Kulturë
Hilmi Saraçi: Dy luftetarë të shquar
E premte, 29.12.2017, 12:19 PM
Adem Voca dhe Ali Jonuzi:
Dy luftetarë të shquar për liri dhe pavarësi kombëtare
Nga Hilmi Saraçi
Adem Voca ka lindur me 1903 në Pasomë (Sumë) dhe ka vdekur me 1945. Ishte bir i plakut të menqur, Beqir Voca dhe vëlla i Sherif Vocës. Sherif Voca është i njohur si deputet në Parlamentin Mbretëror në Beograd. Shquhet fjalimi i tij në këtë parlament kur u kishte ngritur zërin dhe kishte kundërshtuar planin për shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi . Adem Voca bashk me Ahmet Selacin, Mulla Mustafë Fazliun-Barën, Ukshin Kovaqicën dhe të tjerë luftëtarë nga Shala e Bajgorës, nuk ishte pajtuar me sistemin komunist, kishte dalë në mal dhe kishte luftuar.Në vitin 1945 partizanët serbo çetnik e kishin rrethuar shtëpinë e Adem Vocës në Pasomë (Sumë), duke kërkuar që të dorëzohet. Ai (Ademi) nuk dorëzohet por lufton trimërisht me shokët luftëtarë duke vrarë 92 partizanë çetnikë .Në këtë luftë bie heroikisht në altarin e lirisë veti shtati.Tani në vendin ku pushon trupi i pajetë i Adem Vocës është ngritur lapidari në shënjë respekti dhe përkujtimi…
Ky fshat malor (Suma) shtrihet në pjesën jugore rreth 6 km. në veri të Vushtrrisë. Është i njohur edhe për rezistencë kundër armikut në krye me Ali Jonuzin gjatë vitit 1998-1999 . Ali Jonuzi ka qenë pjesëtar i demonstratave të vitit 1981 prej të cilave ka mbetur i plagosur dhe që prej këtij viti ka vepruar në ilegalitet. Në vitin 1982 ka qenë pjesë e grupit revolucionar për çlirimin dhe bashkimin kombëtar dhe është dënuar për pjesëmarrjen e tij. Në vitin 1997 është dënuar në mungesë me 15 vjet burg. Deri në mbarim të luftës ishte një komandant i UÇK-së. Ishte njëri ndër luftëtarët më të njohur për liri dhe pavarësi të Kosovës … (Fragment)