Kulturë
Mustafë Rugova: Më falni që ju trazova
E premte, 22.12.2017, 09:20 AM
Mustafë Rugova
Me falni që ju trazova
E kam ba njet me ju thanë diçka në besë
Se fort ju kam per qefi e shumë per zemer
Keto ditë me një zanë mali qysh kem tuj keshë
Gja nuk la pa me thanë e iku shumë e trembun
Ma du' me dite se ç'ka i kam ba viranes
Se me ma dhane dikush një çifllek tokë
Kurrë të idhtit në zemer çu s'ia kam orëbardhës
Jam ba me i nxjerr syte per njat zot
Fort po mbaj shpresë se një ditë per diell
Them se ajo vjen e kenaqemi mos me'u da
Ku me ditë, ndoshta ishte moti i stines
Se k'shtu vaki kurrnjehere nuk më ka ba
Me falni qe ju trazova e e ndave kete hall me ju
Po çare nuk pata pa e shkarku këtë shpirtin tem
Mbetshi me shëndet e me t'mira prt këto festa
Besomni, me loçken e zemres time po ju them!
-Nga Hollanda, Dhjetor 2017-