Kulturë
Demir Krasniqi: Pensioni im
E diele, 24.12.2017, 12:00 PM
PENSIONI IM
Kur erdhi pleqëria –
Ma rriti tensionin !
Po m’ pyesin shoqëria –
A e more pensionin ?
Ma shtojnë presionin –
Mbi vuajtjet e mia !
Kur marr pensionin –
S’ mund ta çoj te shpija !
Kur marr pensionin –
Mezi e numëroj !
Mendoj misionin –
Kah do t’ a harxhoj ?!
M’ duhet ta marrë “Taksin “ –
Te shpija ta çoj !
Hallku le t’ pëlcasin –
Sa bukur jetoj ?!
Enti m’ çon lajmërimin –
Burrë , mos u banë përrallë !
Na e sjell vërtetimin –
T’ shohim a je gjallë ?!
75 Euro –
Nuk janë pare pak !
Borxhet deri n’ zero –
Unë , i lajë me hak !
E paguaj rrymën ,
Ujin dhe bërllokun ...
Malli ma zënë frymën –
Që t’ shkoj ta shoh shokun !...
Pleqëria ime ,
Qenka për medet –
S’ mund t’ shkoj për pushime ,
Kurrë ma në bregdet !
Në spital të shtrohem
Për operacion –
Nuk mund të shërohem
Me këtë pension !
Pyeta te Sefedini ,
N’ shitore t’ bëjë përpjekje –
Sa kushton qefini
Me e ble për një vdekje ?!
Foli me shumë nder – o ,
Mixha Sefedin –
Me 75 Euro ,
Nuk mund t’ blejsh qefin !
Haj , medet për mua ,
Haj , medet për ne !
Kur t’ bëjë jetë me ndërrua –
Qefin me çka me ble ?!...
Gjilan, më 14. 12. 2017. Demir KRASNIQI