E marte, 25.06.2024, 07:30 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Dalja e parë publike e UÇK-së

E merkure, 13.12.2017, 08:42 PM


DALJA E PARË PUBLIKE E  UÇK-së

 

  28  Nëntor ,

1997 

Histori e re n’ vjeshtor ,

Në Kosovë  na është përshtatë !

 

Përballë forcave zullumqare ,

Policore    armikut –

UÇK – ja  për herë t’ parë ,

Doli  përpara publikut !

 

N’ varrim t’ mësuesit Halit Geci ,

Që na e vrau dora armike –

UÇK – ja  jonë  nuk ngeci ,

Për herë t’ parë doli publike !

 

  Llaushë të Skenderajt ,

  Drenicën legjendare –

Për herë t’ parë  dolën pjesëtarët

E  Ushtrisë sonë  Çlirimtare !

 

Vaj e lot  vërshuan Kosovës ,

Lajm i zi n’ çdo derë t’ shqiptarit –

Halit Gecin , n’ derë të shkollës ,

Na e vrau dora e serb barbarit !

 

N’ varrim t’ mësuesit Halit Geci –

Dhjetëra , mijëra qytetarë ...

Dhe nga shtabi i UÇK-së ,

Për herë t’ parë vijnë tre pjesëtarë !...

 

I pari ishte Mujë Krasniqi ,

Daut Haradinaj , Rexhep Selimi –

Luftëtarë  e  burra  fisi ,

  dëshmuan  si lufton trimi !

 

Para publikut , kësaj dalje

Të pjesëtarëve  të UÇK-së –

I paraprinë luftërat  frontale ,

Me  policinë serbe t’ pa besë !...

 

UÇK-së  me  vullnetarë ,

Iu printe Adem Jashari –

Komandanti legjendarë ,

Trim tribuni , bir shqiptari !

 

  25  Nëntor

1997 

Për shpëtimin popullor ,

UÇK-ja mori fushatë !

 

Kundër forcave të  policisë ,

Nën drejtim të legjendarit –

Me i dalë n’ mbrojtje shqiptarisë ,

Komandant  Adem Jasharit !

 

Në Vojnik të Skenderajt –

Sulmuan forcat e  Policisë ,

Sulmuan forcat e  serbo djajtë –

Okupatorët e  Serbisë !

 

Nga ky sulm në fshat t’ Vojnikut –

Lanë shumë serbë t’ vrarë e t’ plagosur !...

Ikën  forcat e armikut –

Nga UÇK-ja  e përsosur !...

 

  26  Nëntori

1997 –  të ,

Një ekspeditë serbe  ndërmori ,

Mbi shqiptarë prapë  një fushatë !...

 

Bashkë  me 10 automobila

Dhe me mjete të blinduara –

U vërsulën ata katila ,

Me mjete  t’  mobilizuara  !...

 

Në drejtim t’ fshatit Vojnik –

Serbët shkuan për të marrë hak  !

UÇK – ja  iu doli n’ pritë –

Aty  prapë i lau me gjak !

 

Në Vojnik , nga gjaku i derdhur –

Policët serbë  ikën pa prekur  !

U tërhoqën  pa u  vërejtur –

Lanë  për mbrapa  t’ vrarë  e t’ vdekur !...

 

Forcat serbe iknin si rrufeja –

Nga goditjet që u kishte dhënë UÇK-ja !

Pa mëshirshëm  qëllonin ,  shtinin –

Mbi  shqiptarë   kudo     shihnin !

 

  Llaushë të  Skenderajt ,

Qëlluan mu në derë të shkollës –

Na e vranë mësuesin Halit Gecin ,

Pa pikë faji , pa  pikë të njollës  !

 

  28 Nëntor

1997 – të ,

Me  nderime  madhështore ,

U  varros mësuesi i ngratë !

 

  ceremoni t’ varrimit ,

Të mësuesit tonë  shqiptar –

Morën pjesë  në shenj t’ nderimit ,

Dhjetëra e mijëra qytetarë !...

 

Erdhën nga Drenica e Peja ,

Anë e mbanë  Kosovës  mbarë –

Aty erdhi dhe  UÇK-ja ,

Që doli për herë të  parë !

 

Halit Gecit – mësuesit t’ shkollës ,

Që punoi me nxënës shqiptarë –

I qoftë lehtë dheu i Kosovës ,

Lavdi veprës si  pishtarë !

 

Lavdi veprës s’ Adem Jasharit –

Komandantit legjendarë ,

Që dha jetë për liri t’ shqiptarit –

Prehu  i qetë edhe krenarë !

 

Gjilan, më 28 Nëntor 2017 . Demir KRASNIQI



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora