E premte, 13.12.2024, 06:57 PM (GMT)

Kulturë

Skënder Karriqi: Shkumbini, ku bashkohen Gegë e Toskë

E merkure, 06.12.2017, 07:50 PM


Shkumbini dhe Lugina e tij, ku bashkohen Gegë e Toskë

Nga Dr. Skënder KARRIQI

Përtej tezës së njohur dhe të provuar mbi ndarjen e shqipes në dy dialekte: gegë dhe toskë me kufi lumin Shkumbin, gati si një shënim plotësues, në tekstet e dialiktoligjisë së gjuhës shqipe bëhet fjalë edhe për të folmet kalimtare, të cilat, sipas dialektologëve, i përkasin një brezi toke në të majtë të lumit Shkumbin (Pse jo edhe në të djathtë…?!) dhe ku vihet re përzierja e tipareve kryesore të dy dialekteve të shqipes. Më tej, për të vazhduar detajimin, përcaktohen edhe fshatra e zona të të folmeve kalimtare si: Rrajca, Bërzeshta, Krahina e Vërçës, e Shpatit, e Polisit, e Sulovës, e Dumresë, e Darsisë së Peqinit, Bregdeti iPoshtëmi Kavajës, dhe pjesa veriore e Fushës së Lushnjes, të cilat duhet të jenë marrë në konsideratë si vatra të përzierjessë tipareve, pasi nuk ka asnjë arsye tjetër të përjashtohen fshatra e zona të tjera që kufizohen me fshatrat dhe zonat e shënuara si bartëse tipike të përzierjes, madje janë vazhdim hapsinor i tyre në përputhje me kahun e lumit Shkumbin.

Për hir të së vërtetës, nuk është vetëm dialektologjia dhe dialektologët  që marrin lumin Shkumbin kufi të ndarjes ( dezintegrimit ) të gjuhës shqipe dhe më gjerë, kulturës etnike shqiptare. Përfundime të tilla, shoqëruar edhe me ilustrime hartografike, gjejmë edhe në studimet etnomuzikologjike shqiptare , sipas të cilave është Shkumbini ai që ndan Shqipërinë në hapësirë isopolifonike, përkatësisht Toskëria, dhe hapësirë monodike, përkatësisht Gegëria. Edhe etnografja Andromaqi Gjergji, kur bën fjalë për veshjet e Bërzeshtës, nuk harron të theksojë se përveç kësaj zone, ajo ( veshja e Bërzeshtës), mbahet edhe në një grup fhatrash në krahun e djathtë të Shkumbinit, pra në të dy brigjet e tij, prej Bërzeshte e Pishkashi deri në Librazhd.

Dialektologët, etnomuzikologët, etnografët, me sa duket, janë interesuar vetëm për dukuritë në vetvete  lidhur me fushat përkatëse, duke u përqëndruar kështu në anën përshkrimore të dukurive dhe për rrjedhojë tek dallimet dialektore, etnomuzikore dhe etnografike, pa patur ndonjë preokupim të dukshëm për shpjegimin logjik të dukurisë kalimtare si përzierje e elementeve kryesore  të dy dialekteve, përkundrejt termit ndarje(dezintegrim).

Në thelb dezintegrimi, si proçes i përftuar nga mungesa e kontakteve, ndalimet dhe largimet, përveçse ndryshimeve që thellohen me intensifikimin dhe zgjatjen nëkohë të këtyre faktorëve, kurrësesi nuk mund të nënkuptojë përzierje të elementeve gjuhësorë dhe kulturore, pasi përzierja vjen prej kontakteve, këmbimeve, afrimeve. Në këtë kuptim përzierja e elementeve kryesore tëdy dialekteve, dhe më gjerë, elementeve të kulturës etnike shqiptarepërgjatë Shkumbinit dhe Luginës së tij, siç thonë dialektologët dhe studiues të fushave të tjera, etnomuzikologjia dhe etnografia, do të nënkuptonte lëvizje, (migrim) të elementit kulturor në kahun Veri-Lugina e Shkumbinit dhe kahun tjetër Jug-Lugina e Shkumbinit. Sipas kësaj lëvizjeje qendërzuese të elementit gjuhësor dhe kutluror, ku me qendër kemi parasysh vijën e Shkumbinit, justifikohet brezi kalimtar (jo vetëm në anën e majtë të Shkumbinit), pra përzierja e tipareve kryesore dialektore dhe kulturore. Po të jetë kështu, atëhere jemi duke pohuar se :Shkumbini dhe Lugina e tij nuk i ndajnë në pikëpamje gjuhësore dhe kulturore shqiptarët: përkundrazi, i bashkojnë ata.

Eshtë rasti t’i referohemi përsëri, si gjetkë në shkrime të tjera, prof Neritan Cekës nëstudimin :Qyteti ilir pranë Selcës së Poshtme, ku ndër të tjera ai shkruan: Shkumbini përbën rrugën kryesorë natyrore që e përshkon këtë krahinë.(Krahinëne Mokrës.Shënimi im) Grykat e tij të Quksit janë e vetmja rrugë e përshtatshme për të dalë nga perëndimi, drejt zonës bregdetare. Drejtimi tjetër nëpër Bishnicë dhe Holtë, drejt Devollit, është tepër i vështirë për një rrugë tregtare.

Në këtë pohim të prof Neritan Cekës, në fakt kemi të skicuar rrugën kryesore natyrore për dalje të shqiptarëve verilindorë dhe juglindore nëperëndim . Po të citonim në mënyrë të përshtatshme Ajnshtajnin, do të thoshim: Eshtë terreni (fusha) qëmëson  si të lëvizë njeriun (materien). Dhe në këtë rast lëvizja në kërkim tërrugës kryesore natyrore, është nga polet Jug-Veri të hapësirës shqiptare drejt Shkumbinit dhe Luginës së tij, atje ku gjindja shqiptare takohej, përzihej, afrohej.

***

Gegët dhe Toskët në Shqipërinë urbane sigurisht që nuk i përmbahen vijës së Shkumbinit dhe do të ishte e pamundur të hulumtohej historia e shpërndarjes së tyre në gjithë hapësirën Shqiptare. Nga ana tjetër prezenca e emrave fisnorëGegadhe Toska/Tosku përgjatë Luginës së Shkumbinit, pikërisht në zona të të folmeve kalimtare, merr një rëndësi të veçantë për të aegumentuar pohimin tonë: Shkumbini dhe Lugina e tij nuk i ndajnë në pikëpamje gjuhësore dhe kulturore shqiptarët: përkundrazi, i bashkojnë ata.

Duke punuar për një festival lokal të polifonisë dyzërëshe (diafonike) në rrethin e Librazhdit, në Frarë të Hotolishtit, (ana e djathtë e Shkumbinit, rrëzë Shebenikut), ende këndohet një këngëë vjetër, vargjet e së cilës janë:

Më rrëmbeu ai gegë çobani

Nëne moj më rrëmbeu

Më rrëmbeu më çoi nga mali

Më veshi gunën e bardhë

Ai vish e unë zhvish

Ia mora ia hodha poshtë.

Me ndryshime jothelbësore kjo këngë këndohet përgjatë Luginës së Shkumbinit, anës së djathtë, në fshatrat: Rrajcë, Pishkash, Luqinjë, Skroskë, Kokrevë, Vulçan, Velçan, Hotolisht e Dragostunje, ku sipas perceptimit të një të vjetri prej këtij fshati, ndahet Mokrra me Çermenikën.

Në mungesë të kronikave historike poezia popullore e kënduar  kabukur mirë rol kompensues dhe për këtë arsye ajo shërbën si pikë referimi për të hedhur dritë mbi proçese të rëndësishme të integrimit dhe dezintgrimit gjuhësor dhe më gjerë, kulturor, për popuj të ndryshëm dhe aq më shumë për shqiptarët. Në ratsin tonë kënga në fjalë dëshmohet shumë e vjetër për shkak tipologjisë së saj si këngë e kohërave të dasmave me rrëmbim, që do të thotë se bëhet fjalëpër periudha të hershme, të papërcaktuar kalendarikisht, por të pranuara në kufi të Mesjetës së hershme e deri tutje, në periudhën arkaike të antikitetit, po të kemi parasysh rrëmbimin e Helenës si dokumentin më të hershëm të dasmave me rrëmbim.

Kjo këngë e kënduar në variacionet e saj (pa ndryshime thelbësore), përgjatë vijës luginore të Shkumbinit (Rrajcë-Dragostunjë) flet qartësisht për lëvizjen e gjindjes shqiptare nga Veriu drejt Shkumbinit.Këtë e vërteton shenjimi Gegë(gegëçobani) që i bëhet rrëmbyesit nga e rrëmbyera. Pra shenjimi  flet për rrëmbyesin e ndryshëm(nga pikëpamje fisnore, etnografike dhe gjuhësore)prej së  rrëmbyerës, dhe më gjerë, e ndryshëm në pikëpamjet e mësipërme edhe me bashkësinë tjetër ku vjen dhe përzihet përgjatë vijës luginore të Shkumbinit. Kështu fisi Gega në anën e djathtë të lumit Shkumbin (Rrajcë-Dragostunjë) është shumë i hershëm. Ata kanë ardhur nga Veriu, janë përzier më banorët e Luginës, por mbeten të shenjuar (tashmë të emërtuar)  si Gegë, si të ndryshëm.

Po në anën e majtë të vijës luginore të Shkumbinit ç’ndodh? A vërtetohet edhe atje përgjithësisht apo përafërsisht në mënyrë simetrike i njëjti kah lëvizjeje: nga Jugu drejt Shkumbinit. Me sa duket edhe andej ka ndodhur simetrikisht e njëjta gjë. Dialektologët Vërçën e Gramshit e veçojnë si një zonë tipike kalimtare.Pikërisht në këtë zonë, (përtej anës së majtë të lumit Shkumbin) haset dendur fisi Toska.Banorët me këtë emër fisnor, që jetojnë në Stravaj thonë se kanë ardhur aty pikërisht nga Vërça e Gramshit. Fakti që edhe këta janë shënjuar si Toskë, pra të ndryshëm nga bashkësia vendase në të majtë të Shkumbinit, tregon se ata janë të ardhur aty nga Jugu i Shqipërisë për motive të ndryshme dhe janë përzier me vendasit. Edhe në këtë rast nuk mungojnë motivet e rrëmbimit të vajzave.Këtë e dëshmon një këngë tjetër, e mbledhur në Rrajcë, por e kënduar në variante të ndryshmë në shumë fshatra të anës së majtë të Shkumbinit. Edhe pse me mbishtresime të periudhave të mevonshme historike, kënga e dëshmon rrëmbimin si më poshtë:

…………………………

Ti moj Xhixho, ti moj lule,

Selman Toskun ç’e sëmure.

Selman Tosku tha një fjjalë,

Xhixhon s’e le pa marrë

Folja marr në këtë këngë mendojmëse  ka lidhje nga ana kuptimore (semantike) me atë kohë të largët kur ajo shenjonte rrëmbimin e gruas (vajzës) dhe jo martesën me të, siç ka kuptimin sot.

Në këndvështrimin e analizës së mësipërme të dyja këngët folklorike, të kënduara më së shumti përkatësisht djathtas dhe majtas vijës luginore të Shkumbinit, vërtetohet pohimi ynë se Shkumbini dhe Lugina e tij nuk i ndajnë në pikëpamje gjuhësore dhe kulturore shqiptarët: përkundarzi, i bashkon ata. Jemi në terrenin e përshtatshëm te Shkumbinit dhe Luginës së tij si rrugë të përshtatshme natyrore për dalje drejt perendimit. Sigirisht, dalje të tilla, doemos të shpeshta, bëheshin jo vetëm për aventura martesore të dasmave me rrëmbim, por edhe për motive të tjera. Ardhësit në të dyja anët e vijës luginore të Shkumbinit, qoftë edhe rrëmbyesit e vajzave, dikur nuk u tërhoqën në thellësitë veriore apo jugore prej nga vinin sipas rastit.Ata, ndonse të ndryshëm, si Gegë në anën e djathtë të Shkumbinit dhe si Toskë në anën e majtë të tij, mbetën aty, u perzien me vendasit e vijës luginore dhe me njëri-tjetrin.Se ç’ishin vendasit që në të djathtë dhe në të majteë të Luginës së Shkumbinit i shenjonin ardhësit, spas rastit, në Gegë dhe Toskë, kjo meriton formulimin dhe vërtetimin e një pohimi tjetër.

***

Lëvizjen e tillë, përzierse , të gjindjes shqiptare, majtas dhe djathtas Luginës së Shkumbinit, e sjell si figurë poetike edhe poeti i ndjerë, Koç Petriti, i cili me plot arsye, mund të thirret, ndër të tjera, edhe poeti i kësaj Lugine.Kur binte fjala për poezinë e tij,Balada e urës, ai na thoshte të mos e lexojmë atë thjeshtë si një baladë dashurie. Sipas tij, ky do të ishte leximi më i përciptë i saj. Poezia në fjalëështë shkruar në vitin 1980 dhe ajo ngrihet mbi fabulën e një djali dhe një vajze, matanë e më këtë anë Luginës, bashkimin e të cilëve e pengonte Shkumbini valëshumë. Por drama e tyre nuk ishte thjesht drama e dashurisë së pamundur për shkak të pengesës: ajo ishte mbi të gjitha një dramë keqkuptimi. Për shkak të pengesës mesazhet zanore ( me anë të gjuhës) tjetërsoheshin, madje në kuptim të përkundërt,si më poshtë:

Oo, të dua – nisej fjala.

Joo, s’të dua – mbrrinte zallit.

Vajza thosh: Më piftë vala!

Të përpiftë! – i bëhej djalit.

Zgjidhja e fabulës së kësaj poezie ka në themel sakrificën humane për tejkalimin e sfidavetë komunikimit dhe realizimin e tij në emër të dashurisë.Kështu duhet ta lexonim ne, sipas poetit të ndjerë Koçi Petriti, poezinë e tij, Balada e urës, prandaj ai na orientonte më së shumti, tek katrena e fundit e kësaj poezie;

Zgjtën duart, vunë gurë,

shtruan dhimbjet që nuk thuhen,

gjer mbi lumë u bënë urë,

të kalojnë ata që duhen.

Duke e mbyllur, shoh se është momenti për tëthënë se, me Baladën e urës, ku ai shtjellon  poetikisht, sipas mënyrës së tij, idenë e sfidave të komunikimit të gjindjes shqiptare më atë anë e më këtë anë të Skumbinit, është poeti i ndjerë Koçi Petriti qëka artikuluar për herë tëparë pohimin sipas të cilit Skumbini dhe Lugina e tij i bashkojnë dhe nuk i ndajnë shqiptarët. Kyështë një ndër rastet e shumta se siai, poeti i kësaj Luginës, e rizbulon poetikisht natyrën e bukur të Librazhdit dhe historinë e saj.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora