E shtune, 27.07.2024, 03:15 AM (GMT+1)

Kulturë

Skënder Hoxha: Prekje gjithëpërfshirëse

E premte, 15.12.2017, 08:13 PM


PREKJE GJITHËPËRFSHIRËSE E VEPRËS SË HASAN HASANIT

(DINË HALILAJ: MUZA E KROJEVE TË BARDHA -Shtigjeve krijuese pesëdhjetëvjeçare të Hasan Hasanit), botoi Faik Konica, Prishtinë, 2017.)

(Shkrimtarit Hasan Hasanit, me rastin e botimit të kompletit të veprave)

Nga Mr. SKËNDER R. HOXHA

Më  rastin e botimit të kompletit të veprave të shkrimtarit Hasan Hasani, i cili padyshim është  njëri ndër krijuesit  më  të  frytshëm  në  letërsinë  shqipe, i cili talentin  e  tij  krijues  e  ka  provuar pothuaj  në  të  gjitha  gjinitë dhe  llojet letrare, shkrimtari Dinë Halilaj botoi librin e tij me titull “Muza e krojeve të bardha”.

Në këtë libër, autori Halilaj, në mënyrë kronologjike paraqet vështrime e analiza letrare, për të gjitha veprat e shkrimtarit dushkajas Hasan Hasani. Që në fillim autori na bën me dije se cilat ishin shtysat, motivet, rrethanat, inspirimet, etj., në një anë, po edhe dilemat në anën tjetër, që t’i qaset kësaj pune e cila duhej të përthekonte veprimtari vëllimore e të larmishme me nismën e saj nga një kohë relativisht e largët. Pikërisht nga këto pedatje, kur autori merr guximin të shkruajë për këtë shkrimtar, poet e prozator, kritik e publicist, studiues e leksikograf, lind shkrimi i autorit “Si lindi ky libër”, kapitulli i parë, me të cilin edhe niset libri i Dinë Halilajt “Muza e Krojeve te Bardha”.

Vetë titulli i këtij libri lidhet me titullin e përmbledhjes së parë poetike të Hasan Hasanit “Krojet e Bardha”, të cilën e pat botuar kur kishte vetëm 20 vjet. Gurgullima e këtyre krojeve ishte bërë inspirim për Hasan Hasanin dhe kjo e përcolli poetin  gjatë gjithë jetës së tij.

Libri ”Muza e Krojeve të Bardha” i Dinë Halilajt ka një plan të caktuar strukturor me lëndën e sistemuar në nëntë nënndarje apo kapituj në të cilët kapërthehet e tërë krijimtaria letrare e Hasan Hasanit.

Në kapitullin e dytë “Shtresime poetike gjysmëshekullore” autori Halilaj ka paraqitr 25 përmbledhjet me poezi për të rritur të Hasanit, sipas një rendi kronologjik të botimit të tyre, duke na bërë me dije se përmbledhjen  e  parë  shkrimtari  e  botoi  në  vitin  1967 dhe për  50 vjet të  krijimtarisë  së  tij  letrare (1967-2017) botoi  70  vepra,  llojesh dhe gjinish  të  ndryshme, kryesisht nga letërsia,pa e lënë anash publicistikën dhe  leksikografinë.
 “Ai, me  mjeshtri, në veprën e tij skaliti përsonazhë, që do të  mbahen mend gjatë nga  lexuesit. Gjatë  kësaj periudhe letrare autori botoi: 25 përmbledhje me poezi për të  rritur,me 27841  vargje, 5  përmbledhje me tregime, poashtu për të rritur, 7 romane për të  rritur, 12 përmbledhje  për fëmijë, me 9150 vargje,8 libra me kritikë letrare,1 monografi, 6 libra me shkrime  publicistike dhe 4 libra-fjalorë leksikografikë”, shkruan Halilaj, duke dhënë kështu në mënyrë të kristaltë dhe të detajuar veprimtarinë komplekse të Hasanit, e cila në tërësinë e saj është e dominuar me motive e tema nga Dushkaja, nga vendi ku është lindur dhe rritur autori i tyre, e që ka mbetur i lidhur ngusht me njerëzit e saj.

Gjithashtu, Halilaj vë në spikamë edhe ndërmarrjen më të re tëe shkrimtarit Hasan Hasani i cili veprat e veta i mblodhi në kompletin prej 15 vëllimeve. Pothuaj të  gjitha krijimet në një vend. Kështuqë lexuesit dhe adhuruesit e veprës së tij tani e kanë lehtë t’i gjejnë dhe t’i lexojnë të gjitha shkrimet letrare, publicistike  dhe  leksikografike  të  autorit, duke mos i përfshirë disa vepra që janë më voluminoze.

Në  nëndarjen e tretë të këtij libri me titull “Fati i dushkajasve në vorbullën e rrëfimit” bëhet fjalë për prozën tregimtare të H. Hasanit, përkatësisht për pesë përmbledhjet e tij me tregime, ku janë të përfshira edhe novelat, pa lënë anash të sqarojë se në këtë gjini letrare janë katër përmbledhje me tregime e novela, si dhe  një monodramë, ku thotë se “autori  është  treguar mjeshtër i vërtetë i monodramas, gjë  që e kishte treguar në monondramën” Muzgu  i hyjneshës”,1996.

Në nënndarjen e katërt,  Shtrirjet epike në fushën e romanit”, autori Halilaj, përveç dy nëntitujve rutinë që ka përdorur në të gjitha nënndarjet e këtij libri: Në vend të hyrjes (në fillim të kapitullit) dhe  Në vend të përfundimit (në fund të tij), ka bërë nga një vështrim publicistik për të tetë romanet e Hasan Hasanit, që sjellin të dhëna interesante për lexuesit.

Në libër është vijëzuar mirë edhe veprimtaria e Hasan Hasanit prej 12 veprash për fëmijë, që i gjejmë në nëndarjen e pestë “Udhëtim poetik nëpër vargjet për fëmijë”. Edhe në këtë kapitull, autori i librit Dinë Halilaj, ka bërë një shëtitje letrare nëpër këto vepra të H. Hasanit.

Ndërkaq, në nënndarjet apo kapitujt vijues: Kritika protoniste në letërsi (8 librat me kritikë letrare); Publicistika në shërbim të kulturës dhe kombit ( 9 librat publicistikë të Hasanit); Kontribut për leksikologjinë (4 vepra të këtij zhanri); dhe në fund, shkrimi përmbledhës “Muza e krojeve të bardha”, që është edhe si rekapitulim i tërë asaj që është thënë në kapitijt e mëparshëm, në këtë libër ofrojnë lëndë të begatshme e shteruese për veprimtarinë e shkrimtarit dushkajas Hasan Hasani dhe janë rezultat i një pune me përkushtim të autorit Dinë Halilaj.



(Vota: 5 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora