Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Demir Krasniqi: Pensioni im

| E diele, 24.12.2017, 12:00 PM |


PENSIONI IM

 

Kur erdhi pleqëria –

Ma rriti tensionin !

Po m’ pyesin shoqëria –

A e more pensionin ?

 

Ma shtojnë presionin –

Mbi vuajtjet  e mia !

Kur  marr  pensionin –

S’ mund  ta  çoj te shpija !

 

Kur  marr pensionin –

Mezi  e numëroj !

Mendoj misionin –

Kah do t’ a   harxhoj ?!

 

M’ duhet ta  marrë “Taksin “ –

Te shpija ta çoj !

Hallku le t’ pëlcasin –

Sa bukur jetoj ?!

 

Enti m’ çon lajmërimin 

Burrë , mos u banë përrallë !

Na e sjell vërtetimin –

T’ shohim a je gjallë ?!

 

75 Euro –

Nuk janë pare pak !

Borxhet  deri n’ zero –

Unë , i lajë me hak !

 

E  paguaj  rrymën ,

Ujin  dhe  bërllokun ...

Malli ma zënë frymën –

Që t’ shkoj ta shoh  shokun !...

 

Pleqëria ime ,

Qenka  për medet –

S’ mund  t’ shkoj për pushime ,

Kurrë ma në bregdet !

 

Në spital të shtrohem

Për operacion –

Nuk mund të shërohem

Me këtë pension !

Pyeta te Sefedini ,

N’ shitore t’ bëjë përpjekje –

Sa kushton  qefini

Me e ble për një vdekje ?!

 

Foli  me shumë  nder – o ,

Mixha Sefedin –

Me 75 Euro ,

Nuk mund  t’ blejsh qefin !

 

Haj , medet për mua ,

Haj , medet për ne !

Kur t’ bëjë jetë me ndërrua –

Qefin me çka me ble ?!...

 

Gjilan, më 14. 12. 2017. Demir KRASNIQI