të Mehmetali Rexhepit, shkrimtar nga Gjilani. Një vepër poetike e shkruar në formë tjetër shkrimore. Vepër që të zhyt thellë të mendosh se si autori e ka krijuar një vepër me poemtha lirike, të cilat, në vehte ngërthejnë jo vetëm “unin” e brendshëm të autorit, i cili, me të tilla vepra letrare po hapëron guximshëm në shkrimin pak më ndryshe, por edhe për faktin tjetër se, kjo punë e tij shkrimore tregon se poezia ka një vokacion më të ndjeshëm në opusin e tij letrar.
Duke i lexuar ato poemtha lirike të kësaj vepre, lexuesi mbetet i impresionuar për “imazhin” e bukurisë së artit që reflektojnë ato vargje me stil pak më ndryshe prej krijuesve tjerë. Këtu është “problematika” e artit të shkrimor të autorit. Në këtë “lojë” fjalësh poetike, sikur shkruesi po e kërkon zenitin e artit poetik, të cilin po e shpërfaq me art-shkrimin e tij që, në fakt, autori i veprës posedon një lloj filozofie të rrallë poetike e artistike.
Pandaj, duke lexuar veprën e autorit në fjalë, na ipet ta citojmë thënien e Razi Brahimit, kritik letrar, i cili në veprën e tij “Kur flasim për poezinë”, ka shtuar se, “Qenka vështirë të shkruash për poezinë kur je apo kur nuk je poet!”. Kjo na bën të qartë se, arti poetik është hyjnor dhe mbret i kësaj fushe të dijes. Por, është edhe hirësi e receptuesit të veprës. Vepra në fjalë, aq sa është artistike e poetike, aq është edhe përmbajtësore e stukturore. Këtu ka realitet të hidhur e të artikuluar me anë të formës strukturoe apo të qasjes shkrimore, ku vërehen primesa të rralla gjuhësore, stilistike që prodhojnë njëfarë hapi drejt fuqisë së intepretitmit të artit poetik.
Në këtë vazhdë të interpretimit të artit poetik, Mehmetali Rexhepi po teregon se është njohës i thellë i stilistikës, semantikës si disiplina shkencore të artit letrar. Aty, në vargjet e tij “interpretohet” materja e temës së përfolur apo të nxitur. Është një stil i ri që interpretohet fuqishëm tek autori i veprës “Hirësi e flluskuar” të M. Rexhepit, i cili, duke kënduar e “prodhuar” art, ai (autori) e shpërfaq atë brendësi frymëzuese ndaj gjërave që e preokupojnë. Krejt këtë “lojë” fjalësh, autori e bën nëpërmjet gjuhës arstitike, që e ka fort përzemër, të cilën e shndërron në emocion joshës për lexuesit në përgjithësi.
Pra, është vështirë kur je apo edhe kur nuk je poet ta zbërthesh poezinë e autorit prej peshës që e ka vepra e tij letrare. Kjo qasje letrare e tij që, nëpërmjet kësaj “loje” fjalësh, ai paraqet “dilemë” për analizën e vargut vargut të tij, i cili, fërkimet e vërejtura i ka “shijuara” tek poetët e njohur të kësaj ane, si janë Beqir Musliu, Mirko Gashi e ndonjë tjetër.
Vargu i M. Rexhepit është i lirë e pa shenja pikësimi. Një varg i lehtë, që ka strukturë monokolone, por që ka ritëm e ndjeshmëri në përmbatje. Kjo “formë” nuk paraqet ndonjë pengesë për lexuesin, përkundrazi, poezia e tij lexohet edhe në përthyrjet të tilla teknike. Tjetër, në veprën në fjalë ka një vargnim që në dukje të parë të përkujton formën hermetike, por, kjo nuk qëndron. Qëndron lartësia e stilizmit të vargut. Varg që rrezaton me tema pa dilema të mëdha. Poeti e ka “herrur” vargun e tij dhe e ka bërë një shije të dukshme e të qartë arti. Nuk është poezi që të interpretohet lehtë nga secil njeri, sepse këtu është porosia e autorit të veprës poetike. Me këtë vepër poetike, autori ka mesazhe të shumta. Edhe ai vetë duke qenë i anatemuar në një kohë jo aq të largët, sikur këtë periudhë të rënies e të shkëlqimit, po e zbërthen edhe me anë të vargjeve poetike. Këtu është ajo zjarmia e tij e shlirimit prej asaj zezone të një kohe.
Poezia e veprës së tij ka rrënkime, qëndresë, torturë, ndrydhje, pse-he, mjerim, shpresë, por ka edhe ndjeshmëri jete, që na vjen edhe si ftesë për ringjallje, jehonë jete e drite etj. Në poezinë e kësaj vepre ka histori të njerëzve tanë. Vokabulari i poetit është i pasur, ndoshta më i paur se tek poetët e gjertanishëm. Kjo shumësi e fjalorit të tij poetik që të lë përshtypjen se vepra poetika (poezia) krijohet jo me dy a tri fjalë të rëndomta, por me një shumëllojshmëri të madhe fjalësh formuese e të rralla në leksikun tonë.
Aty, në vepër, sikur vëren lexuesi e vëren një melodi të re të këndimit e të interpretimit vetanak poetik. Këtu ka refleksione përmbajtësore. Poeti jeton me “ngjarje” të një kohe. Këto “ngjarje” për poetin janë hirësi e përfitimit artistik. Në vepër ka “bagazh” të rrallë fjalësh të reja, të cilat janë bukuri e rrallë artsitike. Poeti jeton dhe i gëzohet artit. Bëhet prijatar i këndimit tjetër. Vargu i poezisë së tij ka peshë. Është fillim e fund në epërsi të kulturës së njeriut. Kjo është kultura poetike e krijuesit. S’ka si të bëhet ndryshe. Duke jetuar me artin, receptuesi e formëson kulturën e tij. Poezia e tij bëhet vlerë universale për të gjithë...
Autori këndon për frymën e mesjetës, të cilat këndime janë vlera që japin gjallëri për të jetuar e përkujtuar përherë. I ka kënduar poezi Dom Mikel Taraballuzit e martirëve të Karadakut.
Në një vështrim studimor të Sherafedin Kadriut, i cili bën fjalë për këtë vepër, pos tjerash, ai shton se, autori (M. Rexhepi), e “ka pëlqyer mënyrën e tij të shkrimit arstistik, në vend që të këndojë për figurat, ai ndërtoi mbi imazhin e tyre, në vend që të flasë për proceset, ai sërish ndërton po një mbi imazhe, në vend që të shpërfaqë ndjenja, ai ndërton imazhet ndjenja” (f.161).
Pos tjerash, autori është adhurues i veprës së B. Musliut, ku ka “diçka të përbashktë” të fuqisë artistike e stilistike që përmban vepra e tij më e re poetike. Pra, siç kanë shkruar edhe studiduesit tjerë, vepra e B. Musliut është një opus sa i “ndryshëm” nga të tjerët, po aq “hermetik” dhe tejet i “rëndë” në kuptimësi. Por, Mehmetali Rexhepi ka një përafrim me këtë autor dhe ka ndikim dhe e adhuron veprën e tij. Ja si shton me një rast në vepër: “I gjeta sytë tu/ishin sytë e mi” (f.162). Apo: “pashë dritëzen/ farfuriste/ në qiellin tënd/ horizontin tim” (f.162). Kjo mënyrë e të shprehurit, sikur arti i bashkon poetët, ndonëse të bukurën e shprehin me ndjenja të tyre shprehëse.
Poeti ynë, Mehmetali Rexhepi i ka kënduar në mënyrën më të sinqertë poetit nga Karadaku, Zejnullah Halilit, i cili tha” se jam i varur me vargje për drurin e blertë” në daç të më takosh shfletol librin/ e ngjyrave të ditës e të natës së Maleve të Zeza/ më gjeni në një shtëpi në një lug buzë një gurre”(f.56). Autori i ka kënduar edhe disa personaliteteve, si: Nënës Terezë, Adem Demaçit, Mirko Gashit, poetit boem, Ukshin Hotit, Rexhep Malës, Zejnullah Halilit etj. Prandaj, të gjitha poezitë e kësaj vepre janë nxitje të reja poetike, që kanë ritëm jo aq të shpejt, për faktin se janë të krijuara nga një metrikë të lirë pa ndonjë pikë e presje.
Ky është këndimi i lirë i poetit në fjalë, i cili, vargun e ka vokacion shpirtëror që i gufon jo shpesh tek ky krijues, për faktin se, krijuesi i madh nuk e adhuron sasinë, por cilësinë e duhur të artit. Nëse kjo është, dhe është, atëherë, kur flasin për poezinë e Mehmetali Rexhepit, poet, vërehet qartë një gjuhë e përkryer standarde duke përdorur fjalë të reja, të cilat e dallojnë stilin e tij të veçantë krijues. Kjo analizë jona ishte për poezinë në fjalë, e cila na “detyroi” të shkruajmë edhe kur jemi apo edhe kur “s” jemi poet. Kjo botë e poetit në fjalë, lexuesit, në përgjithësi, i ka sjellë një tufë poezish të krijuara krejtësisht me formë tjetër, të cilat poemtha lirike kanë vlera të rralla e mjaft të duhura letrare e artistike.