Kulturë
Gjon Markokaj: Eh more Prek Cali!
E marte, 12.12.2017, 08:38 PM
Eeeh
MORE PREK CALI!
-Ose TURPI I RRADHËS-
Poemë nga Gjon Markokaj
Keshtu pra more lexuesi im,
Keshtu pra lum vajza e djali
Ç'ka t'ju them me shumë:
-Eeeh more Prek Cali...!
...!
Në vitin njëmijë,
Nëndëqind e katerdhjetë e pësë
PUSHTETI i DJEHIT…,
Filloi “pushkatimin” e të gjallvet…,
Sot me dymijë e shtatëmbëdhjtë
PUSHTETI i SODIT…,
Filloi, “pushkatimin” e të “VDEKURVE”
“Atdhetarvet” që s’ i pushkatojnë dotë
Se ata, jetojnë, e s’ vdesin kurrë…!
-- Në SELCË të KËLMËNDIT
Ndigjohet, “lëkundje e fortë”
S’ ishte lekundje prej termetit
Po ishte: “bultozieri i SHTETIT”
Autoritetet e Shtetit Shqipëtare:
-- Guxojnë të hedhin në erë
Kullën e vjetër të Prekë Calit …!?
Kreu i Vëndit në Kelmënd
Komandati që drejtoi:
Kryengritjen e Kelmëndit
-- E para Kryengritje
Antikomuniste në EVROPË
Kullen e Trimit të Maleve
Mbrojtsit të Kufijve Shqipëtar
Nga synimet grabitqare…,
-- Të shovinistve sllavë
O,o, Zot ç’ po ndodhë ksisojië …?
Buldozeri i Inspektoriatit të Mbrojtjes
Së Teritorit të Republikës së Shqipërisë
Nën mbikqyrjen e forcave:
Të, Policisë së Shtetit Shqipëtar
Hedhë per tokë, Kullën e Prek Calit
Në VERMOSH të Malësis së Madhe
Nji Qytetar mé i afërm i Prek Calit
Nëndëdhjetë e tre vjeçarë, foli në medje
S’ kam ditë gjë, veqë kur ndigjova…,
Lëkundjet e zhurmën e buldozierit
ZËMRA më theri, “mos hyri SHKJAU”...!?
Këtu jetuam - “den - babaden”
S’ lëshuam asnjë, pllamë toke
Pa luftue, e pa DERDHË GJAK
Besue u kemi, vetëm Shqipëtarve
Kemi mbetë vetem, t’durojmë:
Vllezërit tonë - ku DONË ME DALË…?
***
Prek Cali u pushkatue:
Më njëzet e pësë Marës
Njimijë nëndëqindë e dyzet e pësë
-- VETIKATËRMBËDHJETI….!?
I, thirrur në BESË nga forcat partizane
Në vëndin e quajtur: “ZALLI I KIRIT”
Dishmitaret e pranishem thonë se;
Prek Cali para pushkatimit tha:
“Jam këtu me marrë pergjegjësinë
E luftës KELMËNDIT kunder partizanve
-- Ju më keni marrë në besë …,
E, s’ kam nevojë m’ u kërkue falje
“Rrnoftë Shqipëria,
Rrnoftë populli shqipëtar;
Heret a vonë; Shqipëria do të fitojnë”…!!
-- Ç’ tëkeqe i soll vëndit ky njeri…!?
Rrëzohet e vritet per së dyti herë
-- Kreshniku, i Maleve -- Prek Cali
***
Justifikimet që mund të dalin:
S’ e justifikojnë. shëmbja “barbare”
Nëse mund t’ shprehem - “talebane”
-- Kur ajo ishte shpallur:
“Monument Kulture” që në vitin
Njëmijë e nëndqind nëndëdhjet e tre
Por për atë kullë, s’ ishte bë asë një gjë;
-- Për mirmbajtjen e sajë… !?
Po i vargëziten -- PLAGË “të këqija”
Historisë sonë Kombëtare…,
-- Dëbati mbi Gjergj Kastriot - Skënderbeun
-- Shëmbja e Kullës së Prek Calit
-- Mos nderhyrja per vite me rradhë
Për restaorimin e shtepisë…,
Poetit Kombtarë - At. Gjergj Fishtës
Mbasi ka vite që është:
Shpallur monumët kulture dhe …,
Është lënë krejtësisht mbas dore
Nga autoritetet Vëndore
Dhe Qëndrore Shqipëtare
Edhe PSE ka pasë përpjekje private
Për ta restauruar, ajo;
Po shëmbet, nga pa kujdesia
***
I, erdhi rradha Kullës së Prek Calit
Dhe për ketë Kullë ka pasë përpjekje
Për restaurimin e sajë, nga diaspora
Ndoshta dhe nga biznesmën vëndas
Po siq u veprue; - NUK JUSTIFIKOHET !!
Ishte: “TURPI I RRADHËS”
I, QEVERISË SHQIPËTARE
Vllezrit tonë, të tjera thonë tëtjera bëjnë
Urrejtja ndaj;
Gjergj Kastriotit - Skenderbeut
At’ Gjergj Fishtës e Prek Calit…,
Janë “golerë” që i bien
-- Historisë Shqipëtare…,
Janë “thika”, në “palcën e kombit “
Që shëndrrohen, në “koncer”,
-- Burrokratet:
E, “Revolucionit Kulturorë”
Mëndojnë se:
At’ Gjergj Fishta e Prek Cali
Nuk përfaqësojnë asgjë;
Për Historinë Shqipëtare
-- Asë për Kombin Shqipëtar
Sipas atyre; - (burrokratve)
T’ ua, “fshijmë gjurmët”;
Përfshirë - Shëmbjen e shtëpive
“Veprime e pengesa”
-- Keto të kryara:
Nga ata që duhet, t’ i ruajnë…!
***
Kullat e At’Dhetarvet
Edhe kur RESTAUROHEN
S’ shemben me mina…!?
Asë me buldozier e varingza
Shëmben me dorë nga mjeshtrit
E, me shumë kujdesë… !!
Se ajo do t’ restaurohet
Mundësisht ashtu siqë ka qënë
E, perafesisht të ruajnë përmasat
KULLA e PREK CALIT
Ka fillue te RINDERTOHET
-- Të jetë KULLË MUZE
Falë kontributit te nji fondacionit
Të ngritur me ËMRIN E TIJË
Nga emigrantet:
E, Malësisë së Madhe në Amerikë
Por nderhyrja e Biznesmenve
E, Shtetit Shqipëtar “barbarisht”
Ishte “brutale” dhe e palejueshme !
Sa u habiten: kush ndigjoj
Edhe kushërini I tijë
Nëndëdhjetë e tre vjeçar…!
“Shtepia MUZE” që po ndertohet
Bukuria e “LEQEVE të HOTIT”
Dhe e “MALEVE të KELMËNDIT”
E, bëjnë “VERMOSHIN”:
Nji realitetë të ri ZHVILLIMOR
Nji deshirë të emigrantëve…,
Pë t’ u këthyer nga Amerika e Italia
E , të investojnë në VERMOSH.
...!
Keshtu pra more lexuesi im,
Keshtu pra lum vajza e djali
Ç'ka t'ju them me shumë:
-Eeeh more Prek Cali...!
./.
Nga libri ne pragbotimi "Portret i te pareve"
-Per ZemraShqiptare, nga Tropoja Dhjetor 2017-