| E hene, 11.12.2017, 09:00 PM |
Dea Halimi
Baleti
( Njëaktëshja luhet në ambientin e një klase. Deas i kishte blerë mamaja një palë pupa të baletit. Ajo i kishte marr në shkollë. I nxjerr nga çanta dhe e lumtur me to në dorë niset te banka e Puhizës. )
Dea: Puhiza, eja të vallëzojmë balet. Ja çfarë pupash të bukura më ka blerë mamaja.
Puhiza: Oh, Dea, prit pak vetëm sa ta përfundoj tregimin që po e lexoj.
Dea: Shpejto, mua nuk më pritet.
Sara: Qetësi. A jemi këtu në ndonjë skenë baleti apo në shkollë.
Puhiza: Ah ti, pse ndërhyn gjithnjë ?
Olti : Vërtet, na duhet qetësi në klasë.
Dea (Pret me pupa në dorë para Puhizës): Unë vetëm desha pak të luajmë.
Hana: Mund ta shfrytëzojmë pushimin mes orëve.
Edini: Ta shfrytëzojmë orën e edukatës fizike.
Eriku: Jo, në orën e edukatës fizike dua të luaj futboll.
Puhiza:Ngadalë, ngadalë do të gjejmë zgjidhje.
Rita:(E ulur në bankën e saj)Të paktën, mund ta ulni zërin, jam duke lexuar.
Dea:Të kuptoj, por ngaqë mami më kishte blerë pupa të baletit dua të vallëzojmë pak. (I mbath pupat dhe fillon të bëjë ca hapa. )
Puhiza: Mirë, do të luajmë për pesë minuta e pastaj dua t`i kthehemi mësimit. (Dea del te tabela, fillon të kërcejë).
Leka: (I afrohet Deas. Ia zgjat dorën) Unë jam një balerin. Të vallëzojmë së basku.
Irisi: (Vrapon drejt Deas dhe përkulet para saj) Do të vallëzosh me mua.
Puhiza: Pritni, pritni! Do t`i vij radha secilit.
Olt H: Natyrisht, çdo gjë të ketë një mirëvajtje.
Puhiza: Do të bisedojmë me mësuesen dhe do ta bëjmë një orë të baletit, nuk iu tregova: edhe unë i kam pupat e baletit në çantë.
Ensari: O sa mirë, ti Puhiza dhe ti Dea i keni pupat, po ne?
Blendi: Mund t`i sigurojmë dhe ne, për orën e baletit.
Alea: Mjaft, ç`është gjithë kjo zhurmë.
Anesa: Ku ishe deri tash, ne po bëjmë balet.
Elsa: Puhiza dhe Dea i kanë pupat e baletit me vete.
Jora : Unë e kam celularin me vete, mund te gjej muzikë për balet.
Hermelinda: Po ti nuk di asgjë për muzikë .
Jora: Do ta gjej muzikën e Zhizelës.
Dea: Kjo është e preferuara ime.
Drin P. Edhe motra ime e pëlqen Zhizelën. Më mëngjes vetëm atë e shikon në tv.
Lea: Të kishim këtu një piano, unë do të bëja vetë muzikë për orën e baletit.
Noa: Të gjithë duam të vallëzojmë, por kushte nuk ka.
Dea: Kushtet i krijojmë vetë.
Darisi:Si...
Rea: Ja, Jora e gjen muzikën. Ne hapim rrugën dhe Puhiza e Dea vallëzojnë.
Jora:Ja dhe muzika.
Tuana: Fëmijë, fëmijë hapeni rrugën.
Leka: Unë desha të vallëzoj me Dean.
Leoniti: Edhe Irisi deshi të vallëzonte më Dean, por ja u largua. Lësho rrugë edhe ti. (Leka largohet)
Tuana: Tash mund të vallëzoni.
(Dea dhe Puhiza në mes të rrethit të krijuar nga nxënësit filluan të vallëzojnë.)
Yllka: Dea luan balet si një mjellmë e bardhë. Ja dhe pupat i ka të bardha; se si i shkëlqejnë.
Shkronja: Shkëlqejnë ngjyrë rozë dhe pupat e Puhizës.
Yllka: Jo, pupat e Deas ndrisin ashtu si pupat e Zhizelës...
Shkronja: Pse? Ti do që Dea të jetë Zhizela?!
Yllka: Po, dua të jetë Zhizela.
Leoniti: Ndoshta ke harruar... ka përfundim tragjik Zhizela!
Odesa: Mos po harroni, ne jemi në klasë.
Atiku:Po vjen mësuesja.
(Mësuesja hyn në klasë. Nxënësit ikin në bankat e tyre. Dea dhe Puhiza mbesin duke vallëzuar balet. Jora ndal muzikën. )
Dea: Kush e ndali muzikën.
Puhiza: Lëshoje muzikën Jora.
Mësuesja: Ç`është kjo rrëmujë. (Dea dhe Puhiza ikin më vendet e tyre.)
Atiku : Po bëjnë balet në klasë. (Leka dhe Irisi e gjuajnë me letra të zhubravitura)
Drin P. Jo, mësuese,jo! (I hedh ca letra të shqyera Atikut)
Të gjithë:Deshëm të bisedonim me ju, ta organizojmë një orë baleti?
Rita: Vetëm presim pëlqimin tuaj!
(Mësuesja buzëqesh dhe pohon me kokë.)
Alea: Ne tashmë e provuam se si do të rrjedhë loja!
Lea :Lëshuam muzikë dhe filluam të bëjmë balet.
Yllka:Dea bën balet si një mjellmë e bardhë.
Mësuesja: Ta shikoj dhe unë pra atë pikë të baletit.
(Jora Lëshon muzikën, Dea dhe Puhiza dalin e nisin të vallëzojnë) Fund