E merkure, 19.02.2025, 03:13 PM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Idriz Seferi – Tribuni i Karadakut

E marte, 05.12.2017, 07:32 PM


Në vigjilje të 105 – vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë :

NË GJILAN U INAUGURUA SHTATORJA E HEROIT KOMBËTAR –

IDRIZ SEFERIT    ( 1847 – 25.03. 1927 )

( Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi )

 

Na u deshtë  të presim 105 vjet –

Të sjellim në  Gjilan , kur të kemi Shtet !

Kur të kemi Shtet edhe Pavarësi –

T’ këndojmë e t’ vallëzojmë së bashku në Liri !

 

Në shesh  të Gjilanit , janë mbledhë gjithë ky njeri –

O , mirë se na erdhe , trim Idriz Seferi !

O , mirë se na erdhe , o trimi i çarkut –

Hero Kombëtar – kreshniku i Karadakut !

 

Në shesh  të Gjilanit po t’ ngritët shtatorja –

Po t’ urojnë Prishtina, Tirana, Shkupi , Vlora !...

Po t’ urojnë shqiptarët nga mbarë diaspora –

Me Flamur Kombëtar , që nuk e lëshojnë nga dora !

 

Më 27 Nëntor 2017 –

Udhëheqësit shqiptarë  bashkohen për jetë !

N’ Gjilan , festojnë  bashkë  Kosovë  e  Shqipëri ,

Malësi , Iliridë , Luginë e  Çamëri !...

 

Po festojnë  së bashku  Gjilani dhe Vlora –

Me shumë njerëz  vendorë  dhe nga  diaspora !...

Mbi të  gjitha  trojet që janë  Iliri –

Lirshëm valon shqipja n’ Flamur Kuq e Zi !

 

Këngët  edhe  vallet  asnjëherë s’ i  ndalin –

E kujtojnë lavdishëm  Ismail Qemalin !

Me fjalët e arta që e  shprehin nderin –

E kujtojnë kolosin , trim  Idriz Seferin !

 

Po festojnë së bashku Gjilani dhe Vlora –

Urojnë Marigonën :”Motër të lumtë dora!

Qëndise Flamurin , shqipen dy krenare –

Që sot valon lirshëm mbi trojet shqiptare !”

 

Për Bashkim Kombëtarë , luftoi ideali –

Pavarësinë e shpalli n’ Vlorë , Ismail Qemali !

Trimat e Kosovës , nuk iu tremben gjakut ,

Me Idriz Seferin – tribunin  e Karadakut !

 

Së bashku me shtatoren e Idriz Seferit –

N’ Gjilan , u  ngritë  busti i Reshat Ymerit !

U  ngritë edhe  busti i Xhavit Ahmetit –

Pishtarit të parë të Universitetit !...

 

N’ Gjilan , u  ngritë  busti i Muharrem Ibrahimit –

Dëshmorit të Kombit , në Luftën e Çlirimit !

Me buste  u nderuan  trimat  nga këto ana –

Si Esat Berisha dhe Halim Orana !...

 

Gjilan, më 27.11.2017.  Demir KRASNIQI



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora