E premte, 11.10.2024, 12:15 AM (GMT+1)

Kulturë

Kadri Tarelli: Tingujt e Adriatikut

E premte, 15.12.2017, 09:11 PM


Tingujt e Adriatikut. 2017

TINGUJT E ADRIATIKUT. FESTIVAL TALENTESH

Nga Kadri Tarelli

Pak ditë kanë kaluar nga festimi madhështor i 70-vjetorit të krijimit të Qendrës Kulturore të Fëmijëve të Durrësit dhe 20-vjetorit të Festivalit Folklorik Ndërkombëtar të Valleve dhe Lojërave për fëmijë, “Luajmë dhe Vallëzojmë”. Ishte një ngjarje e shënuar e mes tetorit, 2017. Festë e bukur dhe e mirëpritur në mjedisin qytetar të Durrësit, i cili në ato ditë të bukura të vjeshtës së dytë, u shndërrua në “Kryeqytet” të fëmijëve të Ballkanit.

Përsëri një ngjarje tjetër, pasoi të parën, mund të themi, një lajmë i ri, për jetën artistike në qytetin e Durrësit: QKF, më 02, të dhjetorit, 2017, në pallatin e kulturës “A. Moisiu”, organizoi Festivalin Muzikor “Tingujt e Adriatikut”, 2017, ku morën pjesë dhe konkuruan talente dhe fëmijë të dashuruar me këngën, nga Durrësi, Prishtina, Gostivari dhe nga Bullgaria. Nuk jam unë i pari që e them, por ky festival është “Fidanishtja” e zbulimit dhe nxitjes së talenteve në magjinë e këngës. Nuk ka rëndësi të tregohen të gjithë fëmijët e vegjël dikur, që fluturuan drejt suksesit dhe ëndrrave, mjafton të përmend baritonin Gëzim Myshketa, dikur fëmijë, si këta që kemi parasysh, i cili sot shkëlqen në skenat më të njohura të botës. Ai, në pamundësi të vinte vetë, dërgoi për festivalin, një përshëndetje malli e adhurimi, duke uruar të gjithë këngëtarët, që me guxim e shumë punë, ta ndjekin dhe ta ushqejnë talentin.

Salla ishte e mbushur plot e për plot, me fëmijë, prindër dhe të afërm familjarë, shokë, mësues dhe qytetarë durrsak, që e ndjekin jetën artistike të qytetit. Atmosfera e veprimtarive për fëmijë, kurdoherë është e zhurmshme, plot lëvizje, por e gëzueshme, e bukur dhe plot ngjyra fëminore, siç është vetë mosha e tyre e çiltër dhe hyjnore. Këtu nuk ka asgjë të re, për cilindo që punon me fëmijët, apo që e njeh sado pak botën e tyre plot energji, fantazi dhe ëndrra. Veç për ne të rriturit, që e kemi harruar fëmijërinë tonë, kur shikojmë të tilla veprimtari, mrekullohemi nga shpërthimi i energjive krijuese të këtij brezi, në kërkim dhe realizim të dëshirave dhe prirjeve për të ardhmen e tyre.

Festivali ishte menduar e realizuar bukur, me dekor të thjeshtë dhe të pa ngarkuar, duke i lënë më shumë vend magjisë së këngës. Të gjitha interpretimet u shoqëruan “live”, nga kori i fëmijëve me përgatitje, cilësisht për t’u përshëndetur. Ishte një gjetje dhe realizim shumë i bukur, që i shton më shumë vlerat artistike të këngës dhe festivalit në tërësi. Vetë pjesëmarrja e disa prej kompozitorëve me emër, firmave më të njohura në krijimtarinë muzikore për fëmijë, flet për vlerësimin serioz të kësaj veprimtarie, që mbushi plot 32 vjet, që shpaloset në skenën e artit durrsak.

Kompozimet, tekstet dhe orkestrimi ishin mjaft të mira, të ujdisura e të goditura për moshën. Po ashtu dhe interpretimi të mbërthente për t’i dëgjuar deri në fund, duke ndjerë kënaqësi dhe krenari, për këta artistë të vegjël, që premtojnë për të ardhmen, për t’u bërë të njohur, mbase edhe të famshëm. Duke i dëgjuar, kam përshtypjen, se juria e nderuar e përbërë, nga Naim Kërçuku, Vaso Papaj dhe këngëtarja Olta Juba, e pati shumë të vështirë, për të dalluar e gjetur më të mirën këngë, kompozim, orkestrim dhe tekst. Megjithëse duhet thënë, se pavarësisht nga çmimet, të gjithë fëmijët janë të fituar, pasi pjesëmarrja është hapi i parë dhe shkalla e parë, për t’u ngjitur në skena të tjera, në festivale të tjerë dhe në majën e suksesit.

Tabela

 

Nr.

 

Titulli i këngës

Muzika

Teksti

Orkestrimi

Këndoi

vlerësimi

1

Të bukurat stinë

Kujtim Turku

Irma Kurti

Kujtim Turku

Emmi Rushiti

I

2.

Tik-tak

Ylli Ramzoti

Dionis Bubani

Ylli Ramzoti

Dea Demiri

II

3

Vëllai im i vogël

Alban Dhamo

Erinda Agolli

Alban Dhamo

Rea Deliu

II

4

Konkurrim i fortë

Hajg Zaharjan

Foto Malo

Ylli Ramzoti

Viola Gjyzeli

III

5

Motra dhe artiste

Alfred Kaçinari

Mimoza Bici

Alfred Kaçinari

Kejsi Xheta.

Klora Sheqeri

III

6

Si Naimi

Agim Rrëza

Mimoza Tola

Agim Rrëza

Flavia Pjetri

III

7

Zoopark me lodra

Petrit Terkuçi

Demir Gjergji

Petrit Terkuçi

Kledens Jasini

 

8

Deti hëngri pas si shumë

Edmond Veizi

Shkëlqim Llalli

Edmond Veizi

Ester Çifti

 

9

Kec postieri

Aleksander Vezuli

Jani Duri

Aleksander Vezuli

Tetis Balla

 

10

Mësimi

Endri Dibra

Ervina Gero

Endi Dibra

Olivia Jaupaj

 

11

Gjithmonë këngë, jeta ime

Saimir Bahja

Margarita Bahja

Saimir Bahja

Margarita Bahja

 

12

Gostivari

Flokët, sytë i kam si shqiponja

Ylli Kalaja

Aulon Kalaja

Ylli kalaja

Lina Demiri

Mirënjohje, festivali

13

Prishtina

Bam-bam

Naim Krasniqi

Naim Krasniqi

Naim Krasniqi

Jona Zeneli

Honore-festivali. Performanca

14

Bullgari

Ela pri meng

Ivan Stoinev

Hristina Dimova

Miroslav Marinov

Karina Dimitrova

Mirënjohje, festivali


Pa hyrë në hollësi të tabelës, çmimin e parë e fitoi Emmi Rushiti, nxënëse e klasës së VI-të, në shkollën “Vinçenc Prendushi”, në Durrës, që sipas rregullit, e këndoi edhe një herë, “Të bukurat stinë”, që u duartrokit nxehtësisht nga pjesëmarrësit e shumtë. Emmi, si të gjithë fëmijët e kësaj moshe, ka plot dëshira dhe ëndrra përpara, sepse po kaq sa kënga, i pëlqen letërsia, (lexon shumë) dhe piktura, madje edhe shkencat. Ajo është pjesëmarrëse në olimpiadat e matematikës. Kjo artiste e vogël, është shumë kërkuese ndaj vetes, kështu që bashkon zërin me talentin dhe e arrin suksesin. Talenti është dhunti perëndie, thonë të diturit, ndërsa suksesi njeh vetëm punë, këmbëngulje, guxim e durim skllavi. Besoj se, të gjithë artistëve të vegjël, u duhet dhe u vlen porosia e të madhit Sami Frashëri, që thotë: “Çdo ditë e jetës tënde është një faqe e biografisë sate. Kujdesu ta shkruash sa më mirë”.

Avni Çuni, drejtor i QKF-së, përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit në këtë koncert festiv, fëmijët, prindërit dhe artdashësit e shumë durrsak, duke uruar suksese dhe vazhdimësi të pakufi, kësaj veprimtarie kaq të bukur në dobi të fëmijëve që e duan këngën. Ai falënderoi Bashkinë dhe DAR-in, që mbështetën këtë veprimtari, ku zbulohen e ndihmohen talentet. Njëkohësisht, në fjalën e tij, përgëzoi edhe bashkëpunëtorët, që nuk u kursyen në realizimin cilësor të festivalit, në veçanti drejtuesin e sektorit të artit e muzikës, z. Çlirim Kume, njëkohësisht koreografin Arjan Plaku, me grupin e valleve dhe baletit, që i dhanë aq gjallëri e bukuri, spektaklit muzikor. Një përshëndetje të veçantë pati për pjesëtarët e korit, nxënës nga shkollat “14 Nëntori” dhe “Luan Babameto”, në Durrës, që me një përgatitje të shkëlqyer, nga mësuesit Ernol Lalo dhe Olta Juba, shoqëruan denjësisht të gjitha këngët.

Drejtori, si njeri që nuk ka qejf të mburret, pa përmendur vështirësitë e shumta, që ka organizimi i veprimtarive të tilla, me pjesëmarrje kaq masive, shprehu kënaqësinë, që po vazhdon në udhën e bukur të traditës muzikore të kësaj qendre. Ai është i bindur, se të tilla veprimtari nxisin dëshirën e fëmijëve, për të gjetur vetveten, ku ata njohin aftësitë, bëjnë zgjedhjen e duhur dhe, gradualisht kultivojnë vullnetin për sukses. Çdo arritje e tyre në të ardhmen, ka në themel edhe një gur të rëndë, nga Qendra Kulturore e Fëmijëve, si institucion i specializuar, në edukimin jashtëshkollor të nxënësve, të shkollave 9-vjeçare.

Bashkë me kënaqësinë, të gjithë bashkohemi në një fjalë: Urime të gjithë pjesëmarrësve, suksese në krijimtari dhe interpretim të bukur! 

Kadri Tarelli

Durrës, më: 05. 12. 2017.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora