E shtune, 27.07.2024, 02:25 AM (GMT+1)

Kulturë

Hilmi Shyti: Vrap e vrap se humbi feja!

E diele, 31.12.2017, 12:17 PM


Hilmi Shyti

 

VRAP E VRAP SE HUMBI FEJA!

Në qytete e n’disa fshatra
Po ndërtojnë xhami të larta
Po ndërtojnë si kurrnjëherë
Si t'ish ngjallë ndoj pejngamer!

Me xhami që po ndërtojnë
Edhe Kairon do ta kalojmë
Hiç për këtë s’e rrudhin dorën
E n'shumë vende s'kanë filloren!

 

ORIGJINAL

Çdo origjinalitet
Ka ngjyrën e vetë
Bardhë, kuq e zi
Si gjurmë e bekuar

Që të shpie në jetë.

 

VASHA E LIQENIT

Një liqen i vendit tim,
Një bukuroshe e kishte,
Kur vasha dilte nga uji,
Porsi  Hana shëndriste!

 

PËR KUAJT NË TROJË

 

Për kuajt në trojë s'kam nevojë
Sepse sjellin ujqër në torishtë,
Mallko Zot atë farë të flliqtë,
Mallko tokë, racën e prishtë!

 

KALAJA E KRUJËS

Kala fortesë në atë kodër
Këtu Gjergji bëri konakë
E nga këtu u mbrohej Arbëria
N'luftë me turkun shpatë më shpatë

Kjo Kala, fusha, mali, shkëmbi
Gjergjit tonë i dhanë fuqi
Që t’i dalë zot Arbërisë
Me malësorët e lirisë

Kjo Kullë ngritur gurë mbi gurë
U ngritë lartë, për t'mbrojtë lirinë
Gjeneratë pas gjenerate
Je simbol për gjithë Shqiptarinë.

 

ATJE NDRYSHE

Atje Dielli ndryshe lindë
Edhe Hëna perëndon
Atje ndryshe vallzojnë yjet
Atje ndryshe ujtë buron

Atje ndryshe guri qëndron
Nuk ka focë që rrotullon
Si n'Tomorr e Qyqavicë
Si n’Butrint, Shalë e Drenicë

Atje ndryshë është deti Jon
Atje ndryshe vala gjëmon
Atje është si askund në botë
Atje është mallëngjim e lotë

Bottom of Form

 

VALO FLAMUR!

Valo Flamur valo
Në Atdheun tim legjendar
Valo-valo lartë në qielll
Valo në trollin shqiptar
Hapin mos e ndal...!

 

MËRGIMI

 

Lotët e nënave kurrë s’u ndalën
Duke pritur të bijtë në kthim
Rrugë që s'patën kurrë të ndalur
Larg nga trungu në trishtim.

 

Mbyllur konaqe e shtëpi
Rrugëve t'botës n’kërkim t'fatit
Lëni vëndin shumë të pasur
N'fate të huajve e t’lugatit!

 

GJURMË

Ngrituni shqipe fluturoni
Anembanë Atdheun vështroni
Çdo pëllëmbë toke t’Ilirisë
Jepni këngë të ardhmërisë.

Mëmëdheut t’lashtë

Më kocka e gurë
Në çdo shkrep vë një flamurë
Kuq e zi, më shqiponjë,
Thuani këtu është vendi jonë!

Nga Dodona, Emona e Dardanel,
Vendi ynë ka qenë përherë
Gjakë e kocka ngjit në gurë
Me këngë arbri  e flamurë.

Gjurmët pellazge të Ilirisë,
Të kaluarës dhe ardhmërisë.

 

KONTRADITË KOHE

Bota sillet rrotull,
çdo ditë që kalon
netët i lë prapa,
kah ditë e re shkon.

Disa kthehen mbrapa,
kah terri mistik
në vend të mbajnë hapin
të kohës me dritë.

Duke ecur mbrapshtë
kah mite e bestytni
atje thonë është jeta
parajsë dhe fantazi.

 

MIC SOKOLI

 

Është nis Mici nga Tropoja
Me kushtrim n'luftë për liri
Largë nga këtu o barbarë
Se ky vend është Arbëri!

Me ushtri në Kaçanik
Në mes malesh n’atë Grykë
Mici u ngrit dhe vetë si mali
Me gjoks topave ju del n'pritë.

Ndali topat, Anadoll
Ne jem këtu kreshta, ushtri
Që dhamë jetën, prapë ringjallemi
Se gjithë këtu do t’jetë Shypni!

 

SHOTË E AZEM GALICËS

Bashkë në front me Azem trimin
Për liri e dhatë betimin
Do luftojmë sa t`jemi gjallë
Me armiqtë ballë për ballë.

Do t’i dalim Mëmëdheut zot,
N’këtë rrugë bashkë më shokë
Që duan lirinë më shumë se jetën
Për mëmëdhe e shkrinë veten.

N´Kullë t´Azemit bëtë kuvend
Si t`çlirojmë të dashurin vend
U betuat me gjithë shokë
T´ndjekin serbin nga kjo tokë.

Ah oj tokë më lisa e gurë
N`dorë të shkaut s`të lamë kurrë
I ngjeshët armët me rrëthatorë
Të çlironi vendin Arbëror.

Se n´kët tokë jemi të parë
S´duam pushtues as mercenarë
Se n’këtë tokë jemi ne vetë
Do ta mbrojmë edhe me jetë!

 

RREZE DIELLI E PAVARËSISË
(Kushtuar Hasan Prishtinës)

Si qiriu e dogje veten
Për lirinë e të vërtetën
Për lirinë e shkrimin shqip
Që mohohej e pa dritë.

Ish Yll i lirisë
I gjuhës besës e pavarësisë
Gjithë çka pate i dhe Shqipërisë
Për dritën e ardhmërisë.

Ky burrë dheu i Atdheut tonë
Thirri popullin dhe i tregoi:
Duhet ngritur t’gjithë në këmbë
Të punojmë për vendin mëmë.

Të ngrisim shkollat e shkronjat tona
Atdheut tonë shqip t’i këndojmë
I ngritëm tjerët e vetë në terr
Duhet ndalur gjith këtë tmerr.

T`marrim penën edhe hutën
Vendit tonë t’i hjekim futën
Mjaft o popull n’mëshirë të huaj
Se kjo rrugë na shtyn të vuajmë.

S´bëhet vendi me fjalë e urata
Po me pushkë, kazma e lopata
Se kështu thotë një fjalë e jonë
Se kështu Atdheun e çlirojmë.

Rrokni o djem armët në dorë
Se kjo rrugë na bën kurorë
Na sjell dritë e përparim
Ngrit madhështin e Mëmëdheut tim.

Do thejmë prangat, jo robëri
Gjaku i shqipeve kërkon liri
Për këtë Tokë të bekuar
Gjith rreth saj të bashkuar.

Kur jemi bashkë s’kthehemi kurrë
T´shkojmë përpara me flamur
Në çdo shkrep të Mëmëdheut
Të Teutës e t’Skënderbeut.

Dhe lirinë kur ta fitojmë
Mëmëdheut emrin ia lartësojmë
Fushave, detit e malit Tomorrit
Rrënjëve të lashta të Arbërorit.

 

ISHE BURRË I GJITHË SHQIPËRISË
(Me rastin e rënies së Shaban Polluzhës)

Ishe trim, burrë i Shqipërisë
n'luftë të drejtë të pavarsisë
Ti e pate veç një qëllim
n'luftë përpara, deri në çlirim

Ishe trim me fjalë pakë
në luftë të drejtë si bajrak
shpirtë të pastër sikur loti
me moral ideal si do Zoti.

Ishe trim me largpamësi
n´luftë heroike për pavarësi
tmerr në luftë për armik
të pabesëvë, e munafik.

Pabesitë mirë i lexove
më luftë t'rreptë i refuzove
gjithë çëtnikët e Serbisë
çanaklëpirësit e partisë
e tradhtarve të Shqipërisë.

Në Kuvend thirre ushtrinë
t’mbrojmë Atdheun e Shqipnisë
nga t’pabesët çetnik t'partisë
ugurëzezat e Arbërisë....

Luftën s'e ndale deri në flijim
në luftëra të rrebta për çlirim
me ushtrinë Tënde legjendare
për Mëmëdhe, troje kombëtare.

Në zemër t’popullit ke mbet o trim
se për popull e për shpëtim
ishe shpatë kundër pabesisë
ishe yllë i bekuar i vegjëlisë.

Gjithë popullin e pate ushtri
që luftoj atë terr të zi
ngritët zërin, pushkë e top
që Mëmëdheut t’i dilni zot.

 

LULES SË LIRISË
(Kushtuar dëshmores Fatime Hetemi)

Kur Mëmëdheun terri mbulonte
e theve terrin si meteor
n'male t’Shalës e t'Bisticës
u nise n'luftë me armë në dorë.

U nise n'varg me UÇK-në
në marsh përpara për liri
për lirinë e Mëmëdhëut
si shqiponjë e Skënderbeut.

 

I dhe jetën Atdheut të dashur
me këngë n'front e krenari
sikur lule e trojeve tona
n’Shalë t'Bajgorës e n’Shqipëri.

Gjaku i dhënë për këtë liri
do të mbetet testament
në kujtesën e përjetshme
për lirinë që do shkëlqejë.

 

THNEGLA DHE MINI
(Popullore)


Thnegla edhe mini
Na ishin bërë shokë
Çdo gjë ndajshin bashkë
Kështu kalonin tokë

Thnegla ishte punëtore
Arën mbjëllë me grurë
Miut s'ia donte punën
Në arë s'dilte kurrë

Thnegla gjithë punonte
Hambarin e kishte plotë
Dimrin e priste qetë
Me bukë për një motë

Kurë mini mbët pa bukë
Të thnëgla morri drithë
Kishtë uri në dimër
Dhë kishtë të dridhë

Me borxhe kaloi dimrin
Vera tjetër mbërrini
Thnegla korkoi borxhin
E përzuri mini...

 

SOCIALIZMI

(100 vjetori i Revolucionit të Tetorit)

Lindi me sakrifica
Vegjëlija kërkoi
Por jo si tha Marksi
Në praktikë dështoi

Idenë e kishte të mirë
E gjithçka dijalektikë
S'lindi ku ishin kushtet
Por atje ku nuk u pritë.

Pritje në perëndim
Të lindë kjo doktrinë
Ku po rritëet kapitali
I forcave n'prodhim.

Jo kështu nuk ndodhi
Ngadhnjeu në feudalizëm
I kalojmë ca shkallë
E drejta në socializëm.

Me shpejtësi teorike
Drejtë nga komunizmi
Të pa kaluarën farë
Të imperializmi...

 

BLLOQET

(Satirike)

 

Dyzet vjet dy blloqe
Bëjnë gara mes veti
Blloku i kuq u zbeh
Hapu n'vrapë i ngeci

Në garë për armatim
E vuajtje nga uria
Në udhëtim së bashku
Nuk ecin të dyja

Njerëzit nuk ushqehen
Me tanksa e topa
Rrugë pa krahasime
E tillë është sot bota

 

TRIMAVE TË NGËRÇUAR
(Satirike)

Si t'ngërçuar trimat janë mbledhë,
Dikush dredhë, e dikush çdredhë.
Trashë e hollë, punët me i tjerrë
Janë futë në gërrç e s’po gjejnë derë
Fijet lëmshit shumë ia kanë pshtjellë
Plotë fjalë të buta, të mira e të shtira
Për pushtet kanë shumë dëshira

Pavarsisht trendi nga po shkon
Kanë ngelë ngërrqat në stacion,
Nukë po dijnë treni nga shkon,
S’ka rëndësi, herët a vonë
Vëç t'fitojë Bajaraku jonë
Për pushtet gjaku iu vlon
Ngërrq vazhdon e vazhdon!
Në vend zhvillimin sakaton
Zhgënjen popullin e varfëronë.

 

MOTIV VJESHTE

Ngjyra të arta vesh natyra
Kostum t'bukur më shumë ngjyra
Fletë nga drunjtë fluturojnë
Kur frynë era i trazonë

Vjelim rrushin, moll’e dardhë
Bëjmë turshi e verë të bardhë
Fundi i vjeshtës shumë s'vonon
Bryma dimrin paralajmëron

Drunjtë ndërrojnë gjethet
Me gjethe të reja
Bëhen dasma e martesa
Për vit tjetër plot me shpresa.

 

ËNDRRA E BUKUR

E zë gjumi me libra bashkë
Ëndërron ngjarjet e lexuara
Përralla të bukura e tregime
Lojrat n'kopsht, të paharruara.

Ëndërron kopshtin
Me lule shumë
Këngët e zogjve
E gurrën n'lumë
Ëndërron vrapin
Bashkë me flutra
Në kopshte me lule
E pemët me fruta.

Në mëngjes rrezja e diellit
Nga dritarja ajo më thërret
Pastro fytyrën në mëngjes
Loja e libri po na pret...

 

DO TË NGRITEM

(Për fëmijë)

 

Do të ngritem në atë kodër,
Ku atje Hëna pushonë,
Do ta prekë Hënën me dorë,
Atje ku yjet vallëzojnë.

Do ta ftojë Hënën me yje
Për vizitë në kopshtin tim
Mbrëmjen tjetër sa t'bie terri
Të jem bashkë e plot ndriçim.

Bahkë me shokë e me shoqe
Do të lozim deri vonë
Rreth me yje e Hënën n’mes
Do të lozim e vallëzojmë.

Do të lozim deri n'mëngjes
Ku pas kodre Dielli buzëqesh
Do të bëhem tog në kopsht
Se n'bashkim kemi forcë e shpresë.

 

PLISI I BARDHË

(Për fëmijë)

 

I bardhë, plisi i stërgjyshit
Në kokën e këtij malsori
Si kupë me dëborë
Në maje Tomorri.

I lashtë është plisi i bardhë
Sa vetë këto troje
Sa vetë ky poull
I tokav arbërore.

Kurrë i pa nënshtruar
Brezë pasë brzi n'ballë
Ky simbol lashtësie
Ky simbol krenarë.
Top of Form

LAVËRTARI

 

Shumë i lidhur është me tokën
me shtëpi e djepa plote
lavron aren duke kënduar
e mjellë aren për një mot.

E donë tokën sikur jeten
egzistecë i siguron
e në vjeshtë e hamari plotë
se gjithë veren e punon

Mbaju n'toke e rrëzovë për tokë
ç'doher të parët a kanë thën
n'fusha, male e gurë t'ksajë toke
këtu është rrënjë e t'parve tanë

Bukë e besë e kësaj toke
Na ka mbajtur emrin gjallë
buka sajë me kore të trasha
uji n'burime që rrjedhë vërdallë.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora