E shtune, 27.07.2024, 03:01 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Se kam qenë dikur i ri

E marte, 12.12.2017, 08:17 PM


Se kam qenë dikur i ri

(cikël me poezi lirike)

 

Nga Përparim Hysi

 

1. Se kam qenë dikur i ri

 

Se kam qenë dikur i ri

Dhe kam patur bëma djali

Ndaj, tani, në pleqëri

Rrri e shkruaj këto vjersha malli.

 

Zë kujtoj një çast të bukur

Dhe e hedh atë në vargje

Pak trishtohem, bëhem turbull

Se me"çastet" mbush një magje.

 

Mbush  një magje plot me vargje

Plot me vargje dashurie

Dhe  mallngjehem nga ca ngjarje

Tash, në moshë pleqërie.

 

Pleqëria më s'duron

S'e mban dot mallin nga brenda

Dhe me vargje zë vërshon

Me ca dufte që ka zemra.

 

2. I thashë mikes unë dikur

 

I thashë mikes unë dikur

-Hiqe rroben që ke veshur!

Më tha:- Kjo nuk do ndodhë kurrë!

(Por ma tha me buzë të qeshur).

 

Por ma  tha me buzë të qeshur

Dhe e la me dykuptim

Ku duroja të"përqeshur"

Dhe e zhvesha me një frymë.

 

Bëri sikur më hapi "luftë"

Pastaj ra në prehërin tim

Dhe"beteja urtë e butë"

Të dy na çoi në vidhimë.

 

3.Pritja

 

Dielli,i "lodhur", po largohet

Se do ikë e të "pushojë"

Po pse mikja po vonohet?

Mos gjësendi e pengoi?

 

Mos ketë ndodhur gjë  me të?

Që vonohet dhe s'po vjen

Vej e vij  si "film pa zë"

Dhe nga mendja jam ujem.

 

Errësirë.Tash u bë natë

(Veç dashnorët e duan natën)

Ua! Më duket ndjej një hap

Është ajo dhe më nxorrë "datën"

 

"Datën" se më doli frika

Dhe u mbusha unë me frymë

Se,tash nata mu si dita

Mbushur puthje e përqafim.

 

4.Ato buzë të trëndafilta

 

Ato buzë të trandafilta

Që i putha unë dikur

Që m'i kishte ajo, mikja,

Që më qe e nxehtë si furrë.

 

Putha buzët, po s'u ngopa

Se pas buzëve më qe gjiri

Dhe me miken pak" u rroka"

Se më dehu "eliksiri".

 

Dhe i "dehur" siç isha

Me të shkova dhe më tej

Mos më pyesni me kë isha

Se më tutje nuk rrëfej

 

5.Lulja dhe gruaja

 

Dhe ngjan një lule me gruan

Aq sa ngjan një pikë me pikën

A nuk "fishken" e  "thahen" të dyja

Po nuk "u vaditën?!"

 

6. Dhimbjen

 

Dhimbjen dua ta nxjerrë nga shpirti

Por ajo si"bumerang" bie mbi mua

Tani e kuptoj sa ka vuajtur Krishti

Se aq po vuaj për një mike që dua.

 

Po ajo? Nuk di pse frikësohet?

(Si gogol mos i dukem, vallë?)

E shoh si në pranga tek robërohet

Nuk di si e mban brenda atë mall?

 

Se malli duket që në sy

(Sytë a nuk janë pasqyrë e shpirtit)

Ah, se sa po vuajmë që të dy!

Ndaj them që tani i kuptoj dhimbjet e Krishtit.

 

7. Ti

 

Ti je dhe trëndafil,por dhe zambak

Një lule si ti,gjëkund nuk e kam parë

Të lutem, moj lule,a nuk ndalesh pak

Se kam për të thënë veç dy fjalë?

 

Janë dy fjalë që ndajnë  një det të tërë

Janë dy fjalë malli që dalin nga zemra

Të shoh ty dhe shiko se si jam bërë

Se mallin që kam për ty, s'e mbaj dot përbrenda.

 

Afshin tënd vajzëror e ndiej,e shoh

Dhe bëhem,pothuaj, belbacak

S'ta them dot fjalën që obobo

Edhe si trëndafile, por  edhe si zambak.

 

8.Me ty

 

Me ty do ikja dhe në fund të botës

Dhe nuk do pyesja as për turp apo moral

Se për ty po më luan çargu i kokës

Turpi e morali le të shkojnë mu në djall.

 

Mos kujto se ç'them, jam i krisur

Jam aq i ktjellët sa një qiell pa re

Pas teje, moj mike, jam kondisur

Sa nuk më hyn në sy asgjë mbi dhe.

 

Me ty unë vë krahë e bëhem dragua

Herkuli? As që më hyn në sy!

Se aq shumë, se aq shumë të dua

Sa botën e përmbys për ty.

 

9.Ke "diçka"

 

Ke"diçka" prej vajze

Dhe "diçka" prej gruaje

Si vajzë më ke naze

Si grua më ke druaje.

 

Hir ke të dyfishtë

Si vajzë dhe si grua

Sado të shoh "likshtë"

Ja që ty të dua.

 

Si vesë mbi petale

  mëngjese prilli

Ndo vajzë apo grua

Për ty më dol syri.

 

Për ty më dol syri

Mazalla s'qetohet

Një mëngjes  prilli

"Diçkaja zbulohet"

 

10. Ky shtat

 

Ky shtat hirplot,ky shtat i derdhur

Më vë në ngasje e përgjim

Po syri që kullot azat dhe duke bredhur

Ndalon mbi shtatin tënd për"studim".

 

Ky shtat hirplot që ka sharm e nur

Ky shtat që  kund unë nuk e kam parë

Më bën mua që të tregohem"burrë"

Dhe ta pushtoj këtë shtat me  mall.

 

Pasi e "pushtoj" vinë të tjera çapa

Si të gjithë"pushtuesit" vë domenin tim

Me mall të kujtoj tani që u plaka

Moj hirplote që dikur më dhe gëzim.

 

Tiranë, 8 dhjetor  2017



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora