E marte, 15.10.2024, 06:58 AM (GMT+1)

Kulturë

Ilir Muharremi: E imja

E diele, 17.12.2017, 07:59 AM


Ilir Muharremi

 

E imja

 

Jam shumë i dështuar e dashur

Fitojnë ata që shkruajnë për  seksin me magarica

Filozofët treten

Mendimet e thella janë vetëm pluhur

Sa të dhimbshëm jemi

Satira është kurora

Filozofia asgjëja

Sokrati fshin lotët nga faqet

Se bota po përmbyset

Mona liza nuk buzëqeshë më

Van Goghu prapë na shikon

Modiliani  imitues i keq

Krejt mut jeta me filozofi

 

Unë shumë jam paranojak e dashur

Në tavolinë i vetëm

Me gotë verë me dhimbjen time

Sikur të ishe tash

E diela e ftohtë

Sikur gjaku yt

Lotët i fshehë dije sikur gjithnjë por ato dalin vetë

Dhimbjet e vjetra dalin vet

Unë do të pres çdo natë

 

Zhurmë bëjë e dashur zhurmë bëjë dije

Jam filozof mjeran i ulur në tavolinë me verë dhe dhimbjen

I dehur për buzët e tua

Eh sikur të ishe prapë këtë të diele të ftohtë

Të të puth

 

Jam fëmijë që beson në magji

Më bind e dashur

Zemrën ta jap

Me tregime do të fus në gjumë

Si dikur

 

E dashur ku je tash shi po bien

Duart e tua sonte me duhen

Nuk kam fuqi të të humb

Dashuria është atje ku je ti

Ku je mos je zhdukur

Si në vargjet e këngëve të vjetra

E dashur, ku je

Mos je në atë rrugicë ku shpesh kaloje?

 

Do të shkruaj shumë  sonte dhe do të pijë

Për një grua që zemra e donë

E kam obligim ta them sa i vetmuar jam dhe i lodhur

Ku janë sonte shikimet e saja

Unë i pres gjatë shumë gjatë

 

A e din që në mëngjes shumë herë më shfaqen sytë e tua

Zemra ime i donë unë as vet se kam ditë

Puthja e dëshmonte

Ku janë tash sytë e saj

As buzët e mija s’po i vërej më

Asgjë.....

Do të kalojnë dimra shumë

Vera e re prapë do të kthen

Do këndojmë bashkë butësi e imja.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora