E diele, 09.06.2024, 04:32 AM (GMT+1)

Kulturë

Blerim Rrecaj: Skicëz e fluturimit të kohës

E enjte, 28.12.2017, 12:20 PM


SKICËZ E FLUTURIMIT TË KOHËS

Nga Blerim Rrecaj

Kur lodhemi me rrëmujën tokësore sytë i drejtojmë qiellit.  Dhe nëse prej dikah të vije pyetja: hë, mo çka ka t’re;  njëra nga përgjigjjet është: një raketë mbi re. Dikur kjo raketë lë vetëm gjurmën vijëbardhë e ai shkëmb reje mund të shprishet a të shtegtojë diku, nëse kemi durim  për ta zgjatur shikimin.E kur kthehemi relievit tokësor  diku do të dëgjojmë fjalinë: Valla  ç’po fluturon  koha, shumë shpejt a?! Valët e jetës do të na hedhin diku për ndonjë urim e diku për ndonjë ngushëllim. Ecim e hedhim valle hapash në jetën me kaq pak jetë. Kërkojmë e ndonjëherë gjejmë copëza gëzimi e frymëzimi për t’iu kundërvënë turbullirave mërzitëse të një vendi tranzicional që prodhon mllefe e mllefe, duke formuar një mozaik të përçudshëm dhimbjeje. Pjesë e rrugëtimit tonë bëhet edhe ndonjë artikull, ndonjë libër, ndonjë shfaqje në teatër, ndonjë ngarendje në muze,endja në galeri arti, a galeri miniere, e ndonjë shkrepje. Vizitojmë tregje të hapura e të mbyllura. E vetë jeta është tregu ynë i tregimeve!

Marrim ftesa e bëhemi pjesëmarrës të takimit ne anëtarët e gjeneratës sonë, pas një dekade e gjysmë. Dhe zgjohen ndjenja të përbëra nga kujtimet e nostalgjitë. S’mungojnë dhe pyetjet se ku jemi, çfarë bëjmë e si gjindemi. Pyesim edhe për ata që mungojnë. E natyrshme që të kërkohen dhe ndjesa për ndonjë teprim a marrëzi. Dikur shpërdahemi si retë, si fluturat, si zogjtë nën të reshurat e shiut e të borës që si dhurata bien nga lart duke paralajmëruar fundin e këtij takimi. Për të ecur pastaj secili udhës së vet.

Dhe rrjedha e jetës vazhdon. Mund të ndodhemi dhe në ndonjë mbledhje prindërish ku problemet e shumta  të shkollës si mungesa e hapësirës, papastërtia, pasiguria e kështu me radhë gati e shndrrojnë klasën në sallë kuvendi, fjalë po, zgjidhje jo. Edhe këtu një  “jo” që sjell zhgënjim e hutim.

Pas kësaj pason një ecje, më pas përfundojmë brenda një kafeneje të stolisur me drita xixëlluese për nder të festave të fundvitit. Edhe këtu s’kemi ç’bëjmë, e shtyjmë ndejën aq sa mundemi, pareshtur duke

çarë  dërrasa, pajada  duke qarë halle…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora