Kulturë
Xheladin Gjonaj: Kund s‘na la ai turku i zi
E enjte, 03.11.2016, 09:17 PM
Kund s‘na la ai turku i zi
-Kushtuar disa bijve të fisit Krasniqe të Tropojës-
Nga Xheladin Gjonaj, mesues veteran, Geghysen, Tropojë
Moj Krasniqe po ta kendojn kangen,
Kush s‘te do „ja bafsha gjamen“,
Burrat tu shpernda në botë,
Në Amerike e në Europë
Per cdo fis nga nje bajrak,
Kjo krasniqja dy i pat hak,
Nje ne Fang ne Malesi te Gjakoves,
Nje n‘Vranoc, n‘zemer te Kosoves.
Te paret tane shume jane largue,
Me gjete vend per me jetue.
Mehmet Deda nje djale i ri
Geghyseni-vendlindja e tij
pate marre shoke edhe vllazni,
ne Vranoc ka ndale me shpi.
Kund s‘na la ai turku i zi,
Marrë ja paten vllaun ne ushtri,
U bane tri vjet pa u pa me sy
Ne Vranoc na shkoi haberi:
Se në Shkup kish ardh asqeri!
Sipas fjaleve qe i kane thane,
Ne at ushtri e kish pas vllane.
Mehmet Deda nje djale azgan,
Ate gjog te bardhe gati po e ban.
Me te shpejte niset me shkue
Po don vllaun me e takue
Atje ne Shkup kur ka mrri,
Ka taku vllaun e tij
Ne mes taborren me ushtare,
Ka taku shum shqiptare.
Ata lajmin ja kane dhane,
“Harambashi ish cue ne kame”
Pashes duel I kish kerkue:
Trim kush asht qe mdel mue?
Ne hall ka ra pasha I Turqise,
Me Harambashin e Greqise
Po I ban thirrje gjith ushtrise
Ku me gjete ndonje trim te rralle,
“Harambashit” me I dale perballe.
Disa trima ishin prarue
Kush harambashin se kish rrezue.
Mehmet Deda ne kam asht cue,
Kete mejdan lemani mue.
Ta dine mire prijesi iGreqise,
Cka i ban trimi prej Shqipnise,
Vllau me shoke afer po I shkojne
Me hjeke dore prej tij kerkojne
Kur mer vesh pasha I Turqise
Te Mehmeti fill ish nis
E ka cue ne shtab te ushtrise
Me stervit shpejt ja ka nise
Mbas pak kohesh erdh sahati
Me dal ne mjdan me harambashin
Drejt Memetit pushke ka qite
Plumbi trimin se ka godite.
Qet Mehmeti po u vonue,
Harambashin ne toke e ka rrzue
Ka shkue shpejt,I kercej perbri
Me shpate kryet ja pret atij
Gjithe ushtrria ka festue,
Mehmet Deda ka fitue.
Boll shume pasha I ka premtue:
Bajrak Vranocit i pat cue.
Ne ate Vranoc, ne at vend tbekuem,
Bajraktaret kane drejtue,
Kjo Krasniqja ish kane me fat,
Dy Bajraqe gjithmone e pat.
E kurrkush s’jau pat dhurue,
Me trimni I paten fitue.
Qindra vjet kane kalue,
Kurre Krasniqja s’ka harrue,
Bijte e vet me I kujtue:
Haxhi Zeken,Binak Aline
Bajram Currin e Man Avdinë
Mic Skolin e Shpend Balinë
Tahir Malen e Col Delinë
Veli Nimanin edhe Aline
Sali Manin,Bajram Tahirin
Azem Hoxhen,Rustem Avdylin
Burrë dai Sylejman Zeqirin
Vella Mushiun me Abedinin
Ata kane lane nje amanet:
“Mos me lane Krasniqen shkretë”!
Ky Harryu mirë po shkrue,
Te paret e vet i ka nderue.
Moj Krasniqe po ta kendoj kangen:
Kush s’të do ja bofsha gjamen!
Xheladin Gjonaj
(Geghysen, Tropojë, Albania)
-Per ZemraShqiptare, Nëntor 2016-