E shtune, 27.07.2024, 02:22 AM (GMT+1)

Kulturë

Tahir Bezhani: Deklamimi që përloti të pranishmit

E diele, 06.11.2016, 09:06 AM


DEKLAMIMI QË PËRLOTI TË PRANISHMIT

Nga Tahir Bezhani

Me 29.tetor, 2016 ne  Junik, u mbajt edicioni i tretë me radhe, ”Dita e Plisit, ” në kuadër  të Ditëve të  Trashëgimisë Kulturore,  në Kullën e Vehbi Ukë Isufaj,  Qendra Rajonale e Turizmit të Junikut. Ky manifestin tërhoqi një masë të madhe intelektual të profileve të ndryshme, letrarë e akademik nga të gjitha trevat shqiptare, më ç’rast u dhanë kumtesa për historinë dhe rëndësinë e Plisit,  simboli më i vjetër i kombit shqiptarë.

Pikat programore ishin të organizuara për mrekulli, kështu që e gjithë masa e tubuar,  ne Junik,  e kaluan bukur për disa orë,  u ndien të lumtur me një organizim shumë dinjitoz nën modelimin  karakteristik të aktorit e krijuesit të mirënjohur, z. Ismet  Krasniqi-Lala.

MADHËSHTIA AKTORIALE E NJE VAJZE TE RE

Ajo që la përshtypje të pa harruar,  për një kohë të gjatë,  ishte recitali për “Plisin, ”nga teksti i aktorit e poetit  të njohur, jo vetëm në Kosovë, Çun Lajçi,  nga aktorja më e re  në këtë manifestim, nxënësja e gjimnazit “Luigj Gurakuqi” nga Klina, z. Venera Bojaj.  Ajo me  elegancën e saj aktoriale,  jo vetëm se i mahniti të pranishmit, por i”detyroj”t’u shkojnë lot.

Venera Bojaj,  një filiz i ri,  nxënëse e një shkolle të mesme në Klinë,  meriton jo vetëm respektin,  por edhe  përkrahje nga ata që janë të autorizuar që të nxisin(nxjerrin) talent të ri në këto hapësira. Ajo tani po bënë hapat e parë të karrierës në shumë fusha të jetës kulturore, andaj një kujdes për talentin e saj do ishte i mirëseardhur, ndoshta jetik për karrierën e saj të saponisur.

Venera Boja, jo vetëm në këtë edicion të tretë për festen e Plisit, por ajo ishte deklamuese  edhe në edicionin e dytë që u mbajt në Dobërdol të Komunës së Klinës, vitin e kaluar.

Pos pëformancës së shkëlqyer në deklamim, ajo është anëtare  e trupës së teatrit “Osman R.Gashi” në Klinë, e cila,  këto ditë luajti premierën në komedinë “Keqkuptimi”, me tekst të  Vlora Gashit dhe regji të Alban Gashit,  me të cilin rast,  talenti i saj ra në sy të publikut dhe u mirëprit me duartrokitje frenetike për rolin e luajtur mrekullueshëm.

Shpresojmë  se përkrahja nuk do i mungoi kësaj talente, ashtu që një filiz i ri si Venera, uroj të jetë një yll në skenat tona e jo vetëm.

Pjesëmarrje e të gjitha moshave, por edhe  gjinisë femërore ne këtë manifestim



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora