E shtune, 27.07.2024, 02:49 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Skerdilajd Bardhyl Llagami

E enjte, 03.11.2016, 09:33 PM


Demir Krasniqi

 

Skerdilajd Bardhyl Llagami

 

(31. 10. 1969 – 29.06. 2001)

 

Krenohet  Shqipëria , krenohet  Tirana –

Që ka rritë shumë trima  me zemër luana !

Shqipërisë , ndër shumë trima që ia rriten namin –

E kujtojmë heroin Skerdilajd Llagamin !

 

Skerdilajd Llagami , trim e luftëtar ,

Ishte  sypatrembur , gjithmonë vullnetar !

Hero i tri luftërave për çlirim  kombëtar –

N’ alenë e dëshmorëve të  kombit Shqiptar !

 

Koha na ka mësuar të jetojmë me bindje –

Dëshmorët e kombit kanë vetëm ditëlindje !

Ata rrojnë ndër shekuj , si bjeshkët me gurë ,

Ata janë t’ përjetshëm dhe nuk vdesin kurrë !

 

Ata që në luftëra bien heroikisht –

Nuk do  t’ vdesin kurrë, por jetojnë përjetësisht !

Kjo është vërtetua n’ faqe t’ historisë –

Që nga kohët e largëta , n’ shekujt e lashtësisë !

 

Skerdilajd Llagami , bir nëne shqiptare –

Luftëtar i tri luftërave çlirimtare !

Vullnetar n’ Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ,

T’ Preshevës , t’ Medvegjës dhe të Bujanocës ...

 

N’ luftën  e tretë ishte me forcë vendimtare –

Pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare !

Emri i luftëtarit Skerdilajd Llagami –

Simbol rezistence , luftëtar nga nami !

 

Ishte shëmbëlltyrë i atdhedashurisë ,

Luftëtar i devotshëm për fitore t’ lirisë !

Ai , nuk dinte kurrë t’ lodhej, as t’ mërzitej ,

N’ luftërat për çlirim s’ frikësohej , as s’ jepej !

 

Duke mos e lëshuar  pushkën  kurrë prej dorës –

Heroikisht  ra n’ luftë në Bogovinë  t’ Tetovës !

Aty u përjetësua ëndrra shekullore –

N’ truallin  arbëror    Shqipërisë Lindore !

 

Skerdilajd Llagami me veprat madhore –

N’ piedestal dëshmorësh do t’ kujtohet prore !

Do t’ jetojë në bronz , në lapidar e n’ gurë –

N’ historinë shqiptare nuk harrohet kurrë !

 

Gjaku i tij n’ atdhe , u bë Diell e Hënë –

Që lëshon rreze drite , mbi Shqipërinë Nënë !

Emri i tij simbol i vetëdijes kombëtare ,

Vepra e tij –  lapidar në zemrat shqiptare !

 

Skerdilajd Llagami , do t’ jetë i pavdekshëm ,

Kujtimi i jetës n’ vepra i përjetshëm !

Lavdi veprës madhore të dëshmorit të shenjtë ,

Rroftë Nënë Shqipëria – Atdheu ynë i shtrenjtë !



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora