E enjte, 13.06.2024, 11:15 AM (GMT+1)

Kulturë

Ymeri: Vlera lirike, nostalgjike, erotike dhe patriotike

E premte, 15.12.2017, 09:25 PM


Vlera lirike, nostalgjike, erotike dhe patriotike

(Sadulla Zendeli-Daja, Dëgjoni zemrën time, Botimet Toena, Tiranë 2017)

Nga Baki Ymeri (Bukuresht)

Poezia është një “përrallë” e harmonisë. Një përrallë nostalgjike me dallgë frymëzimesh e detra sentimentesh. Shpirti ynë është plot nostalgji për diçka më të lartë e më të ndritur (Goethe). Tre cilësitë më të rëndësishme të njeriut janë: Komunikimi, Zemërgjerësia dhe Guximi. I këtillë është Sadulla Zendeli Daja që lanson kushtrimin: Dëgjoni zemrën time! Shkrimet e poetit prekin të gjtha fushat e jetës, pa munguar edhe aspekti patriotik si vlerë e çmuar kombëtare, thekson Ramadan Luzha në një koment të tij. Duke shkruar për të kaluarën tonë, poeti lë gjurmë te gjeneratat e tashme dhe të ardhme, duke e përshkruar mënyrën se si ka jetuar populli ynë, dhe si ka luftuar që ne të gëzojmë lirinë.

Shkrimtari është një krijues monumentesh letrare e morale, të krijuar me shpirtin e dorën. Historia e poezisë nuk mësohet por përjetohet. Shkalla e parë e njohjes historike është aktualizimi i një përjetimi. Për autorin e kësaj vepre nuk shuhet as jeta, as dashuria, as frymëzimi. Daja këndon këngën e tij për jetën e saj. Kush është ajo? Muza e tij, e dashura e tij, zana e lëndinave të Sërmnovës. Ai ëndërron malet, bjeshkët, rrugët, luginat, lëndinat e shtigjet. Dhe e kujton dashurinë e saj: “Dhe shpirti për ty më digjet”.

Edhepse i ka mbushur 82 pranvera, shpirti i tij është ende i ri. Ai shkruan për shqetsimet e mërgimit, për botën e dashur, për vendlindjen dhe atdheun. Në libër nuk mungojnë as poezitë e dashurisë dhe as ato me tematikë patriotike. Në jetën e tij ekzistojnë burime të pakufsihme energjie, që nga natyra e njerëzit, deri te fenomenet normale e paranormale, që nga shpirti deri te fjalët që defilojnë në bibliotekën e sentimenteve tona. Poeti vjen nga largësia apo nga tanishmëria prezente dhe shkon në ardhmëri nëpërmjet gëzimeve e shqetsimeve dilematike të fiksuara nga historia. Që të mos mbetet i vetmuar, atë e lexojnë, e inkurajojnë, e ndjekin dhe mbështesin njerëzit që gjatë kësaj rruge t’u bëjë ballë rreziqeve, duke i dhënë impuls për të vajtur nga suksesi në sukses dhe nga drita në dritë.

Daja është prezent në destinet e atdheut dhe ai ndikon që jeta të përfitojë kuptim në hipostaza të ndryshme. Për çdo ditë, duke u ngjitur, ai afrohet pranë zhurritjeve të mëdha bashkëkohore, duke mbajtur shëmbëlltyrën e botës së ëndërruar përmes kohës së tij, duke qëndruar kështu në ballë të turmave, njësoj si dëshmorët e kombit. Pa poetë dhe pa heronj, historia duket e ftohtë. Autori ngjitet për çdo ditë në majat e larta të frymëzimit. Duke iu afruar zhurritejve të mëdha bashkëkohore, poeti mban përfytyrimin e një bote të ëndërruar, e një ardhmërie të lumtur, të një Shqipërie të bashkuar. Daja shkruan për zjarrin e dashurisë: “Bukurija jote më mahnit!”. Po qe se i shijon praktikisht bukuroshet e Tiranës sonë, të Gostivarit të tij, të Mallmos apo Kallmarit në Suedi, konstaton se ato të bëjnë poet dhe ta shtojnë vullnetin për jetë!

Në vargjet e këtij autori defilon psikologjia e lumturisë me energji dhe vitalitet. Përkujtimi i momenteve të bukura janë të pandashme nga jeta e tij. Zemërgjerësia dhe bamirësia. Zoti, atdheu, nderi dhe dinjiteti. Energjia pozitive dhe ekuilibri, janë disa nga elementet që e karakterizojnë këtë njeri të urtë. Libri i Dajës ka një lëndë lirike prej 160 faqesh, e strukturuar në dy pjesë. Pastaj pason pjesa e tretë me mbresa, kujtime dhe vlerësime për autorin. Kështusoj, libri përmbyllet me 279 faqe, me një pasthënie të Viron Konës me titullin “Pasqyrim i merit dhe veprës së Sadulla Zendeli-Dajës në Shqipëri dhe mërgatë”.  Autori e përshkruan Dajën si një engjëll me një pamje të ëmbël, ku shprehet dukshëm dashuria dhe respekti si për njeri të afërm të familjes, teksa në bisedat pa fund, del në pah shpirtbukuria dhe zermërbardhësia e e gostivarliut të Suedisë.

(Bukuresht, 8 Dhjetor 2017).



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora