Kulturë
Jola Doçi-Dibrani: Me bashku trupin e Shqipërisë
E hene, 11.12.2017, 07:44 PM
Jola Doçi-Dibrani
Me bashku trupin e Shqipërisë
O vendlindje djep trimërie
E zhuritur, djegë e thye...
Por krenare nder breza
Na vlon gjaku nëpër vena ...
Kosovë të qofshim falë
Për këtë jetë e zemër të bardhë...
Sa do larg që do jemi
Ty n’vendlindje n 'zemër të kemi...
O rini,o'brez i bukur
Shih Kosovën si një flutur
Plotë hijeshi e çiltërsi
Me mikpritje e plot burrëri....
Ty të vlon gjaku i arbrit
Ec përpara e mos ndalo
Si çdo herë për gjithmonë
kjo do quhet veç Kosovë...
O Shqipëri o nënë e motshme....
Bashko trojet si nder kohëra
Ka ardhë dita e drejtësisë
Me bashku trupin e Shqipërisë
Nuk rrinë shqipja kurrë e ndame
Është mbretëreshë e pa varme...
Është zotruse e tokës dhe qiellit
Është nëna e Skender trimit...
Tiranë Dhjetor 2017