E marte, 10.09.2024, 05:08 AM (GMT+1)

Kulturë

Nebi Dragoti: Jeta është e bukur

E diele, 03.12.2017, 10:03 AM


NEBI DRAGOTI

 

JETA ËSHTË E BUKUR

 

Ca përkëdhelin,

si fëmijë mbajnë

e ushqejnë qentë…

 

Ca shajnë rrugëve,

jetën e shajnë

shumë, shumë keq…

 

Ç’ faj ka jeta!?

Jeta është shumë e bukur,

njerëzit fajin e kanë…

 

Njerëzit të largohen nga e keqja,

të largojnë , të largojnë

mendimet e veprat e errëta!

 

Jeta është e bukur

pa dallaveret e njerëzve.

Jeta më e bukur se një flutur…

 

DASMA

Një gernetë , një dajre

çmendet në mesditë,

v

jen nusja kanakare,

vjen nusja për bandill.

 

Një dajre, një gërnetë

buqetë jonesh sjell,

ç’na le mend e pamend,

mend e pamend na çmend.

 

O, nënë e baba ç’e la,

përlotur nusja zbret!

Nënë , babë tjetër ka:

u lumturofshin për jetë!

 

Kjo nusja me bandill

përdrithet në valle.

Çmendet në mesditë

një gërnetë, një dajre.

 

LOJË POLITIKE

Qesh, përqesh politika:

“Një herë më hipe,

një here ta hipa”.

 

Zhurmë, shumë zhurmë:

“Një herë hip ti,

një herë hipi unë”.

 

Majat plot rripa:

“Lumë që ta hipa,

Mjer ti që zbrite”…

 

Punë hiç, hiç, hiç,

loz a s’loz kjo politikë

zbrit e hip e hip e zbrit…

 

PULISHTI

Pëlliste e pëlliste

ta ndëgjonin të gjithë.

Nuk e kuptonte ky pulisht:

ish mendje madh,

ish euforik,

ish mburravec,

kot, kot mburrej

se bënte muzikë!

 

Kërriçi kish rënë në baltovinë (…),

e, derrka i derrkës s’e kuptonte

që kjo pëllitje e prish melodinë;

Kjo pëllitje s’ është këngë për njerinë!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora