Kulturë
Vjollca Pasku: Një engjëll më erdhi pranë
E diele, 24.12.2017, 12:19 PM
Vjollca Tiku Pasku
NJË ENGJËLL MË ERDHI PRANË
Një engjëll qëndroi pranë dritares sime,
bardhësia e tij u shndërrua menjëherë në dritë,
Vetmia e qenies sime e pyeti?
'Përse në këtë botë ka kaq palumturi?...
sidomos në festa ndjen kapërthim në fyt'
Zëri i tij brenda qenies sime depërtoi,
sikur të lidhja dhimbjet e botës dhe trishtimin,
t'i dërgoja në torturën e ferrit,
do të lindte një shpresë e re për njerëzimin,
vuatja do të ishte koordinatë në pikat e harrimit.
Jeta është një kod i fshehtë që pret zgjidhje,
toka është provë, ku pak lënë medalje ari,
shpirti herë erë dhe herë thupër në gjoks,
duhet të përballosh edhe dallgën e dyzetë,
që të trokasësh në portën e artë të qiellit.
Sakaq bora reflektoi dashurinë e dritës,
engjëlli iku qiellit,më zhyti në mendime,
sa mollë mëkati u kafshuan nga Eva e Adamët.....
një botë e re duhet duhet të rilind në shpirtra sëmbari...
Uroj festa e Krishtlindjes tju bekojë suksese e gëzime!