E shtune, 05.10.2024, 10:29 PM (GMT+1)

Kulturë

Kalosh Çeliku: Përmbi Çukë në katund

E diele, 17.12.2017, 08:12 AM


PËRMBI ÇUKË NË KATUND

AJO COPËZ BRYME

 

NGA KALOSH ÇELIKU

 

(Realitet i pajetë)

 

Endem rrugëve i çmendur. Dhiareve

Tavernat, sot i bëj kokë më kokë.

Edhe ibrikët me raki rrushi nën Rrap

Dy shtamba me verë rrëzoj në shtrat.

 

Kohë kjo, kur dy parti politike shqiptare

Ende, nuk mund t’i shti në thes kanapi.

Edhe, atë: po ua preve kokën me sëpatë

Papritmas, Shtatë të tjera u dalin në qafë...

 

(Oh edhe aq e akullt jeta)

 

Oh, edhe aq e akullt jeta, në Shkup

Pse, Vdekja më duket kaq e ngrohtë?!

Imzot, mos m’u ngatërruan trutë

Jeta dhe Vdekja, sot  m’i çajnë drutë.

 

Dimër, e di: kam. Po, Jeta dhe Vdekja

Kurrë, nuk do të m’i çajnë drutë...

 

(Kam qenë dikur i humbur

dhe sot jam i lumtur)

 

Kam qenë dikur Poet i humbur

Dhe, jam sot ende i lumtur.

Mes këtyre pusive. Bërlloku

Që, ende jam gjall nën Rrap.

 

Vërtetë, luftë e madhe me penë

Ende gjallë të mbetesh në Shkup?!

 

Edhe, atë: Sot Poet me një varg...

 

(Përmbi Çukë ajo copëz bryme)

 

Dhe, përmbi Çukë ajo copëz bryme

Zbretë mbi varrin Tënd, mes fushe.

Mos u tremb Mike! Është jetë Vjeshte

E pret Dimrin e Madh. Vjen me qerre.

 

Mos u tremb! Hapja dritaren e varrit

Jam tek dera. Pusi i kam vënë acarit.

 

Dimrin e Madh, lidh nyje rrëzë mullarit...

 

(Nata kur i lëshon

ato ferexhezeza)

 

Nata, kur i lëshon ato ferexhezeza

Unë Poeti, strukem mes librave.

E pres një varg të më dalë nga pusia

Shkrep Lapsin, palojë mes poezive.

 

Edhe, kur Nata i leshon ato ferexhezeza

Unë Poeti rebel, ndez zjarre mes poezive...

 

(Hënoren pasmesnate

e grabitën xhindet)

 

Hënore, Unë mezi zbrita nga çatia

E, Ti përinatë, hipe majë oxhaku.

Imzot, si të rrëmbyen ato xhinde

Edhe, pasmesnate hudhën te pragu?!

 

Hënore, Unë sot u ika xhindeve

Përçudi, të grabitën Ty shtigjeve...

 

(Unë s’e vajtoj Zonjën Vdekje

pse më trokiti te dera)

 

Unë s’e vajtoj Zonjën Vdekje, më trokiti te dera

E, as Dimrin e Madh. Arratisur mes ullinjëve.

Unë e vajtoj Miken time Di. Që, erdhi me Vjeshtë

Dhe, iku me brymën si pranverë acari brigjeve.

 

Unë, nuk vajtoj sot të vdekur, as të gjallë

Malli më ka marr për një Kalë me shalë!...

 

(Rrëzohen mbi një varr

yjet rrëzë Çuke)

 

Unë jam larg me kilometra, në Qytetin e Qyqeve

Shtëpinë ku e ndërtove Ti për Ditën e Nesërme.

E jetoj me mace. Shkaku, se: më lodhën njerëzit

Dhe, shoh yjet si rrëzohen mbi një varr rrëzë Çuke.

 

Unë jam larg me kilometra në Qytetin e Qyqeve

Edhe, pritëm një ditë! I arratisur vij rrëzë Çuke...

 

(Natë e gjatë zbret në Qytet)

 

Natë e gjatë, sonte zbret në Qytet

E, Dielli larg.Vetëm yje në Qiell.

Lakuriqi turret nëpër Bit-Pazar

E kërkon çerdhen në ndonjë çati

Përçudi, nën Rrap ende lexohen poezi.

 

Lakuriqi përnatë na fluturon mbi Çarshi

Nata e gjatë kur zbret mbi Qytet.

E pret radhën nën Rrap të lexojë poezi...

 

(Nën një Hënë mistike

Unë shkruaj poezi)

 

Nën Hënë mistike Unë shkruaj poezi

Edhe. e kam shaluar vargun larg.

Mikja Di vjen me një Kalë të Zi

I them: Prit pak! Ende jam mbi çati.

 

Hëna mistike, vrik ikë pas malit

Unë zbres nga çatia e xhindeve.

Agimi ende pa zbritur në tokë

U përgjigjem: erdha mes poezive...



(Vota: 16 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora